Sali Berisha: Nga Partia Komuniste, te Partia e Punës dhe PS, si Rilindja kremtoi ndryshimin e emrit
Partia Socialiste organizoi sot një festë për 32 vjeto...

Partia Demokratike e vulës ka vendosur që të mbajë zgjedhje për kreun e ri më 29 korrik.
Ish i përndjekuri politik, Gjergj Hani ka shpallur kandidaturën për garën e kreut të PD-së.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai njofton se do të jetë pjesë e kësaj gare, pasi shprehet se PD-ja e tanishme ka humbvur rrugën.
Ai thekson se nuk do ketë një rrugë të lehtë para, por vendi duhet të fillojë rrugën e normalitetit të ri politik.
Deklarata e plotë:
Unë jam bashkë me ty
Mbetet fakt që krizat janë ato që sjellin ndryshimin. Qoftë ky një ndryshim i ndjerë së brëndshmi, pra si nevojë organike e shoqërisë, apo një force politike që detyrohet të pranojë se ka humbur rrugën.
Në rastin e PD – së, është padyshim humbja e rrugës. E kam thënë gjithmonë e do të vazhdoj ta them, që nuk ndihem i zhgënjyer mbi sa ka ndodhur deri më sot, me këtë parti dhe elektoratin e saj.
Nuk kish si të ndodhte ndryshe. PD – ja lindi si forcë e djathtë vetëm në parim, pasi mungonte dija, vetëdija dhe vullneti i atyre që ngjitën shkallët e hierarkisë në këtë parti, për të ndërtuar simetrinë politike mes së majtës e së djathtës, si kusht I domosdoshëm për të garantuar ekuilibrat e domosdoshëm të një demokracie funksionale.
Shqiptarët e fillim viteve ’90, dolën nga një prej diktaturave më të egra e c’njerëzore, aq të lodhur, rraskapitur e njëkohësisht të etur për liri, sa c’do gjë që do tu shitej si e tillë, do ta pinin me një frymë, ndonëse nuk e dinin se cfarë ishte në të vërtetë. Dhe ajo që ju shit shqiptarëve si liri, ishte mundësia e ikjes nga ky vënd me ëndërrën e thjeshtë të mbushnin barkun me bukën e mohuar për 45 vjet rresht.
Nuk dua të humbas në diskutime shterpë mbi teoritë e Katoëice-s. Fakt mbetet që pushteti komunist u përpoq, e bëri c’ishte e mundur për të mbijetuar, duke u ricikluar I kamufluar me ngjyra të ndryshme pluralizmi, e duke marrë kryesimin e cdo force të strukturuar politike. Shëmbujt e personazhet që mundësuan këtë I kemi të gjithë përpara syve në arenën e shëmtuar të politikës, që ka si qëllim vetëm pushtetin në vetvehte.
Parë në këtë këndvështrim, kriza që ka përfshirë PD-në, ndonëse nuk ndodhi si nevojë e brendëshme e shoqërisë, ajo sërish është sa e dobishme, po aq e domosdoshme pasi na vuri të gjithëve përballë së vërtetës së madhe që është kriza e identitetit. Krizë të cilën PD-ja e ka bartur gjithmonë në mënyrë latente gjatë rrugëtimit të saj 32 vjecar.
Koha është tirani më I madh dhe nuk amniston askënd. Përfshi këtu edhe identitetin e humbur të së vërtetës, që rreklamon me të drejtë vëndin e saj përballë mashtrimit universal që vazhdon të tërheqë zvarrë këtë vënd në rrugën pa krye të një tranzicioni pa fund.
E gjitha kjo duhet të mbarojë nëse duam që vëndi të fillojë rishtazi një rrugë normaliteti të funksionimit politik të ekuilibruar, gjë e cila do të mundësonte shpalosjen e rrealiteteve, vetëdijeve, e ideve që do të mundësonin hartimin e nje boshti të filozofisë politike, që gjithmonë i ka munguar kësaj PD-je që e qeverisur nga primitivizmi politik, ka kalëruar gjithmonë demagogjine e pastër dhe gjuhën e urrejtjes së verbër që i ka shërbyer e i shërben vetëm kultit të individit transformist që ka si qëllim final vetëm pushtetin në vetvehte, e jo alternativat dinamike që do të pilotonin shoqërinë shqiptare në rrugën e kombeve të ndritura, ku aspiron e meriton të jetë.
Jam i vetëdijshëm që nuk ka për të qënë një rrugë e lehtë, pasi e vërteta nuk e ka pasur kurrë rrugën të tillë, por nga ana tjetër jam i besimit që nuk duhet humbur kohë në llogari meskine mbi mundin dhe rreziqet, por duhet që cdo njëri prej nesh të bëjë c’është e mundur që e vërteta të bëhet pjesë integrale e jetës së këtij vëndi të bekuar nga Zoti, e të mallkuar nga verbëria e pushtetit si qëllim në vetvehte, që e shtrëngon gjithmonë të lypë në udhëkryqet e historisë. Gjithë sa më lart, janë një pjesë e kufizuar e një sërë arsyetimesh që më dhanë forcën e kurajon për të thënë; Po. Unë do të kandidoj për postin e kryetarit politik te Partisë Demokratike Shqiptare./ CNA.al
Partia Socialiste organizoi sot një festë për 32 vjeto...
Bylykbashi flet për pavlefshmëri të votimit në burgun ...
PS mbajti sot një festë për 32-vjetorin e themelit të ...
Gjatë fjalës së tij në 32-vjetorin e Partisë Socialiste, k...
Partia Socialiste po zhvillon sot një festë në Pallati...
PS feston sot 32 vjetorin e themelimit. Socialistët po e k...
Në 32 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, gazetar...
Lulzim Basha është viktimizuar për sulmet që i janë bë...
Deputeti Luan Baçi ka analizuar përplasjet brenda Part...
Deputeti Luan Baçi ka folur ditën e sotme lidhur me zg...
Disa anëtarë kryesie të PD-së së vulës kanë nisur lëvi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar shqiptarët që të pë...
Në 14 qershor në Gjakovë pritet të zhvillohet mbledhja e p...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të zhvillojë sea...
Ish-deputeti demokrat, Fatos Hoxha, ka komentuar situatën ...
Deputeti demokrat Dashnor Sula ka bërë përgjegjës ish ...
Deputeti i PD-së së vulës, Saimir Korreshi, ka mbështetur ...
Ish-kreu i PD, Lulzim Basha, ndodhet në Holandë, ku po bën...
Kryeministri Edi Rama përmes një videoje të postuar në rrjet...
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social Faceboo...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...