Berisha i mbylli derën e rikthimit/ Alibeaj hidhet në sulm: Është humbës, përçau PD-në
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha gjatë një bashkëbi...

Kryetari i PD-së së degës Elbasan, Blendi Himçi ka denoncuar vjedhjen e votave dhe manipulimin e qytetarëve nga socialistët përgjatë fudhatës zgjedhore dhe më 14 maj, ditën e zgjedhjeve.
Sipas tij, janë shpërndarë ndihma për qytetarët me qëllim blerjen e votës së tyre dhe votimi elektronik ka rezultuar sërish një manipulim pasi është shtrembëruar vullneti i zgjedhësve.
Ndër të tjera Himçi ka akuzuar policinë se ka përndjekur dhe ka shoqëruar në komisariat 3 drejtues të Partisë Demokratike (Aurel Bylykbashi, Doriano Koldashi, Maik Elezi), dhe një kandidat për Këshillin Bashkiak (Franko Hakija),në kundësrshtim të plotë me ligjin.
“Prej datës 14 janar 2023, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka denoncuar në të gjitha format masakrën që po përgatitej për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Elbasanit.
Përdorimi i resurseve publike prej kryetarit në detyrë të bashkime, shpërndarja e ndihmave ushqimore me angazhimin e drejtpërdrejtë të kryetarit të bashkisë, presioni ndaj administratës publike nëpërmjet plotësimit të formularëve të patronazhimit, përdorimi i asfaltit elektoral pa procedurë tenderimi, përdorimi i Policisë Bashkiake si mjet shantazhi, fluksi i ndërtimeve pa leje, neglizhenca me qëllim e autoriteteve bashkiake, angazhimi i drejtpërdrejtë i drejtuesve të institucioneve publike në blerjen e votës, etj, ishin një kambanë alarmi për masakrën që po përgatitej kundër zgjedhjeve të lira.
Policia e Shtetit, në vend të reagimit ndaj këtyre fenomeneve antiligjore dhe antikushtetuese, zgjodhi të rreshtohet në krah të pushtetit dhe të përdorej prej tij. Shantazhi ndaj veprimtarëve të Partisë Demokratike u kthye në një shqetësim real në ditët e fundit të fushatës elektorale. 3 drejtues të Partisë Demokratike (Aurel Bylykbashi, Doriano Koldashi, Maik Elezi), dhe një kandidat për Këshillin Bashkiak (Franko Hakija), u ndoqën dhe u shoqëruan prej efektivëve të Policisë së Shtetit në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Ndaj tyre nuk kishte asnjë indicie për kryerjen e veprave penale, përveç faktit që ishin të angazhuar me krah të opozitës dhe Partisë Demokratike.
Kontrolli, pa asnjë mandat, dhe për më tepër në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në lagjen ‘Skënderbej’ ishte akti i fundit i Policisë së Shtetit në shërbim të plotë të Partisë Socialiste.
Të gjitha këto akte ishin paralajmërime për atë që do ndodhte ditën e zgjedhjeve. Cenimi i të gjithë procesit zgjedhor u finalizua më 14 Maj.
Shantazhi i votuesve u bë i drejtpërdrejtë ditën e zgjedhjeve, në hyrje të të gjitha qendrave të votimit. Të gjithë drejtuesit e institucioneve u vendosen në rresht para të gjitha qendrave të votimit dhe shantazhonin votuesit për të votuar Partinë Socialiste. Operatoret e PEVN, në shkelje të plotë të funksioneve të tyre dhe fshehtësisë së votës, shoqëronin votuesit përgjatë kryerjes së votimit.
Shpresa se, votimi elektronik do të siguronte një proces transparent e të sigurt, u vra. Për fat të keq edhe ky mekanizëm i fundit i mbrojtjes së lirisë së votës u kthye në vegël manipulimi në favor të Partisë Socialiste. Më shumë se 20 raste u raportuan për shtrembërim të vullnetit të zgjedhësit nga Pajisja Elektronike e Votimit. Publikisht, sekretari i një KQV denoncoi se si kishte votuar kandidatin Luçiano Boçi dhe pajisja kishte printuar votën në favor të kandidatit Gledian Llatja.
Ky manipulim u bë edhe më i qartë në ZAZ 47, në Qendrat e Votimit 2481/1 dhe 2483, në të cilën prej KZAZ, në flashin e PEVN, është lexuar tjetër rezultat nga ai i raportuar nga sistemi.
Të gjitha këto shkelje tregojnë qartë se si makineria shtetërore u vendos në shërbim të plotë të manipulimit zgjedhjeve në Bashkinë e Elbasanit.
Ne po punojmë për dokumentimin e të gjitha shkeljeve, të cilat po dorëzohen në selinë qendrore të Partisë Demokratike ku është ngritur një grup pune për krijimin e databazës së manipulimeve.
Këto gjetje do të çohen në SPAK dhe do t’i nisen ODHIR dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare në Bruksel dhe Uashington.
Ne nuk lejojmë që vullneti i elbasanasve apo shqiptarëve të shtrembërohet.
Kërkojmë një të drejtë që e kemi fituar që në vitin 1991: të zgjedhim të lirë!”, tha ai./CNA.al
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha gjatë një bashkëbi...
Kryeministri Edi Rama publikuar të dhënat e Organizatë...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku...
Presidenti Bajram Begaj, mori sot pjesë në ceremonitë e be...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është kri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha “shigjeto...
Partia Socialdemokrate pati një rezultat surprizues në...
A do të organizojë Partia Demokratike protesta? Kjo është...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme disa ...
Të ftuarit e kësaj të shtune në podcast-in e kryeminis...
Kur nuk ka mbushur ende një javë e plotë nga zgjedhjet...
Luiz Ejlli, këngëtari nga Shkodra që fitoi edicionin e...
Këngëtari Luiz Ejlli, i cili është edhe fituesi i edicioni...
Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi,...
Në zgjedhjet vendore të 14 majit, opozita pati një rez...
Disa ditë pas fitores së Benet Becit në bashkinë e Shk...
Arben Tafaj, kryetari i Shoqatës Tirana ka mbledhur sot kë...
Gazment Bardhi sot ka marrë drejtimin e PD-së. Nga pas...
Deputeti Saimir Korreshi ka hedhur akuza të forta ndaj...
Partia Uniteti Kombëtar ankimoi në Komisionin Qendror të Z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...