Video- Thellohen përplasjet në selinë rozë/ Deputeti socialist, drejt lënies së mandatit?
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka paralajmëru...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se Koncensionet korruptive dhe PPP-të po e mbysin ekonominë.
Përmes një konference për shtyp ai shprehet se Fondi Monetar Ndërkombëtar, sikundër edhe opozita ka paralajmëruar më herët, ka ngritur së fundmi alarmin e kuq për nivelin e lartë të rrezikut që paraqesin kontratat koncesionare në ekonominë shqiptare dhe kryesisht në stabilitetin fiskal.
Deklarata e plotë:
"Koncensionet korruptive dhe PPP-të po e mbysin ekonominë, duke rënduar ndjeshëm buxhetin e shtetit, rritur në mënyrë katastrofike borxhin publik dhe praktikisht duke falimentuar Shqipërinë.
Fondi Monetar Ndërkombëtar, sikundër edhe opozita ka paralajmëruar më herët, ka ngritur së fundmi alarmin e kuq për nivelin e lartë të rrezikut që paraqesin kontratat koncesionare në ekonominë shqiptare dhe kryesisht në stabilitetin fiskal.
Këto praktika shumë të dëmshme për ekonominë e vendit, sikundër projektet korruptive të Partneriteteve Publike-Private (PPP) për investime në infrastrukturë do të pengojnë efikasitetin e investimeve publike dhe do të bëhen shkak për të krijuar detyrime shumë të mëdha, të cilat mund të dëmtojnë seriozisht qëndrueshmërinë e borxhit.
Sikundër evidenton edhe FMN këto kontrata, që zënë gati 40 për qind të PBB-së 2022, nuk do të mund të kontrollohen, ç’ka praktikisht nënkupton një gropë ku priten të zhduken qindra e qindra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë.
Mbështes fuqimisht edhe thirrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar në deklaratën e fundit e Bordit të Drejtorëve drejtuar Qeverisë shqiptare për nevojën e publikimit të kontratave të prokurimit publik që kanë të bëjnë me pandeminë dhe shpenzimet për rikuperimin e tërmetit, emrat e kompanive që kanë fituar kontratat dhe pronarët e tyre përfitues.
Është e domosdoshme që pa vonesë qeveria të bëjë transparente para shqiptarëve përdorimin e fondeve për më tepër kur jemi para fakteve tronditëse që ende tre vite pas tërmetit të vitit 2019, për shkak të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë, ende sot ka familje që nuk janë futur në shtëpitë e tyre dhe janë braktisur nga shteti, ndërkohë që problematika të shumta janë vërejtur edhe me ndërtimet jo cilësore ku janë strehuar të prekurit.
Si asnjëherë tjetër, raporti i fundit i Fondit Monetar për Shqipërinë (FMN), i ka kushtuar vëmendje të lartë edhe ndërtimit dhe tregut të pasurive të paluajtshme, duke paralajmëruar rreziqet që mund të ketë një kthesë në rënie në ecurinë e çmimeve dhe implikimet për sektorin financiar e bankar.
Mbështes plotësisht shqetësimin e FMN mbi rëndësinë e rritjes së vigjilencës ndaj stabilitetit financiar të politikëbërësve, duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të kredisë dhe të aktiviteteve të pasurive të paluajtshme.
Mbështesim plotësisht rekomandimin e FMN për adresimin e mangësive të rëndësishme të të dhënave për pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimet, si dhe për nevojën e garantimit të një mbikëqyrje të zgjeruar të ndikimit të këtij sektori në stabilitetin financiar.
Është e domosdoshme ndërmarja e masave të menjëhershme drastike për të dalë nga lista gri e pastrimit të parave, ku Shqipëria është futur nga FATF (mekanizimi i Komisionit Europian për parandalimin e pastrimit të parave), veçanërisht në kushtet kur kullat në Tiranë, sikundër është bërë publike edhe nga denoncimet e mediave ndërkombëtare, janë kthyer në lavatriçen e pastrimit të parave të pista."
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka paralajmëru...
Partia Socialiste do të mbledhë ditën e sotme drejtuesit p...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një post...
Gazetari investigative Artan Hoxha u shpreh se nyja mo...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belind Ballu...
Kreshnik Spahiu është shprehur se një javë para se të arre...
Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, ka bërë një parashi...
Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se përplasja me...
Analisti Denis Dyrnjaja tha në studion e emisionit “Të...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, bëri një deklar...
Seanca e sotme plenare zgjati rreth 3 orë dhe u shoqër...
Vetëm pak minuta pas nisjes së seancës së sotme plenar...
Në seancën e sotme parlamentare, deputetët Luan Baçi, Oerd...
Star up-et e dhëna si ‘qoka’ nga ministrja për sipërma...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ngriti aku...
Deputetja Ina Zhupa është bashkuar me grupin e vasalëv...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, “i ka kërkuar llogar...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeveri...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa...
Kreu i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend, foli p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...