“Do të këpusë koka që të ngrihet mbi to”/ Shkullaku: Qëllimi i Ramës, të rrijë në pushtet me çdo çmim
Gazetari Armand Shkullaku tha sot se të gjitha ngjarjet që...

Një përplasje e fortë mes gazetares Klodiana Lala dhe Agron Shehajt lidhur me nismën për mbledhjen e 100 mijë firmave në mbështetje të drejtësisë, ka ndodhur në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Gjatë diskutimit, Lala e cilësoi këtë iniciativë si një aksion pa efekt real për qytetarët, duke e konsideruar atë thjesht një lëvizje propagandistike në funksion të interesave politike të Shehajt.
Ajo theksoi se mbledhja e firmave nuk sjell asnjë ndryshim konkret në sistemin e drejtësisë dhe shërben vetëm për të rritur profilin publik të forcës politike që ai përfaqëson.
“Nuk kanë asnjë efekt real. Më thuaj cili është efekti që sjell në sistemin tonë?”, u shpreh Lala, duke insistuar se nisma është më shumë një strategji për mbijetesë politike sesa një veprim me ndikim real.
Nga ana tjetër, Shehaj pranoi se iniciativa nuk ka vlerë juridike, por e mbrojti atë si një formë sensibilizimi publik. Sipas tij, mbledhja e firmave synon të tregojë para opinionit vendas dhe ndërkombëtar se qytetarët shqiptarë mbështesin drejtësinë.
“Është një dëshmi, një sensibilizim”, deklaroi Shehaj, duke e krahasuar nismën me protestat që, sipas tij, nuk kanë gjithmonë efekt të drejtpërdrejtë, por shërbejnë për të ngritur ndërgjegjësimin.
Debati mes tyre u tensionua më tej, kur Lala këmbënguli se nisma është thjesht një mjet për të qëndruar në skenën politike dhe për të siguruar vota, ndërsa Shehaj e kundërshtoi këtë deklaratë, duke kërkuar që të mos minimizohet rëndësia e sensibilizimit publik.
Debati në studio
Klodiana Lala: Nuk kanë asnjë efekt real. Më thuaj cili është efekti real që sjell në sistemin tonë? Me këto firma çfarë arrin?
Agron Shehaj: Kush të tha se ka ndikim juridik apo real? Një protestë çfarë rezultati ka? Është një dëshmi, sensibilizim.
Klodiana Lala: Pra, lëvizje politike që tregon se jeni në treg, propagandë për forcën tuaj politike, kaq.
Agron Shehaj: Kam thënë unë se ka vlerë juridike?
Klodiana Lala: Zotëri, kjo e gjitha është lëvizje për të qëndruar në treg si forcë politike. Mirë bën, të jesh në domeinin publik dhe të marrësh vota. Por efekt real në sistem apo te qytetarët nuk ka.
Agron Shehaj: Çfarë efekti real thua? Jepu kuptim fjalëve që thua.
Klodiana Lala: Jam shumë e qartë, kërkon ta shmangësh. Thuaju qytetarëve pse keni mbledhur këto firma.
Agron Shehaj: Për t’i treguar opinionit publik dhe ndërkombëtarëve, se shqiptarët janë me drejtësinë. Pse nuk të pëlqen kjo?
Klodiana Lala: Nuk më impononi dot mendimin tuaj dhe lëvizjen tuaj. Çfarë ju thanë amerikanët zoti Shehaj kur ju dërguat 100 mijë firmat?/ CNA
Gazetari Armand Shkullaku tha sot se të gjitha ngjarjet që...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrj...
Gazetari Bledian Koka tha sot se dëmet ekonomike nga korru...
Gazetari Klodian Tomorri tha sot se në situatën në të cilë...
Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali komentoi...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Osman St...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u ndal sot...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të shtunën Grupin Parl...
Pas disa muajsh diskutimesh, Partia Socialiste dhe Partia ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka paralajmëruar autoritetet s...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka deklaruar se kryemini...
Ish-deputeti socialist, Petro Koçi tha sot se aksioni i ja...
Deputeti demokrat, Ivi Kaso u ndal sot në atë që e quajti ...
Ervin Salianji, si një ndër njerëzit e afërt të Lulzim Bas...
Eksperti i integrimit europian, Gledis Gjipali analizoi so...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u ndal sot...
Demokrati Ilir Alimehmeti tha sot se në garën që do të zhv...
Deputetja socialiste, Elisa Spiropali i është përgjigjur k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëkeqhur nga Europoli, përmes autoriteteve ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...