“E kanë djegur Shqipërinë”/ Neritan Liçaj: Jemi në anarki, nevojitet reformatim ideologjik
Aktori Neritan Liçaj shprehu sot një qëndrim kritik gjatë ...

Ish-kandidatja e PD-së për deputete, Ilirjana Kuçana, kritikoi sot frontin opozitar, teksa theksoi se nevojitet më shumë moral dhe koherencë politike.
E ftuar në "A2 CNN", Kuçana u shpreh se në situatën në të cilën gjendet Partia Demokratike, kryedemokrati Sali Berisha duhet të reflektojë dhe të bëjë ndryshime, që do të sillnin një efekt edhe tek imazhi i partisë.
“Nga kontaktet që kam pasur dhe nga ajo çfarë pashë gjatë rrugës, vura re se shumë figura që iu bashkuan Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë në vitin 2022 nuk ishin prezent në atë tryezë dhe kjo më vjen keq. Ndiej keqardhje, sepse janë njerëz me kontribute në shoqërinë civile. Janë njerëz që kanë bërë beteja dhe kauza publike. Nuk e di nëse nuk janë ftuar apo kanë refuzuar të jenë pjesë e kësaj tryeze. Atëherë besoj se Partia Demokratike do të duhej të kishte gjetur personin e duhur për t’i bërë ftesat e shoqërisë civile. Nuk ka qenë personi i duhur ai që është marrë me organizimin. Pra, jo zoti Berisha, por ai që është marrë me organizimin. Aty ka çaluar puna, te personi që ka dërguar ftesat.
Shoqëria civile funksionon ndryshe. Janë njerëz të lirë. Shoqëria civile ka një mënyrë dhe një mekanizëm ndryshe funksionimi. Është shumë e rëndësishme që, kur i fton në një tryezë të shoqërisë civile, ata duan të shohin të ngjashmit e tyre, njerëz me të cilët kanë bërë beteja bashkë, kanë qenë krah për krah. Patjetër që duan të shohin edhe moral, duan të shohin koherencë. Duke qenë se Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë, në njëfarë mënyre u braktis nga Partia Demokratike, mendoj se edhe Fronti sot e ka braktisur atë tryezë. Kjo, besoj, është arsyeja pse një pjesë e madhe e tyre nuk kanë qenë pjesë e asaj tryeze.
Për mua më vjen keq kur nuk i shoh ata intelektualë që realisht përfaqësojnë figurën intelektuale, fytyrën intelektuale, mendimin intelektual. Do të doja shumë që ata të ishin aty dhe më dhemb kur nuk i shoh në tryezë disa prej njerëzve që janë mendimtarë, njerëz që janë, po e them hapur, filozofë në qasjen dhe mendimin e tyre. Problemi këtu është se njerëzit që përzgjedh zoti Berisha për të organizuar këtë tryezë, dhe jo vetëm kaq, por edhe rreshti i parë i Partisë Demokratike, duhet të rishikohet. Duhet ndryshuar imazhi i Partisë Demokratike, sepse për disa figura që janë sot në Parti, njerëzit nuk afrohen.
Shpresoj fort që deri në muajin mars, kur kemi zgjedhje në Partinë Demokratike, zoti Berisha të reflektojë dhe të bëjë ndryshime. Nëse nuk i bën, edhe unë do ta mendoj angazhimin tim politik, sepse nuk mund të qëndroj me disa njerëz për të cilët e gjithë Shqipëria thotë me zë të lartë se nuk mund të jenë më aty. Opozita duhet të përfaqësohet nga figura që ngjallin shpresë, qytetari, që kanë bërë diçka në jetën e tyre. Ka figura që nuk kanë ditur të bëjnë punë tjetër përveç politikës dhe, nëse i nxjerr nga politika, mbeten pa bukë. Ky nuk është modeli i duhur”,-tha Kuçana./CNA
Aktori Neritan Liçaj shprehu sot një qëndrim kritik gjatë ...
Demokrati Ilir Alimehmeti ishte i pranishëm këtë të premte...
Pjesë e tryezës së përbashkët me opozitën dhe shoqërinë ci...
Politologu Ermal Hasimja ishte sot i pranishëm në tryezën ...
Iniciatori i Kuvendit të Veriut të Shqipërisë, Zef Gjonaj,...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur gazetarit Blendi ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal sot g...
Një dalje televizive e përbashkët e kreut të Lëvizjes “Bas...
Kreu i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori i ftuar në emisionin...
Qytetarët e Durrësit kanë zhvilluar ditën e sotme një prot...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër Komitetin e Emer...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot lid...
Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi sot qeverinë dhe kryemin...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri me anë të ...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të premten mbledhjen...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reagua...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Kryedemokrati Sali Berisha u ndal sot gjerësisht te situat...
Shkrimtarja Lea Ypi është shprehur lidhur me disa deklarat...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar lidhur me mosreagim...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...