web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këlliçi, thirrje socialistëve/ Mos qëndroni dëshmitarë të shkatërrimit të Tiranës

10 Prill 2023, 18:30, Politikë CNA
Këlliçi, thirrje socialistëve/ Mos qëndroni
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka dhënë një mesazh gjatë takimit me banorët e Njësisë Nr.5 në kryeqytet.

Këlliçi iu drejtua socialistëve e demokratëve me një ftesë. Ai i kërkoi atyre të mos qëndrojnë dëshmitarë okularë të shkatërrimit të Tiranës, por të sjellin ndryshimin në 14 maj.

Kandidati i opozitës theksoi se ka ardhur momenti që Tirana të jetë një kryeqytet normal, ku ka koshte, ka shkolla, ka çerdhe, ka rrugë dhe ndriçim publik.

“Në këto 8 vite kemi parë shkatërrimin e Tiranës ditë pas dite. Për ata që më pyesin se përse i hyra kësaj gare sigurisht përgjigja është e njëjtë e nuk ndryshon unë n uk mund të rrija dëshmitar okular e ta shihja me sytë e mi shkatërrimin e kryeqytetit atij qyteti ku jam lind, jam rrit e kam vendosur të jetoj dhe nesër do Zoti edhe ditën kur unë të jem prind fëmijët e mi dua ti rris në këtë qytet nuk mund të qëndroja dëshmitar okular i shkatërrimit të qytetit tim.

Dhe për këtë arsye unë i ftoj të gjithë të majtë e të djathtë, me parti e pa parti që të mos qëndrojmë dëshmitarë okularë të shkatërrimit të Tiranës, është shumë e dhimbshme kjo që ka ndodhur me Tiranën në këto 8 vite.

Ka ardhur momenti që Tirana të jetë një kryeqytet normal ku ka koshte, ka shkolla, ka çerdhe ka rrugë, ka ndriçim public dhe sigurisht një qytet ku mund të jetohet”, deklaroi ndër të tjera Këlliçi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga