Protesta e 28 shkurtit/ Berisha zbulon planin e ri të opozitës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndau sot në ...

"Diella” ishte një risi shokuese për opinionin vendas dhe ndërkombëtar.
Shumë “prekëse” ishte dhe fjala e saj në Kuvend, ku u bëri lutje skeptikëve të mos e lëndonin me paragjykimet e tyre.
Më në fund me ministren virtuale u harruan të gjitha ato raportet e nxira ndërkombëtare për vendin tonë, si lider i korrupsionit dhe ryshfetit në nivel kontinental dhe global.
Emërimi i saj ishte një shkelje e Kushtetutës, por në këtë rast qëllimi madhor e justifikonte cenimin e Kushtetutës, që është kthyer në normë në këtë vend edhe për hiçgjë.
Nuk kishte mënyrë më të mirë, më të shpejtë dhe më efikase për t’i treguar botës dhe njerëzimit se kishin çfarë të mësonin nga Shqipëria, sesa vetë shpikja e “Diellës”.
Ndaj edhe e bëri xhiron e botës duke pushtuar ballinat e mediave në çdo kontinent, diku me habi dhe diku me qesëndi.
Ndërsa përkrahësit e “Diellës” krenoheshin me këtë arritje dhe ia bënin hallall qeverisë, që i kishte dhënë AKSHI-t 1 miliard euro, “dashakeqësit” dhe “xhelozët” opozitarë merreshin me “çikërrima” si shkelja e Kushtetutës dhe ligjit apo dyshimin e “paarsyeshëm” se “Diella” ishte krijesa e Edi Ramës për të paracaktuar çdo tender dhe shmangur çdo përgjegjësi ligjore.
Por ç’t'i bësh syrit të keq, që disa celularë ranë në duar të gabuara, ku provoheshin të gjitha akuzat e Berishës, por edhe atij Ahmetajt, që në vend të bënte burgun për Partinë, zgjodhi arratinë dhe sulmet ndaj kopshtit personal (AKSHI) që krijoi “Diellën”.
Si për dreq, u zbuluan edhe disa rrëmbime të disa biznesmenëve për të vërtetuar se “pa dashje” krijuesit e “Diellës” kishin vepruar si organizatë kriminale.
Dhe si të mos mjaftonin gjithë këto mbrapshti, së fundmi na doli se ministrja antikorrupsion kishte vjedhur imazhin e një artisteje të nderuar, e cila heshti derisa ra bomba se “Diella” ishte krijesë e një organizate kriminale.
Për të mbrojtur imazhin e saj, me të drejtë, artistja ndoqi rrugën ligjore.
Kështu nisi xhiroja e dytë e “Diellës” në mbarë botën.
U habita këto ditë kur pashë se “Diella” kishte pushtuar edhe ballinën e gjigantes të spanjishtfolësve “El Pais”.
Tani edhe nga Meksika e deri përtej Argjentinës u informuan për “Diellën”.
Si të mos na mjaftonte kjo katastrofë, që na zeroi të gjitha arritjet dhe “fitoret” digjitale në nivel botëror, këto ditë na u shembën edhe të gjitha rrugët e Jug-Lindjes dhe Korridori VIII u shkurtua deri te rrethrrotullimi i Elbasanit.
Si për dreq, u shqep edhe rruga e lumit të Vlorës, atje ku kaloi vetë kreu i organizatës për në Kuç para zgjedhjeve për të bërë orakullin e 83 mandateve.
Ç’t'i bësh, syri i keq i është qepur qeverisë pa ndalim.
Pale, po edhe pista e “Formula Uno” u shkul si prej kartoni në Elbasan, ndërsa lideri global e inicioi jo vetëm për t’u zgjidhur hallet elbasanasve, që janë të dytët pas Kukësit për nivelin e varfërisë, por edhe për t’u treguar atyre të Abu Dabit, se nuk janë të pakonkurrueshëm.
Ndërkohë m’u kujtua paralajmërimi publik që dhashë në Shkodër më 10 shkurt 2024, për rrezikun e shembjes së rrugës Korçë-Ersekë.
Pak ditë më pas erdhi një mesazh se ishte shembur rruga vërtet.
Nuk m’u besua dhe shkova në vend për ta parë. Një skenë gjigante krimi.
Në një gjatësi prej mbi 200 metrash, rruga ishte shembur përdhe dhe kudo shikoje vetëm zhavorr, por edhe një cipë asfalt.
M’u kujtua se vetëm para tri javësh kisha kaluar mbi atë rrugë duke bërë vetë shoferin pas shumë vitesh.
Miri, një kolonjar i thekur, ishte pasagjer atë ditë.
Sapo hymë në rrugën e re të Ersekës, u lumturuam se më në fund kjo trevë aq e bukur dhe me aq histori po shpëtonte nga izolimi.
Kur papritur makina filloi të dridhej.
“Ore Miri, çfarë i ke bërë makinës, se po dridhet?”, - e pyes unë.
“Makina është në rregull shef, - tha Miri, - por shiko çfarë i kanë bërë këta rrugës”.
Kështu është kur projektet e rrugëve bëhen me Google Maps nga zyra dhe supervizioni nga Tirana.
Dhe meqenëse ra fjala, që Korridori VIII ka mbetur te rrethrrotullimi i Elbasanit, kjo është e qartë, por a di dikush të thotë se ku fillon ky Korridor strategjik në vendin tonë? Te kullat e Alabbarit në Porto Romano, tek Eco-Park në Spitallë apo te Durana Park?
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndau sot në ...
Misioni faktmbledhës i PPE-së ka zhvilluar një vizitë në s...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndodhet në një vizitë z...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ishte sot i pran...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në një konferencë për s...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u takua...
Politikani Dashamir Shehi ka kritikuar ashpër opozitën se ...
Politikani Dashamir Shehi ndau një qëndrim mbi raportin e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot në n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se k...
Raportohet se Partia Socialiste do të vendosë të enjten pë...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Tiranës, Doria...
Sot në Varshavë u nënshkrua Marrëveshja për Sigurimet Shoq...
Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Michel Tarran, mori pjesë s...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, mori pjesë në pr...
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...
Gazetari Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozua...
Deputeti i PD-së, Gjin Gjoni, zbuloi se opozita ka një pla...
Gazetari Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozua...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...