E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, këtë javë do të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Fillimisht, ai do të ketë takime me krerët e qeverive të këtyre dy shteteve, në kuadër të Këshillit të Stabilizim Asociimit. Ndërkaq, më 18 mars ai do të organizojë takimin midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut që e lehtëson blloku evropian.
Burimet në BE thonë se vizitat në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut ishin planifikuar më herët, prandaj edhe kishte lindur ideja që pasi Borrell do të vizitojë rajonin, në Ohër të Maqedonisë së Veriut të zhvillohet takimi i radhës i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas një komunikate të lëshuar nga Shërbimi i veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS), Borrell në Shqipëri do të qëndrojë më 15 dhe 16 mars, ndërsa në Maqedoninë e Veriut më 16 dhe 17 mars. Më 18 mars, ai do të organizojë rundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi në Ohër.
“Këto vizita do të kenë një rast për të analizuar raportet bilaterale të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në kuadër të marrëveshjeve përkatëse të Stabilizim Asociimit, si dhe të diskutohet zhvillimet e fundit në këto shtete dhe në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në këtë komunikatë.
Në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ekziston dhe Këshilli i Stabilizim Asocimit, ku BE-ja dhe vendi i asociiuar analizojnë zhvillimet në kuadër të kësaj marrëveshjeje.
Zakonisht të gjitha takimet e këtij Këshilli zhvillohen në Bruksel apo në Luksemburg. Kjo është hera e parë që takime të tilla zhvillohen në Tiranë dhe në Shkup.
Gjatë këtyre vizitave, Borrell do të jetë i shoqëruar edhe nga komisionari i Zgjerimit, Oliver Varhelyi. Ata në Tiranë do të takohen me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, do të kenë takime dhe me përfaqësuesit e të rinjve ndërsa do të marrin pjesë edhe në inaugurimin e Kullës së Venecias në Durrës, restaurimi i së cilës është financuar nga fondet e BE-së.
Në Shkup, Borrell do të takohet me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, por edhe me presidentin Stevo Pendarovski, dhe me një numër ministrash të këtij vendi.
Maqedonia e Veriut ishte shteti i parë i rajonit të Ballkanit Perëndimorë i cili me BE-në kishte arritur marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, qysh në vitin 2001. Por, u desh të priste deri në vitin 2022 për të nisur negociatat e anëtarësimit në BE. Vitin e kaluar, negociatat e anëtarësimit u nisen edhe me Shqipërinë.
Pritet që gjatë vizitave në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Borrell me mikpritësit e tij të bsiedojë edhe për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, për pasojat që kjo ka pasur për Evropën dhe rajonin, dhe për bashkëpunimin mes BE-së dhe këtyre shteteve të përballje me këto pasoja./REL
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë,...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi denonco...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur një...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i la afat 48 orë Lulz...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturë...
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka lënë ambien...
Deputetët e Partisë Demokratike i kanë paraqitur një shkre...
Ish-kandidati për kryetar të PD-së, Ibsen Elezi, ka sh...
Deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj, ka publikuar një ...
Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar pasi KAS-i nuk mori par...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...
Enkelejd Alibeaj çoi dokumentet për regjistrimin në zgjedh...
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka është thirr...
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë së L...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha se PD-ja do futet në koalici...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paral...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dënuar qëndrimin e Pres...
Kandidati i PD-së për kryetar bashkie të Tiranës, Beli...
Kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij në aktivitetin e pr...
Kryeministri Edi Rama ka ngritur alarmin, duke u shpre...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...