Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, është shprehur se nuk do të ndalet në asnjë moment së punuari për të mirën e qytetarëve të Tiranës.
Pas rezultateve të zgjedhjeve, Këlliçi në një deklaratë për mediat tha se koalicioni “Bashkë Fitojmë” duhet të reflektojë rezultatin dhe të kuptojë edhe më mirë se çfarë duan qytetarët.
Ndër të tjera ai ka theksuar se do të faktojë çdo shkelje që është bërë gjatë procesit zgjedhor.
Sipas Këlliçit rezultati i zgjedhjeve nuk i përgjigjet asaj se çfarë njerëzit, qytetarët mendojnë për kryebashkiakun aktual dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme kudo.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” shtoi se anëtarët e Këshillit Bashkiak do të përfaqësojnë denjësisht të gjithë qytetarët.
"Jam këtu për të falënderuar mbi 100.000 qytetarë që më 14 maj besuan dhe votuan ndryshimin në Tiranë.
Falënderoj strukturat e PD-së që dhanë gjithçka nga vetja, ekipin tim të fushatës, ekipin e kandidatëve për Këshillin Bashkiak, miqtë, bashkëpunëtorët e shumtë të kësaj fushate, e në mënyrë të veçantë komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit tanë. U kërkoj me shumë përulje atyre, të vijojnë numërimin në çdo qendër ku ende duhen garantuar votat për anëtarët e Këshillit Bashkiak. Çdo votë e hedhur për ekipin tonë, ka një rëndësi jetike për Tiranën.
Rezultati i zgjedhjeve të 14 majit, për fat të keq nuk pasqyron realitetin dhe nuk është shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve.
Ky rezultat është i ndikuar nga një makineri shantazhi dhe dhune ndaj administratës publike, biznesit dhe qytetarëve.
Asetet publike janë vënë në dispozicion e janë shfrytëzuar në maksimum për të dhënë këtë rezultat të sotëm. Ne po punojmë çdo orë për të përgatitur dokumentacionin e plotë për çdo shkelje që është kryer.
Rezultati nuk i përgjigjet asaj se çfarë njerëzit, qytetarët mendojnë për kryebashkiakun aktual dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme kudo, në çdo cep të Tiranës, në qytet apo fshat.
Unë u paraqita në këto zgjedhje në rrethana aspak normale, si të gjithë kandidatët e opozitës. Isha plotësisht i vetëdijshëm për pjesëmarrjen në garën elektorale më të pabarabartë të këtyre 33 viteve, e megjithatë sërish zgjodha të dal para qytetarëve me një program konkret, të detajuar dhe me një platformë e cila vuri në qendër nevojat e qytetarëve dhe që ofronte zgjidhje reale për shqetësimet e përditshme.
Megjithatë kjo nuk mjaftoi. Banorët dhe votuesit e Tiranës nuk reaguan në atë shkallë që ta mposhtnin mekanizmin e kundërshtarit që është i bazuar në presion, joshje, intimidim, para korrupsioni dhe në propagandë.
Unë e kam lexuar shumë mirë këtë fakt. Shoqëria jonë me sa duket kërkon diçka ndryshe dhe pret më shumë prej nesh. Të gjithë ne duhet të reflektojmë rreth kësaj që ka ndodhur dhe unë sigurisht duhet ta bëj i pari.
Kjo nuk do të thotë se do tërhiqemi, përkundrazi, duhet që të gjithë bashkë të bëjmë shumë më shumë se kaq. Por së pari duhet të kërkojmë brenda nesh, për të kuptuar saktë dhe analizuar me ftohtësi se çfarë publiku, opinioni, banorët dhe votuesit kërkojnë prej nesh.
Gjatë fushatës sime ia dola të bëj transparencë për punët publike të Bashkisë Tiranë, për bilancin real të saj, për abuzimin dhe vjedhjen e përditshme të taksave, keqpërdorimin e pushtetit si dhe nxora në publik disa afera tronditëse. Çështje këto të trajtuara deri më tani si sekret shtetëror nga mediat dhe institucionet ligjzbatuese.
Jam krenar për këtë shërbim që i kam bërë qytetit tim.
Tirana ka nevojë për opozitë, po aq sa ka nevojë për ujë të pijshëm.
Në këtë betejë unë dhashë gjithçka nga vetja ime, duke hequr dorë edhe nga mandati i deputetit, mandat që e mora me shumë punë dhe mund. Gjithashtu e them me kënaqësi se ekipi ynë në Këshillin Bashkiak, do na përfaqësojë të gjithëve, pa asnjë dallim, e do na bëjë krenarë me punën e tij.
Tirana jonë meriton të qeveriset mirë dhe me ndershmëri. Tirana meriton shumë më shumë, dhe unë do vijoj ta bëj këtë në çdo pozicion apo angazhim që do të gjendem.
Së fundmi dua të falënderoj familjen time, që më qëndroi pranë në çdo çast, edhe kur fushata e kundërshtarit solli baltosje e shpifje të ulëta", tha ai./CNA.al
Deputetja e PD-së së Enkelejd Alibeajt, Jorida Tabaku, ësh...
Sapo ka mbaruar procesi i numërimit të votave për Këshilli...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin për...
Ditën e sotme u bë i ditur rezultati final për sa i përket...
Në Qarkun e Sarandës vijon numërimi i votave për Këshi...
Dështimet e PD-së së vulës, të Lulzim Bashës dhe Enkel...
Sapo ka përfunduar procesi i numërimit të votave për Këshi...
Drejtuesi i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Sali Berisha, ka...
Drejtuesi i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Sali Berisha...
Drejtuesi i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Sali Berisha, ka...
Partia Demokratike e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibea...
Në garën për Këshillin Bashkiak në Delvinë, PS merr 8 mand...
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë një thirrje ...
Drejtuesi politik i Fierit, Taulant Balla, në një deklarat...
Safet Gjici i PS-së ka rrëmbyer fitoren në Kukës. Ai ka ma...
Partia Socialiste ka marrë 64.36% të votave për Këshillin ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin për...
Rezultati historik 7-0 në Qarkun e Elbasanit ku kontri...
Partia Socialiste ka fituar garën për Këshillin Bashkiak n...
Kandidati i PS-së, Edison Memolla, fitoi ndaj kandidatit t...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...