web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mazhoranca hoqi imunitetin e Berishës/ Luli nis festën

21 Dhjetor 2023, 11:26, Politikë CNA
Mazhoranca hoqi imunitetin e Berishës/ Luli nis festën
Lulzim Basha

Mazhoranca i hoqi me 75 vota pro imunitetin e deputetit ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i hapur kështu rrugë arrestimit nga SPAK-u.

Lulzim Basha nuk shkoi në Parlament, por pas heqjes së imunitetit të Berishës ka nisur festën.

Në Këshillin e Mandateve, Luli dërgoi Enkelejd Alibeajn, i cili kërkoi arrestimin e kreut historik të PD-së.

Sot ata nuk shkuan në Kuvend, por nxituan të reagojnë me një përshëndetje për vendimin e mazhorancës, si për të treguar se te PD e Bashës ka nisur festa.

Në reagimin e PD-së së Bashës thuhet se ata mbështesin heqjen e imunitetit të Berishës.

“Deputetët e PD mbeten të vendosur në mbështetjen e SPAK dhe heqjen e imunitetit të çdo personi që është kërkuar nga drejtësia. Ky është standart i vendosur dhe do të ndiqet gjithmonë nga PD dhe deputetët e saj.

Mosfunksionimi normal i seancave parlamentare pamundësoi sot pjesëmarrjen dhe votimin e grupit parlamentar të PD pro heqjes së imunitetit për deputetin Sali Berisha.

Deputetët e PD nuk do të bëhen kurrë pjesë e skenarëve të pergatitura nga Edi Rama dhe Sali Berisha per ti perdorur si argument për ti ikur drejtësisë. Ata bënë gjithçka për të bllokuar dhe defunksionalizuar drejtësinë por nuk ia dolën.

Shfaqja e shëmtuar që dyshja Rama Berisha u ofron çdo të enjte shqiptarëve, mungesa e debatit dhe bllokimi i jetës parlamentare janë akte që i shërbejne një qeverie të dështuar dhe një segmenti opozitar që së bashku përpiqen ti fshihen drejtësisë.

PD është e vendosur në mbeshtetjen ndaj SPAK dhe hetimeve të thella, të drejta dhe të paanshme për të gjjthë ata qeveritarë apo ish qeveritarë që kanë shpërdoruar besimin e shqiptarëve dhe përvetësuar pasuritë e tyre.

Çdo lloj aleance e dukshme e kullave, apo e padukshme për ti bërë bisht drejtësisë nuk do mund ta mbajë peng PD dhe misionin e saj për ti dhënë shqiptarëve normalitetin, sigurinë dhe mirëqenien që meritojnë”, theksohet në deklaratë./ CNA





Lajmet e fundit nga