Ndryshon moti në korrik/ Stuhia e madhe i afrohet Ballkanit
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...

Në rrugëtimin që bëri në njësinë nr.3, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, është mikpritur nga qytetarët, nga të cilët ka dëgjuar shqetësimet dhe kërkesat që pushteti vendor mund t’u japë zgjidhje.
“Realizova një dëshirë, sepse kisha qejf të të takoja”, u shpreh një nga banoret e zonës, e cila i ka uruar fitoren më 14 maj. “Më ndihmoni, sepse më 14 maj është për Tiranën kjo betejë, nuk është për politikën e ditës. Është vetëm për Tiranën, për qytetin”, theksoi Këlliçi, takimet e të cilit janë pjesë e turit me moto “Jam këtu t’ju dëgjoj”. Këlliçi ka dëgjuar shqetësimet e tregtarëve në rrugët “Odhise Paskali” dhe “Hoxha Tahsin”. Si kudo në Tiranë, edhe në këtë rast tregtarët thanë se për shkak të varfërisë nuk ka më fuqi blerëse dhe mallrat detyrohen t’i shesin nën kosto. “Shumë dobët, më dobët s’ka ku të shkojë. Përfundojnë kalbësira.

E marr mallin 3 mijë lekë, do ta shes 3 mijë e 500. Përfundon 1 mijë lekë shitet. As njerëzit nuk hanë, as ne nuk shesim”, tregoi një tregtare e fruta-perimeve.
“I kam dy fëmijët jashtë, një në Athinë, një në Gjermani. Bëjnë gjithë atë shkollë dhe ikin jashtë, se punët i ka partia. Unë banoj te Fresku. Ankesën e parë kam transportin publik, se udhëtoj 3 a 4 herë. Më shkon 1 orë”, u ankua një tjetër banore.
“Zonjë, kjo lidhet me trafikun, me cilësinë e autobusëve, me shpejtësinë mesatare, me trafikun, sepse e kanë bërë batërdi. Janë ngushtuar rrugët. Janë shtuar makinat. Futja me kulla e me godina gjithë kohës, por këto makina, këta njerëz, ku ikin? Betonizo gjithë qytetin. Unë, çfarë ka bërë ky, nuk do ta bëj! Do të të ofroj zgjidhje pas 14 majit edhe për çmimin e transportit, edhe për cilësinë e transportit publik edhe për kohëzgjatjen. Do t’i zgjidh!”, ishte përgjigjja e Këlliçit për një nga problemet më akute të Tiranës, siç është paralizimi i qarkullimit në kryeqytet.
E dhimbshme ka qenë historia e një gruaje që ndaloi për të rrëfyer përvojën e saj në administratën aktuale.
Me lot në sy ndërsa takoi Këlliçin, ajo tregoi se si i kishin kërkuar para për ndihmën e nënës së verbër që nuk jetonte më.
“Nëna ime të donte shumë, prandaj ndalova të të jap një përqafim. Nëna ime ishte me glaukomë edhe shkuam të kërkonim te kriminelët që të merrja unë që t’i bëja hyzmet. Nuk më dhanë. Aq kriminela janë ata njerëz! Jam vajzë e vetme. Kemi jetuar me 170 mijë lekë pension për 10 vjet. Nuk kam punuar ndonjëherë. Ajo javës që kaloi ndërroi jetë. Të lutem mundini këta kriminela! I kërkuan një të verbëre 500 mijë lekë! Është krim more!”, ka treguar qytetarja historinë e saj të korrupsionit me administratën në pushtet.
Mërgimi dhe largimi masiv i të rinjve jashtë vendit ka qenë një temë që kandidati i PD-së për Tiranën e hasi kudo në takimet që pati për shkak të varfërisë dhe korrupsionit. Kudo në takime, qytetarët kanë kërkuar ndryshim dhe zgjidhjen e problemeve pas 14 majit. Gjatë këtyre javëve Këlliçi është angazhuar në takime të përditshme për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve, në bazë të të cilave do të hartohet program i fushatës për 14 majin nga ekipi i tij i ekspertëve./CNA.al
“Nesër u bëj thirrje qytetarëve që të protestojmë me fuqin...
Kandidati i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka vijuar...
Pas mbledhjes me grupin parlamentar, kreu i PD-së, Sali Be...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një dalje për mediat ka fol...
Saimir Korreshi, deputeti i Partisë Demokratike, i ftuar n...
“Miratimi i fondeve vjetore të partive politike do të shty...
Arian Galdini i LRE-së, ka shpërndarë një njoftim për medi...
Ish-zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, ka ngr...
Deputeti Kreshnik Çollaku sot ka dalë kundër Partisë s...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbledhur Këshillin Kombëtar,...
Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Belind Këll...
Ndonëse Partia Demokratike i ka konfirmuar kandidatët e 14...
Kandidati i PD-së për kryetar bashkie në Tiranë, Belin...
Garës për Bashkinë e Korçës do t'i shtohet një figurë e nj...
Gjergji Gjata do të kandidojë në zgjedhjet e 14 majit, për...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, është shprehur se lar...
Mbledhja e Komisionit të Etikkës mes debatesh, ka vendosur...
Është mbledhur Komisioni i Etikës për përjashtimin e 6 dep...
Deputetë të PS-së kanë kërkuar një ditë më parë përjashtim...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...