web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kuvendi njofton SPAK-un: Mund të arrestoni Berishën 

21 Dhjetor 2023, 12:33, Politikë CNA
Kuvendi njofton SPAK-un: Mund të arrestoni Berishën 
Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nuk ka humbur kohë. Pak minuta pasi në seancë u votua me 75 vota pro për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, ajo i është drejtuar zyrtarisht nëpërmjet një shkrese SPAK-ut për vendimin e marrë sot. 

CNA ka siguruar shkresën, ku Nikolla vë në djeni SPAK-un për miratimin e sotëm në Kuvend për heqjen e imunitetit të deputetit.

Tashmë SPAK-u është i lirë për të vijuar me procedurat për arrestimin e kreut të PD-së.

Nuk dihet ende se cila do të jetë masa që do të merret nga ana e SPAK-ut për Berishën, ajo e "arrestit me burg" apo "arrest shtëpie". 

Nikolla nxitoi sot edhe gjatë seancës plenare për të votuar kërkesën e SPAK-ut, e cila mori 6 vota pro në Këshillin e Mandateve. Seanca e sotme plenare zgjati vetëm 8 minuta dhe mazhoranca "me vrap" votoi pro heqjes së imunitetit të Berishës. 

Të gjithë procedurën për heqjen e imunitetit të Berishës, opozita e ka quajtur antikushtetuese. Vetë Sali Berisha theksoi se vendimi i marrë sot është një akt antidemokratik dhe antikushtetues. Ish-kryeministri nuk hezitoi ta quante Kuvendin një narkoparlament./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga