Ligji i ri për mbrojtjen e punonjësve të policisë/ Ministri Hoxha zbardh detajet
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka bërë me dije se ...

Debate të ashpra ka pasur në mbledhjen e Akademisë së Shkencave mes akademikut Artan Fuga dhe kryetarit të Akademisë, Skënder Gjinushi.
Diskutimet kanë nisur në lidhje me raportin vjetor ku Fuga është drejtuar me kritika ndaj Gjinushit duke thënë se janë bërë projekte të mbifaturuara dhe të gjitha kanë shkuar në dorën e një personi, i cili nuk ka mundësi fizike të realizojë të gjitha ato që kërkohen.
Po ashtu ka kërkuar transparencë dhe autokritikë.
Sipas Fugës, Akademia nuk duhet të mbyllet brenda vetes dhe raporti nuk duhet të paraqitet në mënyrë propagandistike.
Pjesë nga debati mes Fugës dhe Gjinushit
Fuga: Sot shkenca nuk matet se ç’kërkon si buxhet, por çfarë jep dhe si kontribut shoqëror dhe prurje të matshme. Këtu kemi vetëm çfarë harxhojmë dhe çfarë duam. Mendoj se nuk kemi akses në detajet që jepen për projektet dhe më duket e tepërt që qoftë dhe njeriu më i nderuar nga brenda një viti të ketë 7 projekte a 10 projekte me mijëra euro. Po si i realizon?
Gjinushi: Po kush? Po nuk flitet kështu po flet për kolegët. Cili?
Fuga: Më lër të mbaroj.
Gjinushi: Cili?
Fuga: Unë këtu nuk do përmend emra.
Gjinushi: Vërejtjet bëhen konkrete dhe jo teorira. Megjithatë bëj teorinë dhe do marrësh përgjigje.
Fuga: Për disa projekte po të doni ju bëj një raport, ku disa projekte janë të mbifaturuara për mendimin tim. Këto janë vërejtjet e mia.
Gjinushi: Thuaje njërin, thuaje pra. Thuaje pra se derisa po e thua. Mos hidh shashka këtu.
Fuga: Ju lutem ruani etikën.
Gjinushi: Jo, jo, shashkat janë shkelja më e rëndë e etikës.
Fuga: Ruani etikën. Më lini të flas. Nuk e di në shqip fjalën shashka, po ma shpjeguat...
Gjinushi: Shashka janë broçkullat.
Fuga: Aha… Po broçkullat çfarë janë?
Gjinushi: Diskursi yt i zakonshëm.
Fuga: Po unë kush jam?
Gjinushi: Ai që të njohin të gjithë.
Fuga: Ju faleminderit z.kryetar. Kjo është etika.
Gjinushi: Ti nuk del për të diskutuar, por për të filozofuar. Në mënyrë të çuditshme bën sikur ngre probleme dhe s’je në gjendje të thuash kush është problemi.
Fuga: Faleminderit për kritikën tuaj.
Gjinushi: Etika më e keqe është kur flet kot.
Fuga: Për ju ata që hedhin kritika janë armiq.
Gjinushi: Këto që the nuk janë kritika, vetëm tregojnë se sa i saktë është raporti.
Fuga: Po mirë dakord, a do e them mendimin tim?
Gjinushi: Ke akoma mendim?
Fuga: Unë mendoj se kam, por mendimi i mendimit nuk është mendimi juaj.
Gjinushi: Mendimi i mendimit është budallëk.
Fuga: Faleminderit, unë nuk hy në atë etikë.
Gjinushi: Tani thuaj dhe një shashkë të fundit.
Fuga: Çfarë është shashka?
Gjinushi: Po ti je filozof, nuk di shashkën ti?
Fuga: Jo. Ta mbaroj. Nëse kryesia do një raport nga unë unë jam gati ta bëj dhe ta qarkulloj. Faleminderit.
Gjinushi: Ditën e mirë!/ CNA
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka bërë me dije se ...
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Dena...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje të gjithë qy...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me vendim...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije s...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ës...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, me dy a...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka komentuar planin e SP...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka folur për procesin zg...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve të komen...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar koalicionin “PD-Aleanca...
Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të "Sy M’Sy", ...
Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si shpifje akuzat e op...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka,...
Kreu i FSHF-së, Armand Duka, në një rrëfim për gazetarin B...
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ...
Kreu i Partisë Kombëtare Konservatore Albania, Kujtim Gjuz...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Blogeri Olti Curri në një status në rrjetet sociale ka fol...
I ftuar në studion e "Çim Peka" në Syri TV, gazetari Arman...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...