web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lajthit Gaz Bardhi/ Sulm Niko Peleshit për Gjykatën Kushtetuese

14 Tetor 2025, 18:29, Politikë CNA

Lajthit Gaz Bardhi/ Sulm Niko Peleshit për Gjykatën Kushtetuese

Lajthitjet e Gaz Bardhit janë të pandalshme. Sot ai ka bërë një status, ka nxjerrë dhe një dokument, ku “në vend të vërë vetulla, nxjerr sytë”.

Sipas Gaz Bardhit opozitës i është hequr e drejta e fjalës dhe nuk është lejuar të shkojë të përfaqësohet në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e mbarimit të mandatit të gjyëqtarit të Kushtetueses.

Lajthit Gaz Bardhi/ Sulm Niko Peleshit për Gjykatën Kushtetuese
Shkresa e publikuar nga Gazment Bardhi

Në fakt Gjykata Kushtetuese, në shkresën që ka nxjerrë Gazment Bardhi, thotë se do të vendosë mbi bazë dokumentacioni. Pra do të mbyllë dyert, do të shohë letrat dhe do të vendosë.

Gjykata Kushtetuese nuk pyet as Gazin, as presidentin, as Elisa Spiropalin dhe as Niko Peleshin.

Elisa Spiropali në momentet e para i ka thënë Gaz Bardhit që kur t’i shqyrtohet çështja, mund të shkojë në gjykatë. Më pas gjykata ka thënë se nuk do të zhvillojë seancë me dyer të hapura, do të marrë dokumentet, do t’i shqyrtojë dhe do të dalë me vendim.

Ku do të shkojë Gazi? Çfarë të drejte fjale i kanë hequr Gazit?

 

Më poshtë statusi i kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, njeriut që do të zhdukej nga politika po të rikthehej në krye të PD, Berisha, që vazhdon të lajthisë pa limit duke shkruar lloj lloj budallallëqesh.

 

Në ndryshim nga paraardhësit në detyrën e Kryetarit të Kuvendit, që çështjet që janë në kompetencë të Kuvendit, në rastin konkret mandatet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i kanë trajtuar si çështje të përbashkëta të të gjithë Kuvendit dhe që duhet të pasqyrojnë opinionin e të gjithë Kuvendit, Niko Peleshi vendos një standard të ri. Për Kryetarin e Kuvendit mandatet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese janë çështje e partisë–shtet, ku opozita nuk mund të ketë rol as për të thënë fjalën e saj.
Shtuar kësaj, Kryetari i Kuvendit vazhdon të firmosë “idiotësira shtetërore”, pa kuptuar se për çfarë e hedh firmën dhe aq më pak për çfarë e përdor vulën e institucionit më të lartë të shtetit – Kuvendit të Shqipërisë. Sipas tij, përfaqësimi në Gjykatën Kushtetuese bëhet vetëm në seanca publike dhe meqenëse nuk ka seancë publike, nuk mund të ketë përfaqësues.
Dikush duhet t'i sqarojë apo për shkak të pozicionit të lartë publik që ka marrë përsipër ai vetë duhet të lexojë e kuptojë, që përfaqësimi në rastet kur Gjykata Kushtetutese ka vendosur seancë mbi bazën e dokumentave, realizohet përmes dërgimit të mendimit me shkrim. Niko Peleshi vendosi që opozita s'ka të drejtë as të japë mendim, as të japë opinion, as të mbajë qëndrim institucional mbi çështje të rëndësishme të shtetit dhe që lidhen drejtpërdrejtë me rendin kushtetues. Askush përpara tij nuk ka guxuar të shkojë në këto nivele.





Lajmet e fundit nga