Zgjedhjet e 14 majit/ Zbardhet marrëveshja Berisha-Meta
Sali Berisha dhe Ilir Meta do të jenë krah për krah në zgj...

Pas firmosjes së marrëveshjes me kreun e PL-së, Ilir Meta, në një konferencë të përbashkët për shtyp, Berisha tha se ky moment shënon marrëveshjen për fitoren e sigurt të opozitës në Tiranë dhe Shqipëri.
Sipas tij, ky moment çel rrugën për t’u dhënë qytetarëve të Tiranës qytetarin e parë, që ata meritojnë, që pasqyron vlerat, shpirtin, virtytet dhe moralin e tyre, dhe një lloj për të gjitha qytetet e Shqipërisë.
“Për t’i dhënë Tiranës dhe qyteteve të vendit, parlamentet e vërteta të qytetarëve, përfaqësuesit dinjitozë të qytetarëve, për t’i dhënë Tiranës, një parlament të fuqishëm, të kryesuar nga qytetarë dhe politikanë të sprovuar në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Tiranës.
Por, me fjalë të tjera, për të arkivuar në mënyrë figurative, në plehrat e Sharrës, figurën më obskure që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës që nga shpallja kryeqytet, deri më sot, Erion Velinë, i cili në çdo shtet ligjor, me çdo ligj, i takon të jetë në qeli dhe jo në garë elektorale.
Me vjedhjet e tij monstruoze, me mashtrimet që u ka bërë qytetarëve të Tiranës dhe shndërrimin e Tiranës në një nga 10 qytetet më të pista të botë, të klasifikuar së fundmi nëpërmjet ndërtimeve me katet pa leje, me dendësinë e popullatës, me shndërrimin e kryeqytetit në qytetin me pozicionin e 250-të në shërbimin shëndetësor, Erion Veliaj ka qindra motive të shkojë aty ku e ka vendin.
Jam i bindur se qytetarët e Tiranës do flasin për të gjitha këto dhe do godasin direkt edhe protezhenë e Erion Veliajt, Edi Ramën”, është shprehur Berisha.
Më tej Berisha ka folur edhe për Këshillin Bashkiak të Tiranës, që sipas tij është inekzistent.
“Nuk mund të lë pa thënë dy fjalë për parlamentin inekzistent të Tiranës, që drejtohet nga një zonjë Rovena Hije. Për të, qytetarët nuk ekzistojnë. Nuk e ka dëgjuar kush kurrë të mbrojë një interes të vetëm.
Ajo sikur është binjake me hijen.
Tirana me 800 mijë banorë, më e madhe se disa shtete të Europës, do ketë parlamentin e vet të fuqishëm.
Marrëveshja është historike sepse me primaret do marrë fund kryetarokracia.
Zotin Meta e kam garantuar se do përkrahim nismën referendare. Referendumi mbetet ndoshta mjeti më kryesor për të shëruar, për të rikthyer demokracinë në Shqipëri, e cila është në agoni të plotë dhe ka zbritur nën nivelet e Kirgistanit.
Edhe një herë e konsideroj historike këtë marrëveshje, pasi do të shënojë fillimin e fundit të regjimit absolutar të Edi Ramës dhe Erion Velisë”, është shprehur Berisha./CNA.al
Sali Berisha dhe Ilir Meta do të jenë krah për krah në zgj...
Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë firmosur sot marrëveshjen ...
Ashtu siç kishin njoftuar, PD dhe PL do të nënshkruajnë ma...
Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë do të nënshkruajnë ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do...
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se marrëveshja Meta-Beri...
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka kërkua...
Partia Demokratike ka zgjedhur sot drejtuesit e tri de...
Deputeti Bujar Leskaj ka reaguar pasi kryetari i Parti...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbulu...
Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vang...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmu...
Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe E...
Pas njoftimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sal...
Enkelejd Alibeaj, kryetari në detyrë i grupit parlamen...
Edi Paloka i Partisë Demokratike dhe Gazment Bardhi i ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi d...
Avokati Spartak Ngjela ka parashikuar bashkimin e Part...
Avokati Spartak Ngjela ka folur ditën e sotme për ligj...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...