Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...

Politologu Ermal Hasimja ishte sot i pranishëm në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike me aleatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Në fjalën e tij, Hasimja u ndal te disa çështje me rëndësi të situatës aktuale politike në vend.
Hasimja theksoi se opozita nuk e ka luksin për shmangie nga radhët e veta e as për konflikte të brendshme, ndarje apo përçarje të tjera.
Sipas Hasimes, Partia Demokratike duhet të tregojë një nivel besueshmërie dhe parimor më të lartë sesa ai që ka pasur deri më sot.
“E kam më kollaj ta them këtë gjë se s'jam as anëtar i Partisë Demokratike, as i bashkëngjitur në çfarëdolloj mënyre. Problemi kryesor që ka është problemi i besueshmërisë. Domethënë normalisht në çfarëdolloj vendi europian normal me demokraci sot në botë, me zgjedhje të lira dhe të ndershme që ne s'i kemi, do të mjaftonte jo një opozitë e shkëlqyer, por thjesht një opozitë normale, mesatarisht, që regjime të këtij lloji të fshiheshin jo thjesht nga pushteti, por dhe nga historia. Kështu që ky është burimi i parë që duhet të kërkojë, në fakt, opozita po flas në tërësi.
Nga ana tjetër pastaj unë mendoj që, opozita, dhe prapë flas gjithmonë opozita në tërësi, jo thjesht Partia Demokratike, nuk e ka luksin që të shmangë nga radhët e veta ose të krijojë konflikte të brendshme ose çfarëdolloj ndarjeje, përçarje e të tjera e të tjera, hiq ndonjë rast pastaj si puna e marksistëve të Arlind Qorrit, Lëvizjes Bashkë, ky është muhabet tjetër pastaj.
S'po flasim për atë. Nga pikëpamja ime dhe hajduti më i madh në botë është më i preferuar në raport me një komunist, me një marksist. Po e lëmë atë pjesë, edhe ajo është e diskutueshme. Edhe edhe ata në fund të fundit mund të kontribuojnë në qoftë se dëshirojnë, pavarësisht se e dimë shumë mirë që as nuk e kanë plan, kështu që s'ia vlen me u lodh me atë aspekt. Çfarë bëhet me pjesët e tjera pastaj?
Mendoj që Partia Demokratike dhe partitë e tjera do të duhet të mblidheshin në fakt dhe të diskutojnë jo me hartime, poezi e të tjera e të tjera, dhe pa pasur nevojë të trajtojnë, të nxjerrin problemet dhe diskutimet. Të gjitha problemet që kemi këtu, edhe unë jam vetë sipërmarrës përveç të tjerash, i dimë shumë mirë. S'ka nevojë t'i diskutojmë se çfarë qeverie është kjo, e dimë shumë mirë.
Çështja është, unë mendoj që në qoftë se do ketë një lloj bashkëpunimi, duhet ndërtuar mbi bazën e diçkaje konkrete, mbi bazën e një propozimi konkret, një platforme konkrete, në bazë të së cilës, pse jo dhe mu bë qejfi shumë që dëgjova nga doktor Berisha atëherë më përpara, ato dy pikat e para, domethënë një, ajo që është themelore, çështja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, se këtu fillon i gjithë diskutimi, dhe prandaj dhe ne sot kemi këtë që kemi, këtë lloj situate dhe këtë lloj qeverisjeje, dhe dy pastaj, pika e dytë që është gjithashtu shumë e rëndësishme, çështja e mbrojtjes dhe mbështetjes së sistemit të drejtësisë. Këtu PD-ja është me luhatje. Megjithatë, unë vetë kam konstatuar këto kohët e fundit që ka një lloj qëndrimi shumë më pozitiv.
Do të duhet t'u bëhet e qartë dhe të tjerëve me sa duket se tek një pjesë e mediave akoma s'ka mbërritur kjo gjë. Domethënë, sot institucionet më të besueshme në Shqipëri janë institucionet e drejtësisë. Shumë më larg partive. Domethënë, do apo s'do PD-ja, Shehaj, Lapaj e të tjerë e të tjerë, sot institucionet më të besueshme janë pikërisht këto. Dhe bashkëpunimi me partitë e tjera nuk është çështje luksi, është çështje domosdoshmërie. Pse? Sepse, dhe jam marr një çikë me këtë punë se kam dhe instinktet e vetë politologut, njeriut që edhe e shikon, e studion politikën, jo si analist televizioni po dikush që ka ca reflekse të tjera, pak më të thella. Nga ato 150.000 votat që kanë marrë sot partitë e reja dhe të vogla, një pjesë e mirë e atyre votave janë vota që s'do të shkonin kurrë tek e djathta. Te asnjë parti e djathtë. Janë vota që janë marrë në zona si si, ato që PD-ja e quan Stalingrad në fakt, me shumë të drejtë.
Tani, janë vota të cilat nuk do të shkojnë ndonjëherë tek e djathta sepse janë vota të të majtëve të zhgënjyer. Në rastin më të mirë, këta janë njerëz që thjesht abstenojnë dhe nuk votojnë. Kjo është dhe një arsye tjetër pse në fakt votat e këtyre partive janë të nevojshme. Dhe shumë mirë që dhe ftesa iu bë dhe atyre, dhe unë kam qenë i mendimit që duhet, do të duhet të ishim. Megjithatë mendoj, kjo është thjesht çështje teknike, që në qoftë se ftohen për diskutim dhe për bashkëbisedim, nuk ka nevojë dhe thjesht të bëhen edhe publike. Ndoshta mund të jetë edhe një tryezë diskutimi që mund të bëhet mbi një platformë duke nisur nga ato dy pikat.
Por mendoj që duhet më tepër sesa kaq. Mendoj që duhet që Partia Demokratike të tregojë edhe një nivel besueshmërie, një nivel parimor më të lartë sesa ai që ka pasur deri më sot. Për shembull, nuk ka kuptim që Partia Demokratike ta lejojë veten që të shfaqet si bashkëpunuese me Partinë Socialiste për ndryshimin e kodit zgjedhor në kurriz të partive të vogla dhe nga ana tjetër pastaj t'i ftojë këto parti të vogla për të bashkëpunuar. Çfarë kuptimi ka kjo? S'ka asnjë lloj kuptimi. Në qoftë se PD-ja është e sinqertë tek bashkëpunimi, unë mendoj dhe është akoma në kohë, dhe hapi i parë është bërë sepse në këtë moment nuk është bashkëpunuese, e ka pezulluar bashkëpunimin, me sa di unë në parlament, le ta vazhdojë këtë edhe një hap më tutje”,-tha Hasimja./CNA
Iniciatori i Kuvendit të Veriut të Shqipërisë, Zef Gjonaj,...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur gazetarit Blendi ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal sot g...
Një dalje televizive e përbashkët e kreut të Lëvizjes “Bas...
Kreu i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori i ftuar në emisionin...
Qytetarët e Durrësit kanë zhvilluar ditën e sotme një prot...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër Komitetin e Emer...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot lid...
Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi sot qeverinë dhe kryemin...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri me anë të ...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të premten mbledhjen...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reagua...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Kryedemokrati Sali Berisha u ndal sot gjerësisht te situat...
Shkrimtarja Lea Ypi është shprehur lidhur me disa deklarat...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar lidhur me mosreagim...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar në n...
Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Francë ku d...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot një mesazh të pr...
Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh sot lidhur me ‘tryezën...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...