Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat ka folur me shifra duke treguar se sa kanë kushtuar biletat dhe dhuratat që ka marrë kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në New York.
Këlliçi thotë se biletat e ndeshjes së basketbollit, që familja Rama pati mundësinë ta ndiqte nga rreshti i parë, në ulëset më të shtrenjta të Madison Square Garden kushtojnë nga 3,600 deri në 7,260 dollarë për person.
Po ashtu Këlliçi ka treguar shifrën që reklama e Edi Ramës në billboardin e shfaqur në "Times Square", kushton 150 dollarë për vetëm 15 sekonda.
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën tha se i takon organeve të drejtësisë, të gjejnë kush janë bamirësit që shpenzojnë qindra mijëra dollarë për dhuratat dhe qejfet e Edi Ramës në SHBA, pasi këto janë vetëm disa aktivitete që janë mundur të zbulohen nga opozita.
“Ditën e djeshme, kreu i Narkoshtetit të parë të Europës Edi Rama, u prit me protesta të fuqishme nga atdhetarët shqiptaro-amerikanë të New York-ut, të cilët i treguan vendin arkitektit të shpopullimit masiv të Shqipërisë në këto 12 vite.
Në radhë të parë falenderojmë përzemërsisht të gjithë ata shqiptarë të cilët ditën e djeshme, i’u bashkuan thirrjes së opozitës shqiptare për të demaskuar kreun e Narkoshtetit Edi Rama, në zemër të SHBA-së aty ku sot miku i ngushtë i tij, Charles McGonigal po vuan dënimin me burg.
Edi Rama nuk shkoi në SHBA për shqiptarët, por ahengu i datëlindjes së Alex Soros dhe ndeshja e NBA mes New York Knicks dhe Indiana Pacers, ishin arsyet reale të kësaj vizite luksi.
Sot, nga kjo foltore po bëjmë një kërkesë të thjeshtë për transparencë.
Sa kushtojnë biletat e ndeshjes së basketbollit, që familja Rama pati mundësinë ta ndiqte nga rreshti i parë, në ulëset më të shtrenjta të Madison Square Garden? Kush pagoi për këto bileta? Sipas të dhënave zyrtare online, këto bileta kushtojnë nga 3,600 deri në 7,260 dollarë për person.
Kujtojmë qytetarët shqiptarë se kjo nuk është hera e parë që Edi Rama përfiton si dhuratë bileta të tilla luksi për të ndjekur ndeshjet e NBA në SHBA.
Ju ftojmë të ndjekim këtë video të shkurtër, të 12 janarit, 2016. Sipas vetë Edi Ramës, këto bileta nuk kushtojnë sepse qënkan të rezervuara. Por ndërkohë, e vërteta është se çdo biletë, qoftë edhe abonimet vjetore, kanë një kosto financiare tejet të lartë. Sipas legjislacionit shqiptar në fuqi, Edi Rama nëse i është ofruar dhurata në cilësinë e Kryeministrit, nuk duhej ta pranonte. Nëse dhurata i është bërë si individ privat dhe ajo dhuratë tejkalon vlerën e 100 eurove, Edi Rama duhet ta deklarojë pranë ILDKPKI.
Nga të dhënat e mbledhura deri më tani, në deklaratën vjetore të vitit 2016, Edi Rama nuk ka deklaruar dhuratën e ndeshjes së NBA dhe as shpenzimet e udhëtimit të tij privat në New York.
Gjithashtu, nga të dhënat e mbledhura deri më tani, reklama e Edi Ramës në billboardin e shfaqur në "Times Square", kushton 150 dollarë për vetëm 15 sekonda. Qytetarët shqiptarë sot duhet të dinë se sa ka kushtuar aktiviteti i djeshëm i Ramës në New York, duke filluar pikërisht nga reklama e tij pompoze në billboardin e "Times Square".
Qytetarët shqiptarë duhet të dinë se kush janë financuesit dhe organizatorët e takimit të djeshëm të Edi Ramës, në një ndër sallat më të famshme dhe të shtrenjta të globit, në Gotham Hall, 1356 Broadway, në zemër të Manhattan, në New York.
Sa ka kushtuar qiraja e sallës në këtë ambjent, fonia, ndriçimi, led wallet, shërbimi i sigurisë dhe kush i ka paguar këto fatura? Për të gjitha këto shpenzime, Partia Demokratike po mbledh informacion zyrtar, i cili më pas do t’i përcillet SPAK, por mbi të gjitha PD ditët në vijim do të depozitojë të gjitha të dhënat për deklarimin e rremë të kryer nga Edi Rama në deklaratën e pasurisë të vitit 2016.
I takon organeve të drejtësisë, të gjejnë kush janë këta bamirës që shpenzojnë qindra mijra dollarë për dhuratat dhe qejfet e Edi Ramës në SHBA, pasi këto janë vetëm disa aktivitete që janë mundur të zbulohen nga opozita.
Ndërkohë gjej rastin sërish të ftoj qytetarët shqiptarë t’i bashkohen thirrjes së PD për mosbindje civile, ditën e martë, datë 29 tetor, ora 17:00.
O sot, o kurrë”, deklaroi Këlliçi./ CNA
Kreu i PD-së Sali Berisha ka publikuar një foto album nga ...
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka d...
Deputeti Tritan Shehu ka bërë me dije se nesër do të z...
Qytetarët mëngjesin e kësaj të diele kanë protestuar në Du...
Drejtuesi politik i PD-së në Durrës, Oerd Bylykbashi, ka d...
Qytetarët janë mbledhur për të protestuar mëngjesin e sotë...
Kryeministri Edi Rama foli për dënimin e ish-kryeminis...
Të dielën është njoftuar se do të rikthehen në Portin ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli mbr...
Kryeministri Edi Rama deklaroi në Nju Jork se po zhvil...
Në listat e deputetëve të Partisë Socialiste do të ket...
Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të shtunë se Shqipë...
Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedim me shqiptarët ...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm gjatë takimit ...
Kryeministri Edi Rama shigjetoi opozitën gjatë fjalimi...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë sërish një mesazh për z...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në takimin me emigrantë...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Nju Jork, pasi ka org...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Nju Jork për një taki...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka rea...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...