web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimet në qeveri, të lidhura me SPAK?/ Arben Pëllumbi zbërthen lëvizjet e Ramës

6 Shtator 2023, 22:18, Politikë CNA
Ndryshimet në qeveri, të lidhura me SPAK?/ Arben Pëllumbi
Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi ka reaguar për ndryshimet e bëra nga kryeministri Edi Rama në kabinetin qeveritar.

Pëllumbi than ë emisionin e Erla Mëhillit se ndryshimet në qeveri, u bënë për shkak të nevojës për rinovim dhe figura të reja.

Sipas tij, lëvizjet e kryeministrit Edi Rama nuk kanë të bëjnë me hetimet e SPAK.

“Rama, PS dhe e gjithë skuadra e PS-së arritën një sukses nga më të mëdhenjtë që ka arritur PS në pushtetin vendor. Për këtë arsye, PS në vetvete vazhdon të jetë një parti e suksesshme. PS ka pasur nevojën e një rinovimi e një ndryshimi dhe afrimit të figurave të reja dhe ka bërë ndryshime të reja. Ç’lidhje ka SPAK me sekretariatin e PS”, theksoi deputeti./ CNA





Lajmet e fundit nga