I nxehti ekstrem në Greqi/ Qeveria urdhëron pezullim të detyrueshëm të punës për 4 orë në disa sektorë
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...

Nënkryetari i Partisë Demnokrattike, Luçiano Boçi, ka denoncuar vjedhjet në Bashkinë e Vaut të Dejës.
Sipas tij, 741 milionë lekë i ka alokuar Bashkia e Vaut të Dejës një firme private për të pastruar territorin me një kontratë 3-vjeçare.
Bëhet fjalë për kontratë “shërbime pastrimi”, e cila kryhej nga bashkia pararendëse me rreth 100 milionë lekë në vit, pra me gjysmën e shumës që ka faturuar kryebashkiaku socialist, Mark Babani.
Deklarata e n/Kryetarit të PD, Luçiano Boçi në konferencën me gazetarët.

741 milionë lekë i ka alokuar Bashkia e Vaut të Dejës një firme private për të pastruar territorin me një kontratë 3-vjeçare. Komuniteti lokal ka protestuar më 21 maj 2021 para se të firmosej kontrata, por qëndrimi i tyre ka rënë në vesh të shurdhër.
Bëhet fjalë për kontratë “shërbime pastrimi”, e cila kryhej nga bashkia pararendëse me rreth 100 milionë lekë në vit, pra me gjysmën e shumës që ka faturuar kryebashkiaku socialist, Mark Babani.
Nuk është vetëm shuma e akorduar, por edhe mjaft detaje të tjera ku fshihet djalli i korrupsionit.
Për shembull:
-Përllogaritja e fondit limit është bërë bazuar në të dhëna fiktive, në numrin e popullsisë sipas Ministrisë së Finanacave, dhe mbi të janë përllogaritur sasitë e mbetjeve për banorë. Në fakt, duhej marrë si bazë numri real i banorëve në këtë bashki, i cili është shumë herë më i vogël, dhe për rrjedhojë fondi limit duhej të ishte më i ulët.
-Në kontratë parashikohet ‘shërbim pastrimi’ në masën 90% të territorit të Njësive Administrative Temal, Vig Mnelë dhe Shllak, ndërkohë është krejtësisht e pamundur diçka e tillë, pasi në këto zona rrugët janë të pakalueshme për makinat e pastrimit për arsye të terrenit të vështirë malor.
-Bashkia, në shtojcën nr. 2, kërkon që “për zonën semiurbane do blihen 100 kazane metalike të xinguar 1100 litrash dhe për zonën rurale 200. Sipas dokumentacionit nuk ka asnjë zë në situacionet e korrik 2021-korrik 2022, që tregon se janë blerë kazane, por nga ana tjetër likuidimet janë bërë të plota. Në videon që do paraqesim në fund një gjë të tillë e konfirmon edhe vete zj. Nurie Çelepija, Administratore e NJ. A. Bushat si dhe anëtare e komisionit të monitorimit.
-Bashkia kishte mjetet e veta me të cilat ka ofruar një shërbim cilësor ndër vite, konkretisht mjete të viteve 2012, 2014, ndërkohë lidh kontratën e re dhe e ofron këtë shërbim me mjete të viteve: 1996, 2003 dhe 2008.
-Në preventiv është parashikuar të likujdohet çdo muaj kompania “Leka 2007” për “Depozitim mbetjesh në landfillin e Bushatit”, kjo jo vetëm në kundërshtim me ligjin, por edhe jashtë çdo logjike ekonomike, pasi Ndërkomunalja e Bushatit është shoqëri aksionere ku 100% të aksioneve i ka vetë Bashkia Vau i Dejës dhe ajo duhet t’ia bëjë pagesën drejtpërdrejt Ndërkomunales dhe jo t’ia kalojë lekët firmës private.
-Referuar Akt-Konstatimit të Antikorrupsionit, kompania “Leka 2007” ka paraqitur kontratë qiraje me subjektin “Alko Impex”, për marrjen me qira të dy mjeteve. Ndërkohë në Buletinin Nr. 95 “Njoftim Fituesi”, rezulton që ky operator ka qenë pjesëmarrës në këtë procedurë dhe është tërhequr. Kjo vërteton paracaktimin e fituesit dhe se ky tender është një aferë e madhe korruptive nga ana e bashkisë Vau i Dejës në bashkëpunim me operatorët ekonomikë pjesëmarrës.
