Afera e shekullit “çmend” Ramën: Ju hedhsha të tërëve në incenerator
Afera e shekullit, ajo e inceneratorëve ka çmendur kryemin...

Në 11 maj Shqipëria shkon në zgjedhje parlamentare, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar gjithsej 53 subjekte zgjedhore, ku përfshihen 51 parti politike dhe 3 koalicione zgjedhore. Mes këtyre partive dhe koalicioneve, janë dhe parti të formuara rishtazi për këto zgjedhje, disa prej tyre modeste në pritshmëri, kërkojnë vetëm disa mandate deputetësh dhe të tjera forca politike janë besimplota se mund të sjellin deri edhe rotacion politik në 11 maj.
Një nga koalicionet është “Nisma Shqipëria Bëhet”, e kryesuar nga Adriatik Lapaj. Ky koalicion është përballur me disa akuza që në “ngjizje” të tij. Agron Shehaj, lider i Partisë Mundësia, (edhe kjo një parti e krijuar së fundi) ka akuzuar Lapajn për lidhje me grupin kriminal “Çopja”. Lapaj i ka mohuar këto akuza, por të tjera e kanë ndjekur pas. Vendimi për të futur babain e tij në vendin e parë të listës për Qarkun e Beratit ka shkaktuar kritika për nepotizëm. Lapaj, po ashtu është akuzuar për lidhje të drejtpërdrejta me George Soros dhe fondacionin e tij “Shoqëri e Hapur”.
Një tjetër koalicion i regjistruar për zgjedhjet është “Djathtas për Zhvillim”, një bashkim elektoral i formuar nga dy partitë, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, e udhëhequr nga Dashamir Shehi (e themeluar në vitin 2004) dhe Partia Djathtas 1912, me kryetar Enkelejd Alibeaj (e krijuar në 2024). Kjo forcë politike fokusin shpesh e ka pasur te mbështetja e luftës që SPAK-u ka bërë ndaj korrupsionit, një meritë që nuk është në dorën e kësaj force politike.
Po ashtu edhe ky koalicion është kritikuar për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve, pasi janë vendosur në lista individë familjarë të kryetarëve. Një figurë e kontestuar është edhe ajo e Enkelejd Alibeajt, një ish-deputet i Partisë Demokratike, i cili u emërua kryetar i komanduar i PD-së nga Lulzim Basha, por nuk fitoi asnjëherë mandat të drejtpërdrejtë nga anëtarësia e partisë për të qenë në krye të forcës më të madhe opozitare në vend.
Një tjetër forcë politike është ajo e krijuar nga Lulzim Basha, Koalicioni "Euroatlantik". Koalicioni është kritikuar si një projekt pa një ideologji të qartë dhe shpesh Basha në daljet e tij është fokusuar te lufta antikorrupsion që SPAK po bën ndaj figurave politike, sërish një betejë që nuk është meritë e Bashës apo individëve të tjerë politikë. Ka pasur kritika se koalicioni mund të jetë më shumë një "nismë personale" e Bashës dhe Endri Hasës, pa një ofertë të mirëfilltë politike.
Me në krye Arlind Qorin, “Lëvizja Bashkë” është një tjetër parti e re. Qori është kritikuar për lidhje të dyshimta financiare dhe politike, si dhe për ndikimin e mundshëm të organizatave ndërkombëtare në aktivitetet e tij. Po ashtu është akuzuar se ai dhe partia e tij financohen nga George Soros.
Partia Mundësia është themeluar nga Agron Shehaj, ish-deputet i Partisë Demokratike. Ajo u prezantua në 2024 me synimin për të ofruar një alternativë të pastër nga korrupsioni, që sipas Shehajt ka karakterizuar politikën shqiptare për 30 vjet. Një nga kritikat që ka marrë Shehaj, përfshirë edhe nga kryedemokrati Sali Berisha, është mospranimi për bashkëpunim me forcat e tjera opozitare, që synon fragmentim të alternativës opozitare përballë Partisë Socialiste. Shehaj nga ana tjetër ka zgjedhur që të dalë i vetëm në këto zgjedhje, larg Partisë Demokratike.
Sipas kreut të PD-së, Sali Berisha, partitë e reja synojnë “të çojnë ujë në burimin e socialistëve”.
“Asnjë votë për partitë e reja, janë krijuar si paterica të Ramës”, ka thënë Berisha në takimet e tij elektorale.
Edhe kryeministri Edi Rama shpesh i ka kritikuar këto parti, ndërsa ka theksuar se kanë vetëm interesa personale dhe nuk kanë në fokus qytetarët.
“Partitë e vogla janë për interesa të vogla. Atyre të vegjëlve që vijnë vërdallë, mos e harroni: Mos ujisni barin e keq se rritet”, ka thënë Rama.
“Tregu” politik shqiptar është i tejngopur me parti politike, ndërsa në zgjedhje partitë e reja ka raste që nuk arrijnë të marrin asnjë mandat. Ndër vite shqiptarët kanë treguar që pavarësisht programeve të partive të reja, zgjedhja e tyre finale shkon për forcat e vjetra politike, PS dhe PD.
Ngelet për t’u parë se si do të performojnë këto parti të reja në zgjedhjet e 11 majit. Disa prej tyre përballen për herë të parë me elektoratin, pavarësisht se kryetarët e tyre kanë qenë pjesë e forcave të tjera politike më herët./ CNA
Afera e shekullit, ajo e inceneratorëve ka çmendur kryemin...
Emisioni “Opinion” në Tv Klan trajton mbrëmjen e sotme se ...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se lobimi 6 milionë do...
Kryeministri Edi Rama ka folur për arrestimin e zyrtarëve ...
Kryeministri Edi Rama ka folur për lobimin e PD-së kundër ...
Barometri Euronews Albania ka realizuar matjet përfundimta...
Barometri Euronews Albania publikoi këtë të hënë matjet pë...
Barometri Euronews Albania publikoi këtë të hënë matjet pë...
Analisti Fatmir Merkoçi në një intervistë për CNA ka folur...
Analisti Fatmir Merkoçi ka komentuar për CNA TV fushatën e...
Mero Baze ka bërë sot një editorial të llojit të tij, të d...
Barometri Euronews Albania ka realizuar matjet përfundimta...
Kreu i PD-së Sali Berisha i ftuar në emisionin Çim Peka li...
Kreu i PD-së Sali Berisha i ftuar në emisionin e Çim Pekës...
Kreu i PD-së Sali Berisha është tallur me kryeministrin Ed...
Kreu i PD-së Sali Berisha nga takimi përmbyllës elektoral ...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka bërë një d...
Kryeministri Edi Rama në takimin elektoral përmbyllës në K...
Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Korçës, Niko Peleshi k...
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Korçë, ku zhvilloi një ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...