EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Primaret, zgjedhjet vendore, Reforma Territoriale dhe protestat ishin shqetësimet për të cilat 16 përfaqësues të partive aleate joparlamentare disktuan në selinë e PD-së gjatë takimit me kryetarin Sali Berisha.
Nevoja për të sjellë frymën e bashkimit, me qëllimin e organizimit të protestave kudo në Shqipëri ishte sipas tyre mekanizmi i rëndësishëm për të ngitur frymën e fitores.
Në lidhje me Reformën Territoriale gjatë takimit u tha se opozita duhet të bëjë maksimumin e saj për ndryshime sepse reforma e kaluar ishte e dështuar.
"Shqiptarët po presin protesta. Ose do të dalin të protestojnë në bulevarde ose do ikin në malet e Francës. Shqiptarët mezi po presin protesta edhe për faktin e çmimeve, taksave, padrejtësive e vjedhjeve që u janë bërë", ishte mesazhi i përfaqësuesve të partive aleate.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, garantoi rikthimin e votës nëpërmjet primareve si e vetmja rrugë e së ardhmes së një kombi. "Ky është problem themelor i lirisë", u shpreh Berisha.
Deklarata e Berishës:

Po bëj gjithçka dhe do të bëj gjithçka për primaret, vetëm për shkak të rikthimit të votës në shoqëri. Për ta kthyer votën mes nesh. As ne, asnjë komb, pa votë nuk ka të ardhme. Rama na e mori votën, na e plaçkiti para syve tanë, na vuri patronazhistët para syve tanë, na vrau para syve tanë, na i bëri të gjitha. Ne duhej të ishim në rrugë dhe vetëm në rrugë. Dhe kjo për mua është akti më i rëndë i yni si opozitë. Kjo sepse në një farë mënyre edhe në këtë forcë politike, vota humbi peshën e saj, filloi manipulimi i saj, humbi shenjtërinë e saj. Po, në një farë mënyre disa nga fenomenet më negative të shkatërrimtarit të votës, filluan të infektojnë edhe PD-në dhe votën brenda saj. Kjo ishte një dramë e madhe për vendin. Që nga shtatori i vitit të kaluar e deri më sot, jemi përpjekur me gjithë fuqinë të rikthejmë votën brenda nesh, sepse vota po ikën nga Shqipëria.
Edi Rama e ndaloi votën në PS, por një parti që ndalon votën brenda mund të jetë terroriste, fashiste, staliniste mund të jetë çdo lloj, por vetëm demokratike nuk është. Edi Rama ka ndaluar votën. Këta njerëz të cilët pranojnë të funksionojnë pa votë brenda, këta janë të frikshëm, sepse janë të aftë të zbatojnë çdo urdhër, nuk kanë normë. Mund të bëjnë tortura, si në kohën e Enver Hoxhës",,ka thënë Berisha.
Berisha tha se Rama nuk bën kurrë zgjedhje të lira dhe mbështetjen më të madhe e ka nga SOROS, sepse Edi Rama është një nga të preferuarit e tij.
Jam absolutisht me ju që ky zgjedhje të lira nuk bën kurrë. Ky për karrigen e tij është i aftë të bëjë gjithçka.
Përveç kësaj, të themi të vërtetën mbështetja e Sorosit është jashtëzakonisht e çmuar për të. Për fat të keq nuk është realizuar se çfarë armiku i egër është Soros për forcat e qendrës së djathtë dhe konservatore. Në histori kush kurrë nuk ka shpenzuar 18 miliardë euro në Europë për të mbështetur këto forca siç ka shpenzuar Soros. 18 miliardë dhe të themi të vërtetën, Edi Rama për një arsye apo për një tjetër është një nga më të preferuarit e tij. Ne do të qëndrojmë sepse ne nuk mund të dorëzohemi, as të kapitullojmë para kësaj situate, por të punojmë me çdo shqiptar për të ndërgjegjësuar rrezikun e madh që na vjen nga ekstremi i majtë që mbështet nga Sorosi, dhe Edi Rama i cili zbaton ato politika.
Berisha garantoi krijimin e një fronti të gjerë përballë kauzave të shtypura dhe të dhunuara dhe si zgjidhje kryetari i PD konsideron referendumet si mekanizëm shpëtimtar për vendin.
Konsideroj shumë të rëndësishme, një bashkërendim të plotë të të gjitha përpjekjeve tona në çdo aspekt.
Në përzgjedhjen e kandidatëve. Në përpjekjet për një proces zgjedhor integral. Në përpjekje për të hapur rrugën për referendume. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të hapur rrugën e referendumeve. Duhet të bëjmë një kauzë shumë të madhe bashkërisht. Keni shumë të drejtë për reformën territoriale, por kjo është një gjë në letër sepse Edi Rama nuk pranon asnjë. Edi Rama kishte bërë një pazar me Lulzim Bashën, më voto vettingun se po të shtoj 4-6 bashki. Dhe tani që Basha nuk ka asgjë në dorë, ju garantoj se nuk e lëviz numrin e bashkive. Nuk e lëviz dhe e vërteta është se janë disa ndryshime të thella që ne duhet të synojmë për t'i hapur rrugën referendumit, bashkërisht. Me referendume ne mund të sjellim ato reforma që janë shpëtimtare për Shqipërinë. Përndryshe vështirësitë janë shumë të mëdha.
Berisha shprehu bindjen se protestat janë jetike dhe si të tilla janë në rendin e ditës dhe do të përshpejtohen bashkërisht.
Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka ...
Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri, zhvilloi sot një ...
Avokati Genc Gjokutaj ka analizuar zhvillimet e fundit në ...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Ristani, ...
Analisti Arian Çani ka komentuar ngjarjet e fundit të poli...
Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, i ka sh...
Ish-deputeti Astrit Patozi ka ngritur shqetësimin e tij li...
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla,...
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, th...
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla,...
Nëse për çështjen e pastrimit të politikës nga spiunët...
PS po bën kujdes që nisma për pastrimin e politikës ng...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka bërë një propozim ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka shprehur se ...
Analisti Fatos Lubonja analizoi zhvillimet në Partinë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, 'i ka tr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhv...
Grupi i përçarësve të Lulzim Bashës, i kryesuar nga En...
Pas mbledhjes duket se grupi përçarës i Enkelejd Alibeajt ...
Këtë të hënë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka mble...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...