-Në Njësinë Administrative Shllak, Temal Vig Mnelë është parashikuar në masën 90 për qind pastrimi dhe pagesat për këto njësi janë kryer në masën 100 për qind. Nga verifikimi në terren dhe dëshmitë e banorëve të këtyre njësive rezulton se në këto Njësi nuk është kryer ky shërbim. 3.
-Në grupin e monitorimit të zbatimit të kontratës për Nj. Administrative Temal, Vig Mnelë dhe Shllak, nuk ka asnjë punonjës nga këto njësi që monitorojnë zbatimin e shërbimit. Si mundet një punonjës i monitorimit të kontratës të gjendet njëkohësisht në dy njësi administrative? Kjo sipas procesverbalit të mbajtur nga Bashkia Vau i Dejës. Ndërkohë, vetë drejtori i shërbimeve ka firmosur për ofrimin e shërbimit në këto njësi.
Referuar specifikimeve teknike dhe kontratës, frekuenca e grumbullimit në zonat semiurbane shërbimi i grumbullimit të mbetjeve do të ofrohet ÇDO DITË, 7 ditë të javës.
Ndërkohë, sipas ish-Punonjësit të shërbimeve, pastrimi për këto zona është bërë 2 maksimumi 3 herë në javë. Konkretisht për Njësinë Administrative Bushat shërbimi ofrohet për 8 fshatra, kur kjo njësi edhe sipas Administratores Nurije Çelepija në fakt ka 14 fshatra dhe shërbimi duhet të përfshij 100 % këtë njësi.
-Për zërin “Fshirje Rrugësh” me vlerë 102.97 milionë lekë, nuk janë përcaktuar se cilat rrugë, pedonale apo sheshe fshatrash dhe qyteti do të fshihen, duke lënë hapësirë për abuzim me fondet, pa u kuptuar cfarë janë, trotuare apo rrugë, do të fshihen apo lahen, me mjete teknologjike apo me dorë.
Për vetë pozicionin gjeografik të kësaj bashkie si dhe për infrastrukturën rrugore që ka, pasqyrimi i këtyre shifrave me pretekst fshirje rrugësh është vjedhje e hapur. Bashkia Vau i Dejës është ndër bashkitë që ka sipërfaqen më të vogël të rrugëve për banorë në administrim të saj, pasi akset rrugore kryesore janë në administrim të DPARRSH.
Ndërkohë në listëpagesat e bashkisë janë edhe 11 punonjës për mirëmbajtje rrugësh, 7 punëtorë pastrimi dhe 5 pastruese rrugësh.
Në kontratë, duke e bërë Vaun e Dejës sa Teksasin, thuhet se do të fshihen mbi 3 milionë metër katrorë.
Për të mos i lënë me kaq surprizat, në kontratë kërkohen 10 fshesare, ndërkohë që administratorja e njësisë, njëkohësisht edhe në Komisionin e Monitorimit, thotë se kanë vetëm 1 fshesare.
-Përveç se vjedhëse administrata e bashkisë është edhe pak “magjistare”, pasi bën të mundur që punonjësi Gëzim Ndoj, i cili konfirmon që ndodhet në Londër, që me datë 27 shkurt 2022, e ka firmën e hedhur në procesverbalin e marrjes në dorëzim me datë 4 mars 2022.
Për këtë serial abuzimesh me taksat e qytetarëve, por edhe për shkeje të rregullave dhe procedurave të Prokurimit Publik, PD me nr. 41 prot., datë 30.06.2021, i është drejtuar me prova dhe fakte SPAK./CNA.al
Në muajin mars 2022, nënkryetari i Partisë Demokratike, Ag...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha ka deklaruar ...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundi...
Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, i cili ka konfirmuar bashkë...
Ish-deputeti socialist, Ervin Bushati, ka deklaruar se...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, ka folur për z...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, deklaroi se ...
Deputeti i 362 votave, Petrit Vasili, i ka kërkuar sot...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka deklaruar...
Deputeti demokrat, Luan Baçi, gjatë një interviste në ...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka falënderuar të g...
Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, ka folur...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim mesditën ...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ...
Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, ka dek...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, në një dalje për mediat është shp...
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka komentuar ...
Një ditë më parë u raportua se grupi përçarës i PD-së, që ...
Primaret, zgjedhjet vendore, Reforma Territoriale dhe prot...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...