E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Partia Demokratike ka zgjedhur që në KQZ të përfaqësohet nga juristi Marash Logu.
Kohët e fundit në sallën e seancave të mbledhjeve të KQZ-së, Marashi ka nisur të prezantohet edhe me një ose 2 shoqërues. Zoti Logu bëri përshtypje kur u fut në sallë bashkë me një asistent, i cili në nisje të seancës u ul në krah tij. Por pas disa minutash u dallua që zoti Logu i tha diçka në vesh asistentit dhe ai u ngrit e u spostua në karriget e rreshtit të dytë.
Kamerat nuk duhet të ngatërroheshin. Përfaqësuesi i Berishës në KQZ është vetëm Logu dhe jo edhe të tjerë.
Një ditë më pas zoti Logu arriti në sallën e mbledhjeve me 2 asistentë. Por kësaj radhe udhëzimet ishin dhënë më parë. Zoti Logu hyri rëndë-rëndë, ndërsa asistenti e ndiqte nga pas me një dosje në krahë. Pasi zoti Logu u sistemua në rreshtin e parë, asistenti i vendosi dosjen në tavolinë dhe tashmë e dinte mirë se ku duhej të ulej.
Ky është Marash Logu sot.
Marash Logu e ka nisur karrierën e tij si jurist në zyrën e Eduard Halimit. Dikur ministër Drejtësie dhe më pas deputet, zoti Halimi njihet edhe për promovimin në PD të Gazment Bardhit.
Nga klikimi i lajmeve të vjetra dhe prononcimeve për shtyp të zotit Halimi kuptohet qartë që edhe Gazment Bardhi e ka zhvilluar karrierën e tij ditën që zoti Halimi u bë ministër Drejtësie. Halimi gjithashtu ka përshëndetur zgjedhjen e Gazment Bardhit si sekretar i Përgjithshëm i Lulëzim Bashës. Më tej gjithçka është histori e njohur.
Kurse Marash Logu, deri ditën që vazhdonte të punonte në studion e avokatisë së ish-ministrit Halimi, postin më të lartë e ka pasur si këshilltar i zonjës Vokshi në Komisionin Parlamentar të drejtuar prej saj. Edhe aty si rekomandim i ish-ministrit Halimi!
Më pas Logu nisi të shfaqej në pozicionin e këshilltarit të grupit parlamentar demokrat, ndërkohë që paralelisht vijonte punën edhe në studion e suksesshme të ish-ministrit Halimi.
Është ende koha kur sjellja e Marash Logut, në raport me njeriun që i kishte shkruar karrierën, ishte në nivele shumë të larta respekti.
Kjo jo domosdoshmërisht kishte të bënte me adhurimin e zotit Logu ndaj bamirësit të tij.
Në fakt jeta e Logut ka nisur mes bamirësisë së të tjerëve. E kjo për shumëkënd do të nënkuptonte një Marash të brumosur me ndjenjën e mirënjohjes ndaj kujtdo që i shtrinte dorën për ta ndihmuar.
Marashi e ka origjinën e tij përtej Vaut të Dejës, në Malësinë e Madhe. I rritur dhe ushqyer nga kisha e zonës, kjo ishte një e dhënë që i ka krijuar me sa duket besimin zotit Halimi te njeriu që vendosi të fuste në derën e biznesit të vet privat. E natyrisht edhe ndjesinë e së mirës që duhej të bënte për të ndihmuar një djalë të ri të diplomuar në drejtësi.
Kështu me sa kuptohet kur Halimit nuk i duheshin më këmishat me inicialet E. H. ato i duheshin Marashit!
Deri ditën që Marashi filloi të përfytyronte një asistent që i qepej nga pas për t'i mbajtur dosjet.
Nga ajo ditë bashkëbiseduesit e tij e gjenin duke dëgjuar me habi Marashin të përfliste dhe shante njeriun, këmishat e të cilit i kishte ende në trup. Inicialet E. H. vijonin ndërkohë në mëngët e këmishave të Logut, ndërsa ai shante "pronarin" e atyre inicialeve.
Eduard Halimi si biznesmen dhe avokat i suksesshëm nuk e kishte luks të tepruar veshjen e këmishave me inicialet e veta, por ndoshta ato iniciale Logu i dinte sigla të rrobave firmato, se nuk shpjegohet dot si mund të shash njeriun që të ka dhuruar këmishën e vet e mbase edhe përtej këmishës.
Ky është Marash Logu me iniciale M. L.
Mos u habisni kur t’i shihni ato iniciale të shfaqen në mëngët e këmishave të Marashit. Mirënjohja nuk është në natyrën e Marashit, por mbase një gjë mund ta ketë mësuar nga mentori i tij./ CNA
Kreu i PD-së, Sali Berisha, sot në një konferencë për medi...
Kreu i Partisë Demokratike ka publikuar të tjera video nga...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka ironizuar ...
Ka një betejë të gjallë në PD për ndarjen a posteve pa...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulan...
LZHK ka bërë një deklaratë në lidhje me zgjedhjet e 11 maj...
Kryetari i Partisë Dmeokratike, Sali Berisha, në një konfe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konfe...
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur në mbledh...
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, me anë të një ...
Seanca në KAS ku po shqyrtohet ankimimi për rezultatin e z...
Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu të ftuar në "MCN T...
Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, deklaroi në e...
Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, A...
Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj i është përgji...
Analisti Andi Bushati dhe Baton Haxhiu janë përplasur sëri...
Analisti Shpëtim Nazarko është shprehur se me këtë opizita...
Analisti Fatos Lubonja e quajti sot procesin e rinumërimit...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula tha sot s...
Sonte në emisionin "Opinion" po diskutohet tema: "A e përb...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...