Integrimi i Shqipërisë në BE/ Macron: Histori dashurie, e vështirë të bëhet zgjerim
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, foli në një kon...

Artan Hoxha foli mbrëmjen e sotme për gjyqin e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.
Hopxha tha se avokatët mbrojtës të Fredi Belerit dhe vetë kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës e shohin me strategji zgjatjen e procesit gjyqësore.
Ai deklaroi në emisionin e Ylli Rakipit se avokatët e Belerit ndërhynë në proces dhe shkaktuan debat duke bërë që seanca të shtyhet.
Gazetari theksoi se ata po e shfrytëzojnë zhurmën që bëhet në mediat greke dhe duan të përfitojnë lejen e betimit.
"Nga data 12 maj kur Beleri është arrestuar dhe deri sot, ai ka bërë të gjithë përpjekjet që të ketë qoftë edhe një orë leje, për të patur mundësinë dhe për të ushtruar të drejtën si fitues i zgjedhjeve të Himarës, për të bërë betimin, kudo të jetë e mundur dhe pastaj pranon të rrijë në burg. Javën e kaluar, të enjten u çel procesi gjyqësor. Deri tani të gjithë tentativat që kanë bërë avokatët e Belerit, për të marrë lejen, nuk e kanë marrë dot lejen. Procesi do të zgjasë, sepse nuk është me gjykim të shkurtuar. Avokatët e Belerit, besoj edhe ai vetë, e shohin si strategji që procesi të zgjatet.
Në proces, avokatët e Belerit kërkuan fjalën, nuk lanë prokurorinë të lexonte kërkesën për gjykim, apo fabulën me të cilën e kanë sjellë në Gjykatën Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por menjëherë ndërhynë dhe kërkuan, së pari pavlefshmërinë e akteve që ka bërë prokuroria, që nga arrestimi dhe mënyra si janë marrë prova dhe së dyti të përjashtohej nga gjykimi një gjyqtare, sepse sipas tyre, gjyqtarja ka marrë një vendim kundër tyre në fazat e mëparshme të vlerësimit të masave të sigurisë.
Në këto kushte, seanca u ndërpre dhe do të vijojë nesër, do të shohim sërish media greke, ambasadoren greke dhe gazetarë me sa pashë ishin të mirë, jo të zakonshëm, pra i kanë dhënë shumë rëndësi. Nesër do të jetë seanca e dytë, por me sa kam parë deri tani avokatët e Belerit nuk kanë hequr dorë nga tentativat për të përfituar qoftë edhe një leje të shkurtër, që të ketë mundësi të bëjë betimin.
Deri tani, mundësia për ta penguar Belerin është kjo që ka ndodhur. Beleri mund të heqë dorë vullnetarisht nga mandati ose nëse dënohet me vendim të formës së prerë. Por, ai nuk e bën dot betimin nëse është ndaluar. Forma që është ndjekur, është që Beleri të rrijë në masën maksimale, pra arrest me burg, nuk i është miratuar leja edhe pse në tre muajt e parë, ka qëndruar në spitalet e burgut. Nga ana tjetër, nëse ai nuk është i lirë, ai nuk e realizon dot betimin, nuk bëhet në qelitë e burgut", tha Hoxha. / CNA
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, foli në një kon...
Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel, e c...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në inaug...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e cilësoi hap...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë...
Mes zhurmës së Samitit të Procesit të Berlinit që po m...
Të hënën te Komisioni i Ligjeve ka pasur debate mes opozit...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur mbledhje...
Mëngjesin e së hënës, kryeministri grek Kyriakos Mitso...
Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, në ...
Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, u s...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë fjalës së tij në Sami...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e Pro...
Që prej orës 11:00 të mëngjesit të së hënës ka nisur Samit...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet sot në Ti...
Nis ceremonia e pritjes së liderëve të huaj marrin pje...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se projekti i Ekopar...
Ditën e sotme pritet të zhvillohet Samiti i Procesit t...
Sot kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, për herë të parë ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...