web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta, krah Këlliçit/ “I bindur se do të ruajë traditën autoktone tiranase”

10 Prill 2023, 13:45, Politikë CNA
Meta, krah Këlliçit/ “I bindur se do të ruajë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë në takimin e organizuar me komunitetin e Skraparit në Tiranë.

Meta ka theksuar mbështetjen për kandidatin e opozitës, Belind Këlliçi, dhe është shprehur i bindur se do të kontribuojë në rujatjen e vlerave dhe traditave të komunitetit autokton tiranas.

Kënaqësi të merrja pjesë në takimin e organizuar nga znj.Silva Caka me komunitetin e Skraparit në Tiranë, në mbështetje të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kryebashkiakut të ardhshëm të Tiranës z.Belind Këlliçi

Tirana është më e fortë dhe më e begatë jo vetëm falë resurseve, traditave dhe komunitetit jashtëzakonisht mikpritës tiranas, por edhe falë integrimit të komuniteteve të tjera nga i gjithë vendi, që me punën dhe identitetin që sjellin e pasurojnë kryeqytetin në vlera dhe kontribute.

Jam i bindur që kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës z.Belind Këlliçi, më mirë se askush tjetër, do të harmonizojë dhe maksimizojë ruajtjen e traditave të shkëlqyera të komunitetit autokton tiranas me integrimin e gjithë komuniteteve nga e gjithë Shqipëria.

Kënaqësi që mes nesh të ishte edhe kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Skraparit, z.Euglen Mustafallari, një përfaqësues i shkëlqyer i vlerave më të mira të Skraparit.

Bashkë Fitojmë!”, shkruan ai./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga