web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngrehina pa leje mes pallateve/ Rama, me tone të ashpra ndaj gjykatësit

28 Gusht 2025, 13:11, Politikë CNA

Ngrehina pa leje mes pallateve/ Rama, me tone të ashpra ndaj

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër një tjetër gjykatës, gjykatësin Ligoraq, i cili sipas kryeministrit ka vendosur në dëm të interesit të komunitetit për një ngrehinë të ndodhur mes dy pallatesh në të cilën shtrihet një dyqan ku bëhet tregti.

Rama ka theksuar se nuk do të heshtë dhe nuk do të ndalet për të mbrojtur interesin publik dhe të drejtën e komunitetit e të drejtat e liritë e njerëzve nga shpërdoruesit e detyrës në radhët e Gjyqësorit.

“Gjykatësi Ligoraq vendosi në pak minuta pa praninë e palëve, që të mos hapet kalimi i mbyllur nga kjo ngrehinë pa leje me kupolë xhami mes dy pallateve, nën të cilën shtrihet një dyqan ku bëhet tregti në kurriz të komunitetit.

Gjykatësi Ligoraq nuk e ka parë të udhës që të mbajë anën e komunitetit të zënë në kurth nga ky ndërtim pa leje dhe me siguri as nuk e ka menduar që mos o Zot, në rast zjarri ky dyqan kthehet në barrikadë vrastare, e pakapërcyeshme edhe për banorët edhe për zjarrfikësit

Gjykatësi Ligoraq i bashkohet kësisoj prokurores Gjeli, gjykatësve Balliu e Demiri, në dosjen që Ministria e Drejtësisë do t’i përcjellë organeve të kontrollit e të vetëqeverisjes së gjyqësorit, ndërkohë që ne do të kërkojmë që ankimimeve në këto organe t’u bashkohen edhe qytetarët e dëmtuar nga këto masa sigurie absurde, në dëm të komunitetit, mjedisit dhe rendit ligjor

Post Scriptum. Atyre që komentojnë apo bëjnë deklarata publike për gjasme presion nga ana ime mbi gjyqësorin, u them se për të mbrojtur interesin publik, të drejtën e komunitetit dhe të drejtat e liritë e njerëzve nga shpërdoruesit e detyrës në radhët e gjyqësorit, ne as do të heshtim më, as do të ndalemi së adresuari rastet e shpërdorimit në organet përkatëse të cilat Kushtetuta e ligji i ngarkojnë edhe me mbrojtjen e interesave të popullit e të shtetit, nga prokurorë e gjykatës të paaftë, të papërgjegjshëm, të dyja bashkë apo edhe më keq, pa atdhe fare

Por askush të mos ngatërrojë qëndrimin ndaj këtyre individëve, me qëndrimin tonë të palëkundur në mbështetje të drejtësisë dhe institucioneve të saj, në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe lirive e të drejtave të njerëzve”, shkruan Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga