Evropa i zhduk/ Veliaj sjell skuterë elektrikë si risi pas pilafit
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, prej disa ditësh po...
Drejtuesi i Departamentit të Infrastrukturës në PD, Besnik Dervishi, ka bërë një thirrje për qytetarët, në lidhje me protestën e 11 korrikut.
Dervishi tha se kjo protestë është edhe platforma e qytetarëve për të ngritur zërin, ballafaqimi i tyre publik me kryeministrin Edi Rama për premtimet e pambajtura dhe dështimet në qeverisje.
Ai numëroi premtimet e pambajtura dhe abuzimet e qeverisë, teksa ftoi qytetarët të shkojnë në protestë.
Deklarata e plotë:
Opozita ka thirrur protestë kombëtare më 11 korrik, kundër padrejtësive, nëpërkëmbjeve, vjedhjeve dhe arrogancës së pushtetit të Rilindjes.
Kjo protestë është edhe platforma e qytetarëve për të ngritur zërin, ballafaqimi i tyre publik me Edi Ramën për premtimet e pambajtura dhe dështimet në qeverisje.
Ka shumë të tilla, sidomos në infrastrukturë dhe zhvillimin urban. Më poshtë po rendisim vetëm disa prej tyre:
-Mospërfundimi i rrugëve te premtuara për te disatën here, me afate përfundimi, 2019, 2020, 2021, 2022, deri 2023, si; Unaza e Tiranes, Rruga Qukës-Qafe-Plloçë, Rruga e Arbrit.
-Mospërfundimi i hekurudhës Durrës-Tirane, i filluar qe prej 8 vitesh (procesi i tenderimit ka zgjatur 5 vite), premtuar disa here për tu përfunduar dhe se fundmi i premtuar per vitin 2023.
-Mbyllja e aeroportit te Kukësit, i premtuar për fluturime ndërkombëtare dhe që do të punësonte banoret e Kukësit.
-Si pasojë e PPP korruptive për zhvendosjen e Portit te Durrësit, rrezikojmë te ngelemi pa port mallrash.
-Mos furnizimi me ujë te pijshëm 24 ore, i premtuar disa here ne çdo fushate elektorale, qe nga 2013.
-Ne fushën e telekomunikacionit, ne 2013 PD e la tregun e telefonisë mobile me 4 operatore, sot është katandisur me 2 operatore duke monopolizuar këtë treg dhe duke sjelle si rezultat te mungesës se konkurrence, rritje te tarifave dhe dëmtim të konsumatorëve.
-Shqipëria urbane nën pushtimin rilindas u kthye në Republikën e Fasadave. 2.5 miliard euro të shqiptarëve u shpërdoruan në lyerje fasadash ballore të ndërtesave në qendrat e qyteteve.
-Rama e degjeneroi postin e Kryeministrit në Kryebashkiakun e Republikës. Ai prej 12 vjetësh ka anashkaluar të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e Kryeministrit dhe po qeveris Shqipërinë së bashku me 81 drejtorët e tij lokal (kryebashkiakët) dhe drejtorët qendror (ministrat), i fokusuar në çështjet urbane të qyteteve të vendit. Produkti i kësaj qasje është pushkatimi përfundimtar i Nivelit Lokal të Qeverisjes, Demokracisë dhe Autonomisë Lokale.
-Rama e konvertoi veten në Kryearkitektin e Republikës. Shqipëria është i vetmi vend në botë ku Kryeministri jep lejet e ndërtimit. Si krijues i Mafies së Ndërtimit në vitet 2000 në Tiranë, Rama prej 12 vitesh shfrytëzon postin e Kryeministrit për të furnizuar klientelën e tij me leje ndërtimi edhe nga posti i Kryeministrit.
-Rama dhe Veliaj e kthyen ndërtimtarinë në sektorin e parë ekonomik të vendit. Pas mbi 1000 kullave dhe pallateve të ndërtuara në kohën kur Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës, 10 milion metër katror ndërtimet e 8 viteve të fundit e kanë shkatërruar përfundimisht mundësinë që Tirana të jetë një qytet i jetueshëm.
Kush e gjen veten në këtë realitet të bashkohet me protestën e opozitës të enjten ora 20.00. Kjo është një betejë jo për pushtet, por për kthimin e vendit në normalitet. Vetëm të bashkuar në betejë ia dalim që të ndalojmë shpopullimin e Shqipërisë dhe shpëtimin e saj./ CNA
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, prej disa ditësh po...
Në fjalën e mbajtur për qytetarët në rrugën “Mustafa M...
Ermal Yzeiraj, avokati mbrojtës i ish-ministrit Ilir B...
Mes hetimeve, ndjekeve penale, masave për arrest shtëpie a...
Gazetari dhe publicisti, Ben Andoni e sheh zgjedhjen e Lul...
Për të shtuar sigurinë dhe parandaluar ngjarje me pasoja n...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është mburrur...
Federata e Partive Opozitare ka reaguar për shkarkimin...
Partia Demokratike ka reaguar për sherrin tek Fakultet...
Këtë të shtunë, nën moton, “Të bashkuar në betejë,” Sekret...
Këtë të shtunë, drejtuesi politik i Qarkut të Fierit p...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso, ka rea...
Anëtari i Kryesisë në PD-së, Grigels Muçollari denoncoi ng...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësi...
Drejtuesi politik për Tiranën në PD, Belind Këlliçi gj...
Kreu i PD, Sali Berisha, në fjalimin e tij, në tubimin...
Në Shqipëri, Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan C...
Presidenca ka reaguar pasditen e së premtes për mediat...
Vendimi për shkarkimin e Fredis Beleris nga posti i kr...
Tre janë emrat që po përfliten në kampin opozitar të c...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...