Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar Kuvendit kërkesën zyrtare për ngritjen e një Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 11 majit.
Grupi i PD-së kërkon që komisioni të ngrihet për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale.
Në njoftimin e grupit të deputetëve të PD-së propozohet që Komisioni të përbëhet nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë t’i përkasin PD-së dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Njoftimi i grupit të PD-së:
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike zyrtarizon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qëndror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 Majit 2025.
Në kërkesë evidentohet se sic ishte parashikuar nga katër rezolutat ndërkombëtare të miratuar nga Partitë Popullore Evropiane (EPP), Internacionalja e Demokratëve të Qendrës (CDI) dhe Bashkimi Demokrat Ndërkombëtar (IDU), procesi zgjedhor u provua të ishte një farsë elektorale në vend të një shprehje të lirë dhe demokratike të vullnetit të qytetarëve. Problematikat dhe shkeljet që shoqëruan zgjedhjet parlamentare u pasqyruan gjërësisht edhe në raportin paraprak të OSBE/ODIHR-it, të publikuar një ditë pas zgjedhjeve në datën 12 maj 2025.
Sipas Grupit Parlamentar të PD në këto dokumente ndërkombëtare, del qartë se zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, u kompromentuan rëndë për shkak të shkeljeve të rënda dhe problematikave serioze, veçanërisht në drejtim të: i) shitblerjes së votës; ii) intimidimit të zgjedhësve; iii) shtetit elektoral; iv) sistemit kriminal të patronazhimit; v) manipulimit të votës së Diasporës; dhe vi) finalizimit të farsës elektorale në ditën e votimit.
Në kërkesë evidentohet gjithashtu, se me qëllim marrjen e mandatit të katërt qeverisës dhe pamundësimin e rotacionit me çdo kusht, qeveria u angazhua në një abuzim sistematik të pushtetit dhe burimeve shtetërore për të manipuluar procesin zgjedhor, konkretisht në këto drejtime: 1) Keqpërdorimi i eventeve publike; 2) Kapja e institucioneve shtetërore; 3) Riaktivizimi i sistemit të patronazhimit; 4) Blerja e drejtpërdrejtë e votave:; 5) Manipulimi zgjedhor përmes subvencioneve për fermerët; 6) Anullimi masiv i gjobave: 7) Miratimi i 138 licencave për kultivimin e kanabisit në të gjithë vendin; 8) Prokurime të paligjshme; 9) Abuzimi me lejet e legalizimit dhe të ndërtimit; 10) Punësime të paligjshme; 11) Përfshirja e grupeve kriminale në fushatë; 12) Kontrolli i Medias; 13) Rrjeti i "Patronazhistëve" në Ditën e Zgjedhjeve;14) Zyrat zgjedhore të paligjshme të Partisë Socialiste; 15) Blerja e Votave dhe Manipulimi Zgjedhor; 16) Konfiskimi i Kartave të Identitetit - Blerja e të Drejtës së Votës; 17) Keqpërdorimi i të Dhënave Personale; 18) Përdorimi i gjerë i badge të falsifikuara të stafit dhe vëzhguesve; 19) Shkelja e Fshehtësisë së Votës; 20) Manipulimi i Fshehtë i Fletëve të Votimit ("Treni Bullgar"); 21) Zhdukja e 350 Kutive të Votimit dhe Shfaqja e Fletëvotimeve të Dyshimta; 22) Manipulimi i Votës së Diasporës dhe Parregullsitë e Ditës së Zgjedhjeve; 23) Mosfunksionimi i Sistemeve të Identifikimit Biometrik (PEI); dhe 24) Bashkëpunimi Institucional dhe Rrëzimi e Ankesave.
Komisioni propozohet të ketë për objekt të veprimtarisë së tij: (i) Verifikimin e ligjshmërisë të veprimtarisë të organeve të pushtetit qëndror dhe pushtetit vendor, si dhe përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025; (ii) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, barazisë, lirisë dhe ndershmërisë në proceset zgjedhore të ardhshme.
Komisioni propozohet të përbëhet nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Bashkëlidhur kërkesa e plotë e dorëzuar zyrtarisht nga deputetët e opozitës. Sipas Kushtetutës, kur Komisioni Hetimor kërkohet të ngrihet nga të paktën 35 deputetë, Kuvendi është i detyruar të miratojë ngritjen e Komisionit. /CNA
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në ditën e d...
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, është shprehur gja...
Drejtoresha e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, ish...
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ka prezantuar në m...
Në Komisionin e Ligjeve nuk kanë munguar as ironitë dhe ga...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, është thirrur në...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ishte i pranishëm këtë...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot shifra të regjistruara ...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka raportuar në ...
Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, në Komisionin për Çështjet Lig...
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zh...
Dita e sotme do të jetë e ngjeshur dhe e ngarkuar pasi do ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në...
Analisti Andi Bushati komentoi sot procesin e zgjedhjeve l...
Analisti Andi Bushati tha sot se një komision ‘McGonigal’ ...
Zgjedhjet në Tiranë u pezulluan nga Gjykata Kushtetuese dh...
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka në një dalje te...
Eksperti i integrimit, Gledis Gjipali komentoi sot vijimin...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...