web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kandidati i PD-së së vulës “mburr” Bashën/ Ka rrjet të fuqishëm

10 Prill 2023, 23:03, Politikë CNA
Kandidati i PD-së së vulës “mburr” Bashën/ Ka
Kandidati i PD-së së vulës për Tiranën, Roland Bejko

Kandidati i PD-së së vulës për Tiranën, Roland Bejko ka “mburrur” Lulzim Bashën, teksa ka folur për zgjehdjet vendore të 14 majit.

Bejko tha në emisionin  e Erla Mëhillit se Basha ka një rrjet të fuqishëm mbështetjeje në Tiranë. Sipas tij, Basha pëlqehet nga kryetarët e degëve dhe strukturat e tyre.

“Basha në të drejtën e tij është deputet dhe është në të drejtën e tij të mbështesë këdo kandidat të dojë. Ka një rrjet brenda PD-së dhe në këtë rrjet ai ka mbështetje në Tiranë, sidomos te kryetarët e degëve dhe te strukturat që kanë qenë. Ka një autoritet atje. Dhe lidhur me përvojën si kryetar i Bashkisë kemi konsultuar disa materiale. Grupi i punës që është marrë me hartimin e projektit është bazuar mbi gjithçka në të kaluarën dhe për të parë të ardhmen e Tiranës. Basha nuk është i shpallur ‘non grata’ dhe nuk është i akuzuar nga askush”, deklaroi ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga