Vrasja e policit në Maliq/ Hita: Nëse DVP Korçë do kishte kërkuar ndihmë do ishin marrë masa më të forta
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...

Aktori Neritan Liçaj shprehu sot një qëndrim kritik gjatë fjalës së tij në tryezën e PD-së me partitë opozitare.
Liçaj theksoi se nuk ekziston ndarje mes “politikës së re” dhe “politikës së vjetër”, por vetëm mes politikës së mirë dhe asaj të keqe.
Sipas Liçajt, Shqipëria ndodhet në një anarki moderne dhe në këtë moment, veç të tjerash, nevojitet edhe një reformatim ideologjik.
“Ai që nuk është këtu te shoqëria ime civile, ça është? Është kulak? Ça është? Armik populli? Nga kjo shoqëri civile na kanë rënë partickat. U lodhëm me shoqërinë civile. Jo, ka njerëz që luftojnë. Është çështje vullneti. Nisma qëndisma, OPA-ja, Bojaxhiu, libri, fletorja, të gjitha këto, çfarë? Shoqëri civile. Ç'do të thotë shoqëri civile? Hë? Ka politikë të mirë dhe të keqe. Nuk ka politikë të re dhe të vjetër. Të gjitha këto, energji të reja, fytyra të reja. Politika nuk është ‘Mister Albania’. Nuk ka republikë të re apo të vjetër. Ka republikë të mirë ose të keqe. Nuk ka asnjë sistemi kështu, sistemi ashtu. Sistemin e bëjnë njerëzit dhe e zbatojnë njerëzit. Është çështje vullneti. Kaq.
Në qoftë se do të rrimë me këto stërhollimet, leftisto, shpihafisto, ku di gjë unë si i quajnë këta, s'kemi për të zgjidhur asgjë. Historia e opozitës për mua është histori suksesi. Mbijetoi. Ia doli sulmit të dytë më të egër mbas '45-ës. Tani e keni në dorë ju, zotërinj. Në doni një këshillë ose një ide nga unë si Neritan, djali i këtij populli. Ne jemi popull konservator. Gjëja e parë që bën shqiptari është shtëpia. Bëhuni e djathtë konservatore. Për mendimin tim, ky është sugjerimi im. Pastaj ju e dini vetë, jeni burra të mençur, keni kaq vite në politikë. Këtë mendoj. E para. E dyta, si? Si fitohet? Fitohet shumë kollaj. Shumëkush mund të thotë, 'O, ç'na the!' Po, po, fitohet shumë kollaj.
John Fitzgerald Kennedy ka thënë, 'Mos mendo çfarë do bëjë atdheu për ty, por çfarë do bësh ti për atdheun.' Dhe nuk ka asgjë që e mposht zemrën e një vullnetari. Unë jam krenar që jam pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Në një lloj mënyre ne vumë një lloj standardi. Betejë përditë, përditë, përditë, dhe kishim një mal shumë të madh përballë. E dini ju shumë mirë. Kishim gangsterë, oligarkë, parlament kundër, qeveri kundër, bashki kundër, administratë kundër. Ia dolëm vetëm duke ndenjur aty përditë, përditë, përditë. Sepse zemra jonë ishte vullnetare. Edhe s'e mposht dot, një vullnetar nuk e mposht dot. Nga ajo mori shembull Unaza e Madhe, nga ajo mori shembull Rrugica e Lirisë, rënia e Lalë Fikut. Përditë aty. Nuk të mposhtin dot. Sigurisht dhe alternativat duhen. Shqipëria nuk është e vjedhur. Shqipëria është e bastisur. Hajduti të vjedh paratë dhe mjetet me, ato gjërat me vlerë në shtëpi. Kurse këta e kanë vjedhur, kanë thyer dhe ato që s'të duhen, i kanë zhvatur edhe suvanë dhe e kanë djegur Shqipërinë. Shqipëria është në anarki moderne. Asgjë nuk funksionon. Parlamenti është qesharak, qeveria janë të gjithë për hallin e vet, kush do vjedhë më shumë se tjetri, kush do rrijë në pushtet më gjatë, kush do korruptojë më shumë. Dhe ne merremi me paranë. Paraja është elementi i fundit i korrupsionit. Korrupsioni fillon këtu dhe këtu. Në qoftë se zgjedhim njerëz me shpirt të fortë dhe me mendje të kthjellët, në qoftë se i shkohet qytetarit dhe i shikohet drejt në sy, atëherë fiton. Sepse këto produkte të rrjeteve sociale dhe e këtyre strërkalave të pështymës historike në objektiv tek e studiove të kamerave, të studiove të bëra me pleksiglas, pleksiglasi është antihigjienik, nuk çojnë asgjëkundi. Qytetarët duhen takuar. Përditë aty. Edhe fiton. Unë këto dy gjëra sugjeroj. Një reformatim ideologjik, sepse në fund fare partitë janë bashkim i njerëzve që kanë të njëjtat ide dhe krijojnë një ideologji për të fituar”,-u shpreh Liçaj./CNA
Demokrati Ilir Alimehmeti ishte i pranishëm këtë të premte...
Pjesë e tryezës së përbashkët me opozitën dhe shoqërinë ci...
Politologu Ermal Hasimja ishte sot i pranishëm në tryezën ...
Iniciatori i Kuvendit të Veriut të Shqipërisë, Zef Gjonaj,...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur gazetarit Blendi ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal sot g...
Një dalje televizive e përbashkët e kreut të Lëvizjes “Bas...
Kreu i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori i ftuar në emisionin...
Qytetarët e Durrësit kanë zhvilluar ditën e sotme një prot...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër Komitetin e Emer...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot lid...
Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi sot qeverinë dhe kryemin...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri me anë të ...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të premten mbledhjen...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reagua...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Kryedemokrati Sali Berisha u ndal sot gjerësisht te situat...
Shkrimtarja Lea Ypi është shprehur lidhur me disa deklarat...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar lidhur me mosreagim...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar në n...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...