5 bashki shkojnë në zgjedhje të dielën/ Rama: Vlora do të ketë për herë të parë një kryetare
Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në rrjetet socia...

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ka analizuar situatën politike në forcën e tij politike dhe shprehet se pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR PD duhet të bëjë një analizë të thellë.
Leskaj deklaron se PD duhet të forcojë marrëdhëniet me qytetarët, me bazën/terrenin dhe të forcojë strukturat e brendshme.
"Raporti përfundimtar i misionit të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 përbën një dokument të qartë, të detajuar dhe profesional, që dëshmon për devijime thelbësore nga standardet demokratike dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë, duke e përshkruar procesin zgjedhor si një garë të pabarabartë, të manipuluar dhe të ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga partia në pushtet. Ky raport realist, i paanshëm dhe shterues në analizën e tij, konfirmon se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë e mirëfilltë elektorale, një proces i zhveshur nga fryma e votës së lirë dhe ndarjes së qartë mes shtetit dhe partisë në pushtet.
Mbas publikimit të këtij raporti, Partia Demokratike e Shqipërisë është përballë një faze historike, që kërkon një analizë të thellë dhe një proces të domosdoshëm reformimi. Ky është një çast vendimtar për të rifreskuar dhe sinergjizuar partinë, duke ndërtuar një lidership të konsoliduar dhe një strukturë që ndjek parimet themelore të saj. Këto parime dhe qasje të reja duhet të jenë të orientuara në dy drejtime kryesore: forcimi i marrëdhënieve me qytetarët, me bazën/terrenin dhe forcimi i strukturave/aparatit të brendshëm të partisë".
Leskaj propozon që deputetët, të cilët fituan mandatin më 11 maj ta dorëzojnë atë pas dy vitesh te kandidati pasardhës në mënyrë që të hapet partia.
Deputeti deklaron se ai vetë do ta lërë mandatin pas 2 vitesh.
"Duhet një reflektim i sinqertë dhe një planifikim i qartë për të korrigjuar gabimet e bëra.
Një hap i nevojshëm në këtë drejtim është që deputetët e listave të mbyllura të lënë gjysmën e mandatit për deputetët e listave të hapura/apo deputetët pasardhës. Kjo është një mënyrë për të hapur Partinë Demokratike, ashtu siç ishin principet e Rithemelimit. Personalisht, pas dy vitesh, do të lë mandatin tim të deputetit tek kandidati pasardhës në listë, për të inkurajuar deputetët e rinj, nxitur rinovimin dhe për të sjellë një frymë të re të të bërit politik. Ky është një proces që duhet të ndiqet nga të gjithë deputetët aktual; të cilët më vonë si ish-deputetët duhet të vazhdojnë të kontribuojnë maksimalisjt si të ishin deputet, me veprimtari. Kjo formulë në optikën time e bën më të shëndetshme Partinë Demokratike, duke e bërë më të fortë, më te hapur dhe më të sigurt për të ardhmen", deklaron Leskaj.
Leskaj deklaron se në muajin maj i ka paraqitur kreut të PD-së dorëheqjen nga posti i Drejtuesit Politik të Qarkut Vlorë.
"Një pikë tjetër ka të bëjë dhe me rolin e institucionit të Drejtuesit Politik. Ky ndryshim nuk duhet parë si një akt formal, por si një proces i thellë rinovimi, që sjell progres për partinë dhe shoqërinë.
Analiza e zgjedhjeve, mbas denoncinit të farsës zgjedhore dhe raportit të OSBE/ODIHR, duhet të fillojë nga drejtuesit politikë që humbën në zgjedhjet e 11 majit në qarqet e tyre, pavarësisht farsës dhe manipulimit të zgjedhjeve. Këta drejtues duhet ose të japin dorëheqje (personalisht, menjëherë pas zgjedhjeve, në maj 2025, i paraqita Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berishës dorëheqjen time, si drejtues politik i qarkut Vlorë) dhe/ose të zëvendësohen me të rinj, nga kandidatët e PD-së në listat e hapura që fituan ose morën mbështetje të gjerë nga elektorati", deklaron Leskaj./CNA
Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në rrjetet socia...
Vetëm një javë na ndan nga zgjedhjet e pjesshme lokale të ...
Të dielën e datës 9 nëntor, në 5 bashki të vendit do të zh...
E hëna pritet të jetë e ngarkuar për Kuvendin, teksa për n...
Media e njohur europiane ‘Euronews” ka publikuar sot një a...
Kryedemokrati Sali Berisha ka ironizuar sot kryeministrin ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka shf...
Ish-kryeparlamentari dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste...
Anëtarë të Partisë Socialiste dhe figura të tjera të PS-së...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka zhvilluar ho...
Kretët e partive opozitare kanë marrë pjesë në homzhet në ...
Dita e sotme është shpallur Ditë Zie për ndarjen nga jeta ...
Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj,...
Kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës, Og...
Koordinatori i Partisë Demokratike për Tiranën, Ilir Alime...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka ndarë n...
Ambasada e Italisë në Shqipëri ka reaguar për shuarjen nga...
Ish-ministri i Financave, Anastas Angjeli ka reaguar për n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi sot s...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një inte...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...