EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas takimit me kryeministrin Edi Rama ka shkuar në Presidencë ku ka takuar dhe presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj.
Gabriel Escobar ishte i shoqeruar nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.
Zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor ishin në qendër të takimit të Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë dhe njëkohësisht i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.
Pasi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera e të partneritetit strategjik midis dy vendeve, Presidenti Begaj, nënvizoi rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për garantimin e paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj, vlerësoi mbështetjen që Shtetet e Bashkuara dhe personalisht zoti Escobar, i kanë dhënë procesit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. “Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me në qendër njohjen e tyre reciproke, është një proces me ndikim të madh rajonal, si në kuadër të aspekteve të sigurisë ashtu edhe të zhvillimit të qendrueshëm të tij” – nënvizoi Presidenti Begaj.
Duke u ndalur tek sfidat dhe kërcënimet me të cilat po ballafaqohet rajoni i Ballkanit Perëndimor, pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, Presidenti Begaj, nënvizoi gjithashtu, se “falë qasjes së re gjeopolitike edhe nga Bashkimi Evropian, sot kemi një vëmendje të shtuar ndaj këtij rajoni.
Një vëmendje të veçantë gjatë takimit e mori çështja e sigurisë kibernetike dhe kërcënimeve hibride. Presidenti Begaj, shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe asistencën e agjencive të specializuara amerikane, duke i konsideruar të një rëndësie jetike dhe vendimtare për rritjen e kapaciteteve dhe aftësive kibernetike të Shqipërisë.
Kujtojmë se ditën e nesërme pritet që Escobar të vijojë agjendën e tij të takimeve me Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin, Jorida Tabakun dhe kreun e PL-së, Ilir Metën./CNA.al
Mëngjesin e sotëm shpërtheu një sasi eksplozivi që i i...
Kryeministri Edi Rama pasi njoftoi rritjen e pagës për ush...
Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka publikuar disa shifra t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Kandidati i Partisë Demokratike të vulës për Tiranën, Rola...
Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, ka zhvilluar ...
Deputeti i PD-së së vulës, Gazment Bardhi, ka reaguar për ...
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot fondin për...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sulmuar sërish kreun e P...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka deklaruar se Drejtor...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, e ka cilësuar atentatin kundr...
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi...
Elisa Spiropali ka kërkuar zbardhjen urgjente të atentatit...
Presidenti Bajram Begaj ka shprehur shqetësimin e tij lidh...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur në lidhje me aten...
Shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese për kërkesën e ...
Kandidati i PD-së së vulës për Tiranën, Roland Bejko k...
Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi, ka f...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuz...
Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi tha m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...