I nxehti ekstrem në Greqi/ Qeveria urdhëron pezullim të detyrueshëm të punës për 4 orë në disa sektorë
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasditen e kësaj të mërkure mori pjesë në ceremoninë e promovimit të librit të Simon Mirakajt me titull “Kampeve të internimit nën hijen e Tomorrit”.
Në fjalën e tij kreu i PD-së tha se ky libër është një kontribut i madh në njohjen e këtij kalvari dhe rreshtohet tashmë krahas kryeveprave të tjera të serisë “Rrno për me tregue” dhe u tregon shqiptarëve kalvarin e internimeve në kampet e përqëndrimit që kishin si synim shfarosjen e personave që futeshin në to.
"Enver Hoxha riprodhoi në Shqipëri kampet naziste të përqendrimit. Kampet e përqendrimit kishin një tipar kryesor, shfarosjen. Ato kampe duhet të shfarosnin personat që ndryheshin në to.
Nuk e fshehu Enver Hoxha këtë. Në të vetmen që ka qenë i sinqertë, i ka quajtur kamp përqendrimi dhe OKB, me angazhimin direkt të Sekretarit të Shtetit britanik ka rezoluta për kampet e përqendrimit në Shqipëri.
Kampe, në të cilat varroseshin të gjallë njerëz.
Kampe, në të cilat për të përmbysur misionin e tyre, shfarosjen, nuk kursenin asnjë gjë.
Këto kampe u ngritën nga Kamza, Lezha deri në jug. Por Vloçishti dhe Tepelena ishin dy më mizorët.
Aq sa çnjerëzore është barbaria në këto kampe, aq e madhërishme është qëndresa e të internuarve në këto kampe, e atyre burrave dhe grave, të cilët bënë gjithçka për të ruajtur dinjitetin e tyre.
Për të ruajtur dinjitetin e familjes së tyre.
Ky libër i Simon Mirakës, i serisë ‘Rrno për me tregue’, është një kontribut i madh në njohjen e këtij kaluari. Rreshtohet tashmë krahas kryeveprave të tjera siç është trilogjia e Fatbardha Saraçit, një apoteozë e vërtetë kushtuar gruas shqiptare.
Nuk gjendet kund në letërsi një vepër e dytë si ajo, në të cilën të hymnizohet qëndresa e nënës dhe gruas shqiptare në këto kampe.
Simoni e ka përshkruar më vërtetësi të mëdha këtë kalvar.
Ky kalvar është i përshkruar në vepra të tjera nga një seri personalitetesh që vuajtën.
Por kjo letërsi mbushi gjithashtu, ose ngriti një monument, i cili nuk ekzistonte në letërsinë tonë.
Ndaj dhe ne të gjithë duhet të jemi mirënjohës të pakufishëm Simonit, Pjetër Arbonit, Maks Velos, Kasoruhos, Fatos Lubonjës, Fatbardha Saraçit dhe shumë të tjerë, të cilët ngritën këtë monument.
Në qoftë se letërsia socialiste ishte monument i mashtrimit, i falsifikimit, i glorifikimit të të keqes, kjo letërsi është letërsia që u mëson shqiptarëve për kalvarin që ata përjetuan si asnjë komb tjetër në Europë pas lufte", tha Berisha.
Kryeopozitari tha se populli shqiptar nuk është aty ku duhet me njohjen e së shkuarës, se kjo letërsi nuk është në piedistalin që meriton dhe bëri thirrje për lexim të veprave me subjekt internimin dhe periudhën e diktaturës për t'u njohur me qëndresën dhe dinjitetin njerëzor, me qëllim pasjen e një vizioni më të mirë për të ardhmen.
"Miq, ne kemi një problem themelor psikologjik dhe sigurisht duhet të jenë filozofët dhe historianët ata që duhet të japin përgjigje.
Cili është ky problem? Ky problem është se e para, ky kapitull, kjo histori, kjo letërsi, nuk është në piedestalin që meriton edhe sot e kësaj dite...
Një gjë duhet të mos harrojë asnjëri prej nesh, se gjithçka në ‘44-‘45-ën filloi me fjalën. Filloi me fjalën e lirë dhe u shtri pastaj në liritë e tjera.
Uroj dhe dëshiroj që këto vepra të lexohen sa më shumë.
Askush të mos harrojë se pa njohur letërsinë e qëndresës dhe dinjitetit njerëzor të shqiptarëve, dhe të barbarisë së tyre në kampet e përqendrimit, nuk ka për ta njohur kurrë vendin e vet.
Dhe nuk mundet ndonjëherë të ketë një vizion të qartë për të ardhmen e këtij vendi.
Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme për këtë vepër ty Simon dhe të gjithë atyre që ndërtuan një monument madhështor të të vërtetave të shoqërisë shqiptare në regjimin totalitar", përfundoi Berisha fjalën e tij./CNA
PD ka ndezur motorët e fushatës elektorale në Shkodër. Sek...
Partia Demokratike ka njoftuar zhvillimin e protestës së r...
GJKKO me kërkesë të SPAK-ut dhe prokurorëve Altin Dumani d...
Adriatik Lapaj apo siç njihet ndryshe Llapaj i Veliajt e k...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muç...
Aleanca Konservatore për Shqipërinë dhe avokati Altin Goxh...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetari...
Diskutime në Komisionin Rregullator për votën e emigrantëv...
Misioni i OSBE-ODIHR në Shqipëri ka publikuar raportin par...
Për herë të parë, në zgjedhjet parlamentare të datës 11 ma...
Ambasadori italian, Fabrizio Bucci, ka përfunduar misi...
U nënshkrua sot në Abu Dhabi Memorandumi i Bashkëpunimit p...
Ka përfunduar marrja në pyetje e Kryetarit të Bashkisë së ...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Ge...
Me vendim të gjykatës dhe me kërkesë të prokurorëve Olsi D...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulan...
Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, në fjalën e s...
Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Emiratet Arabe-Itali për ...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Samitin global “...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dabi për një vizi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...