Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...

Federata e Partive Opozitare ka reaguar për shkarkimin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës dhe për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Federata e Partive Opozitare pretendon se KQZ dhe presidenti Bajram Begaj kanë kërcënuar rendin kushtetues.
Sipas saj qeveria ka dalë mbi ligjin, dhe për këtë arsye duhet ndëshkuar
Deklarata Federatës së Partive Opozitare:
Partia në pushtet i dha fund dje çdo iluzoni se Kushtetuta e Shqipërisë është dokumenti themeltar i shtetit.
Kryeministri Rama, pasi e mori peng, nëpërmjet një procesi të stisur dhe antiligjor 14 muaj më parë, pasi e parakaloi nëpër salla gjyqesh, dje, në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, i hoqi mandatin kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, dhe shpalli zgjedhjet për zëvendësimin e tij.
Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve, në një seancë të mbledhur me urgjencë, e shkarkoi Belerin. Kjo i hapi rrugë Presidentit të Republikës, me të njëjtën urgjencë, të dekretonte zgjedhjet në Himarë më 4 gusht.
Edi Rama është tashmë i papenguar në planin e tij që kryetari i Himarës të emërohet, jo të zgjidhet.
Vetëm një i emëruar i tij i lë dorë të lirë për t’i shtrirë “investitorët strategjikë” të qeverisë edhe në bregdetin ende të papushtuar të Himarës.
Shpejtësia me të cilën lëvizën, nën komandë, institucionet e Republikës vetëm sa dëshmon atë që partitë e opozitës theksojnë prej kohësh. Në Shqipëri nuk ka ndarje apo balancë pushtetesh, por vetëm mbipushtet të Edi Ramës.
Fredi Beleri u parakalua edhe njëherë dje, nga burgu në KQZ, për t’i hequr mandatin, edhe pse prej 13 muajsh ai kërkonte leje që ta merrte po atë mandate, që ia kishin dhënë qytetarët e Himarës.
Ligji nuk e lejonte ta merrte, por ta linte po, thonë juristët antiligjorë të Edi Ramës.
Pengmarrja e Fredi Belerit është sot e dyfishtë: si i zgjedhur i qytetarëve të Himarës dhe të qytetarëve të BE, të cilët i dhanë ati statusin e eurodeputetit.
Vendimet e djeshme zinxhir janë shkelje ligjore dhe precedent i rrezikshëm legal dhe politik.
Vendimi i Komisionerit nuk është as i ekzekutueshëm. Neni 133 i ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative” parashikon që efektet e aktit administrativ pezullohen deri në shqyrtimin e ankimit.
Dekreti i Presidentit Begaj është gjithashtu i pambështetur në ligj. Sipas nenit 10/3 të Kodit Zgjedhor Presidenti shpall zgjedhjet e parakohshme pasi ka kaluar afati i ankimit të subjektit të shkarkuar. As shansin e ankimimit, pasi i hoqën atë të betimit dhe lirinë, nuk ia dhanë kryebashkiakut dhe eurodeputetit Beleri.
Federata e Partive Opozitare e konsideron të kërcënuar rendin kushtetues me akte të tilla.
Ne u bëjmë thirrje institucioneve që të ruajnë, jo vetëm ligjin dhe Kushtetutën por edhe reputacionin e tyre.
Kjo dalje e qeverisë mbi ligjin, dhe shumë të tjera të tilla, duhet ndëshkuar.
Federata e partive opozitare ju bën thirrje mbështetësve dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë të bëhen bashkë në protestën e 11 korrikut ora 20.00./ CNA
Partia Demokratike ka reaguar për sherrin tek Fakultet...
Këtë të shtunë, nën moton, “Të bashkuar në betejë,” Sekret...
Këtë të shtunë, drejtuesi politik i Qarkut të Fierit p...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso, ka rea...
Anëtari i Kryesisë në PD-së, Grigels Muçollari denoncoi ng...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësi...
Drejtuesi politik për Tiranën në PD, Belind Këlliçi gj...
Kreu i PD, Sali Berisha, në fjalimin e tij, në tubimin...
Në Shqipëri, Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan C...
Presidenca ka reaguar pasditen e së premtes për mediat...
Vendimi për shkarkimin e Fredis Beleris nga posti i kr...
Tre janë emrat që po përfliten në kampin opozitar të c...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë me publik...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka r...
Presidenti I Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar zgj...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje m...
Sekretari i Përgjithshëm në Kryeministri, Engjell Agaç...
Protesta e sotme para Bashkisë së Tiranës, ku qytetarë...
Fredi Belerit, kreu i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, ...
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, në mbledhjen e sotme në...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...