Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka dalë në mbrojtje të ish-kryeministrit dhe kreut të PD-së, Sali Berisha, të cilit mazhoranca i hoqi sot imunitetin e deputetit me 75 vota.
Gjekmarkaj thotë se heqja e imunitetit shkel Kushtetutën, pasi pretendon se mazhoranca dhe drejtësia nuk kanë asnjë provë për të ndërmarrë një hap të tillë.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai deklaron se në rastin e Berishës është vepruar me dy standarde, krahasuar me rastet e mëparshme të deputetëve.
Sipas tij, politika ka triumfuar mbi drejtësinë dhe ka krijuar një precedent që lë shije gjuetie mbi Berishën.
Ai thekson se goditja ndaj ish-kryeministrit nuk është e barabartë me asnjë goditje ish-ministri.
Reagimi i plotë i Gjekmarkajt:
Ajo që ndodh me Sali Berishën nuk më lë indiferent. E përcjell me keqardhje njerëzore, por edhe per atë që ai përfaqëson në historinë bashkëkohore të vendit tonë. Nuk kam ënderruar për asnje çast, si ndokush që gjithçka pameritueshem ka marrë nga ai dhe uron rrënimin e tij pertej çdo qendrimi politik që kam mbajtur e kam në koherencë me veten.
Një gjë ra në sy gjatë kësaj ngjarjeje, e them këtë pa pretenduar monopolin e drejtësisë.
Kushtetuta e vendit u shkel në nenin e saj nr. 73 dhe u krijua një precedent që la shije gjuetie mbi Sali Berishën, i cili përfaqëson pjesen më të madhe të opozitës. Ai nuk është mbi ligjin, por as nën të nuk duhet të futet me aksion politik.
Pritëm që në mbledhjen e Këshillit të Mandateve të paraqiteshin prova ndaj tij, por ato nuk i pamë. Dikur kjo mazhorancë kërkonte prova dhe u nxirrte sytë prokurorëve për Saimir Tahirin. Dy standardet janë një standard triumf i politikës mbi drejtësinë, helm ky, që mund të fundosë ëndrrat për një drejtësi të re.
Goditja ndaj tij nuk është e barabartë me asnjë goditje ish-ministri, nëse dikush kërkon të ndërtojë paralelizma.
Një vend pa opozitë apo me atë të nëpërkëmbur, të shtypur nga thundra gardistësh, është vend pa garanci dhe, si i tillë, pa demokraci, është regres. Një vend ku të votuar nga populli opozitar përdoren nga pushteti, është një vend në krizë të thellë etike, aq shumë të tillë sa propozohen bash nga këta, ligje që opozita të dënohet me burg nëse bën denoncime.
Nëse opozita nuk ia del e vetme, shoqëria duhet ta ndihmojë atë ose një ditë do të jetë ajo e vetmuar.
Të zgërdhihesh sot me dobësitë e opozitës është justifikim ndaj mungesës së forcës për ta parë realitetin në sy.
Se çfarë ishte Shqipëria pa opozitë, e kemi të gjithë kujtimin, shenjat, gjurmët në sjellje, mendësi, në trupin e atdheut kudo.
Sekush është në të drejtën e vetë ta gjykojë opozitën, ta braktisë, t’i bashkohet po kaq njerëzore të kesh frikë dhe, në vend të përballjes, të zgjedhësh konfortimim, por secili, së paku para pasqyrës së ndërgjegjjes, t'ia pranojë vetes që tkurrja, ikja, frika nuk janë virtyte, nuk janë vlera.
Ajo do të konsiderohet trashëgimia e nënshtrimit, e cila krijon cikle të gjata, ku të drejtat hiqen një nga një dhe mbetesh i vetem perballë policit pa avokat.
Një thënie e filozofit spanjoll Migel de Unamuno vlen per të gjithë, ndonëse pro Frankos dhe lëvizjes së tij kundër Republikës, u drejtohet falangistëve me fjalët: "Ju mund të fitoni se keni forcë të shëmtuar brenda vetes me bollëk, por nuk do të bindni. Për të bindur, ju duhet diçka që ju mungon, arsyeja dhe e drejta në përpjekje". Tre muaj pasi tha këtë në Universitetin e Salamankës, vdiq nën presionin e turmës. Pas vitit 1978 , pas 42 vjetësh, kjo frazë gjendet kudo në Spanjë, nëpër kartolina dhe suvenire. Krenohen që ai e tha , pendohen që reflektuan me vonesë./ CNA

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nuk ka humbur k...
Ditën e hënë, kur u mbajt mbledhja e Këshillit të Mand...
Mazhoranca i hoqi me 75 vota pro imunitetin e deputeti...
Seanca e sotme plenare nisi me tensione dhe kryeparlamenta...
Ndryshe nga të gjithë deputetët e tjerë, Dashnor Sula ...
Protesta e opozitës ka zgjatur afro dy orë para godinë...
Ish-kryeministri Sali Berisha iku nga Parlamenti, pas mbaj...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvendosur protestën që p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar për një protestë...
Pak minuta pasi Kuvendi i hoqi imunitetin deputetit Sa...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga Kuvendi pas mbyl...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat jashtë g...
Kuvendi ka votuar me 75 vota pro për heqjen e imunitetit t...
Nis seanca plenare. Deputetët e opozitës hedhin flakadanë ...
Deputeti Bledjon Nallbati nuk u lejua të hyjë në Parlament...
Në protestën e sotme të opozitës po merr pjesë edhe va...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në sallën e parlame...
Ish-kryeministri Sali Berisha, nga salla e Kuvendit, h...
Kaos në sallën e Kuvendit. Gjysmë ore para se të nisë sean...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...