E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Shefi i organizimit të PD-së, Klevis Balliu, ka zbuluar një tjetër abuzim fondesh nga qeveria e Edi Ramës, para, të cilat, sipas tij, kanë shkuar si një financim i drejtpërdrejtë për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.
Balliu, nëpërmjet një deklarate për mediat, ka treguar abuzimin që është bërë me fondet e shkollës “Hillary Clinton” në Bashkinë Kamëz, fond i cili ishte 7.08 milionë euro.
Ndërtimi i shkollës, sipas Balliut, është një tjetër abuzim, pasi mesatarja për ndërtimin e një shkolle në BE është 700 mijë euro.
“Përgjatë muajve të fundit, Partia Demokratike, mbështetur në referenca amerikane, media të mëdha dhe institucione shtetërore, ka denoncuar lidhjet politike të Edi Ramës me agjentin e tupëruar të FBI-së, Charles MeGonigal, dhe nëpërmjet tij me Oleg Deripaskën, oligarkun e Putinit të sanksionuar në SHBA.
Edi Rama, tashmë është fakt publik, ka paguar Charles McGonigal për të asgjësuar opozitën shqiptare.
Përfitimet e McGonigal nuk ishin vetëm paratë që merrte ilegalisht si mi parkingjesh, por sidomos tenderat dhe aferat korruptive të qeverisë, ndër të tjerë, me oligarkun e Putinit, Deripaskën.
Sot Partia Demokratike bën publike një tjetër dëshmi të këtyre lidhjeve dhe fakton aksin e dyshimtë politiko-financiar të treshes Rama-McGonigal-Deripaska.
Shkolla 'Hillary Clinton' në Bashkinë Kamëz, që drejtohet nga Rakip Suli, ka kushtuar 7.08 milionë euro (përfshirë TVSH-në) dhe është ndërtuar nga kompanitë në zotërim të Deripaskës (JOINT VENTURE, STRABAG & TREMA ENGINEERING 2 SH.P.K.).
Ndërtimi i shkollës ishte pjesë e procesit të rindërtimit dhe u sigurua nga banka gjermane, KFW. Prokurimin e ka bërë Fondi Shqiptar i Zhvillimit në korrik 2022. Po t'i kushtoni vëmendje datës, pasi Deripaska është sanksionuar nga SHBA-ja si i dyshuar për përfshirje në vrasje dhe pastrim parash të Putinit.
Këtu, si në raste të tjera të panumërta, kemi të bëjmë me abuzim fondesh, pasi mesatarja për ndërtimin e një shkolle në BE është 700 mijë euro. Shpenzimi prej 7.08 milionë eurosh për shkollën 'Hillary Clinton' është 10-fishi i vlerës reale.
Qartësisht, në këtë rast nuk bëhet fjalë për ndërtimin e një shkolle, por për pagesat e Edi Ramës për Charles McGonigal.
Këto afera, këto para që duhet të shkonin për shkolla dhe shtëpi, në Kamëz apo kudo, përfunduan në xhepat e McGonigalit, si pagesa për misionin antishqiptar dhe antiamerikan të asgjësimit të opozitës dhe tradhtisë së qeverisë dhe popullit amerikan.
Ka një ironi, apo sic e quan Rama një ‘karma’ në gjithë këtë histori. Ai që ka në gojë 'rubla' për kundërshtarët e tij është provuar tashmë se nuk është asgjë më shumë se një tub ajrimi për eurot që u vjedh shqiptarëve. Ironia më e madhe është se, në rindërtimin e një shkolle me emrin e një ish-Sekretareje Shteti dhe një mikeje të Shqipërisë, financuar me para të aleatëve gjermanë, Edi Rama dhe Rakipi i tij në Kamëz, ia japin një oligarku rus.
Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve ligjzbatuese, SPAK-ut, etj., të nisin menjëherë hetimin për të gjetur se ku kanë shkuar dhe si janë abuzuar paratë e aleatëve të Shqipërisë, të cilët japin fonde për shqiptarët dhe jo për agjentët e dyfishtë, dhe as për aferat korruptive të Ramës me duçka.
Më 14 maj duhet të bëhemi të gjithë bashkë, sepse vetëm bashkë fitojmë.
Ndryshimi është në duart tuaja dhe çdo vendnumëro me këta nëpër këmbë nuk është asgjë më shumë se një ngecje në kënetën e batakçinjve që të vjedhin dhe të përçmojnë”, tha ai./CNA.al
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkes...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar modelin e ...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u është përgjigjur su...
Kandidatja e Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Vaut të Dejë...
"Evidentohet dhe goditet si rezultat i një hetimi dymujor,...
Zëdhënësja e koalicionit "Bashkë Fitojmë”, Floriana Garo, ...
Zëdhënësja e fushatës së Tiranës të koalicionit “Bashk...
Deputeti socialist, Pandeli Majko, ka reaguar pas pre...
Kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka dhënë një d...
PD e Enkelejd Alibeajt ka ankimuar në KAS vendimin për reg...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me banor...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Elbasanin, Lu...
Kandidati i PS-së për Bashkinë e Elbasanit, Gledjan Llatja...
Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Bel...
Kandidati i PS-së për Bashkinë Vlorë, Ermal Dredha, ka...
Zëdhënësja e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”,...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se do t...
Kryebashkiaku në detyrë i Shkodrës, Bardh Spahia, ka d...
Pasditen e sotme Partia Demokratike e Alibeajt çeli fushat...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...