web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kismeti për tezen e Tikut”/ Murrizi: Lapajt e Shabanit nuk ua mbante të hynin në listë të hapur

27 Gusht 2025, 15:57, Politikë CNA

“Kismeti për tezen e Tikut”/ Murrizi: Lapajt e Shabanit nuk ua

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka ndarë sot qëndrimin e tij lidhur me përfundimin e telenovelës Lapaj-Shabani për mandatin, që Kolegji Zgjedhor ia caktoi kandidates Ana Dajko.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi shprehet ironikisht se gjithë votat e marra nga Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ nga zgjedhjet kanë qenë fati i Dajkos, tezja e Lapajt, teksa ky i fundit vuri gjithë fisin në listë për garën e 11 majit.

Murrizi thekson se fundi i kësaj beteje solli këtë rezultat pasi vetë Lapaj e Shabani nuk guxonin të hynin në listën e hapur./CNA





Lajmet e fundit nga