Gara për Avokatin e Popullit/ Qori: Shabani u zgjodh me votat e dyshes Rama-Berisha
Kryetar i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, deklaroi sot se ‘...

Kryeministri Edi Rama është shfaqur sot në episodin e 10-të të podcastit “Flasim”.
Në këtë podcast të përjavshëm, Rama ndalet në një sërë ngjarjes nga politika dhe jo vetëm.
Në episodin e quajtur “Fluturon..fluturon...macja”, Rama e ka nisur me disa zhvillime të javës që po lëmë pas, si takimet në Jordani me Mbretin Abdullah, dekoratat e Urdhrit të Skënderbeut, por edhe zgjedhjen e drejtuesit të ti të SPAK-ut.
Vizita në Jordani – Procesi i Aqabes
"Javën që kaloi zhvillova një vizitë në Jordani, i mikpritur në mënyrë shumë të veçantë nga Mbreti i Jordanisë Abdullah II, një monark i respektuar botërisht, një mik i çmuar i popullit shqiptar dhe një mik shumë i mirë i imi personalisht. Patëm iniciuar bashkërisht, një dekadë më parë Procesin e Aqabes, një nismë kuptimplotë e udhëhequr dhe fokusuar në përballjen e qartë me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, nën kujdesin e veçantë të Madhërisë së tij. Në raundin e takimit të dhjetorit, Shqipëria ishte në krah të Jordanisë, duke bashkëkryesuar tryezën e madhe të udhëheqësve të komuniteteve fetare të Ballkanit, ku morën pjesë edhe udhëheqësit e komuniteteve tona fetare, gjë që do ta përsërisim, duke e zgjeruar vitin e ardhshëm, këtu në Shqipëri, së bashku me Madhërinë e Tij",-deklaroi Rama.
Lahuta Shqiptare, pasuri botërore e UNESCO-s!
"Arti i prodhimit te lahutës, i të luajturit e të kënduarit me të, është shpallur zyrtarisht pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore Jomateriale të UNESCO-s, në listën që kërkon mbrojtje urgjente. Ky është një nga sukseset më domethënëse të Ministrisë sonë të Kulturës e Turizmit, në mbrojtjen e promovimin e identitetit tonë kombëtar e kulturor.
Dosja e përgatitur sipas standardeve më të larta të UNESCO-s u dorëzua në mars 2024 dhe dua t’i falenderoj për punën të gjitha ata, që u përfshinë me pasion në këtë proces",-tha Rama.
100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut
"Një tjetër moment i bukur i javës, ishte 100 vjetori i Urdhrit të Skënderbeut, Urdhër i shpallur në vitin 1925 nga asokohe republikani Ahmet Zogu, një urdhër, i cili në 100 vjetorin e vet erdhi edhe si rilindje e sistemit europian shqiptar të urdhrave dhe medaljeve, një urdhër për të bashkuar në një sistem të ri europian vlerash, sa të ri edhe të hershëm tradicional, të shkuarën dhe të tashmen.
Duke e përkujtuar me solemnitetin që e meritonte 100 vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut, i cili e riintegroi Shqipërinë në konstelacionin e sistemeve europiane të urdhrave e medaljeve, duke i dhënë fund asaj shpërndarjes pa kriter e karar të teneqeve të shëmtuara, si rezultat i degradimit 80 vjeçar, fillimisht me sistemin e dekoratave sovjetike dhe pastaj me sistemin pa sistem në kaosin e dekoratave masovike po i quaj.
Jam krenar, që më në fund Shqipëria ka edhe Kancelarinë e Urdhrave dhe Medaljeve, e cila është një tjetër ngrehinë institucionale e sistemit europian të urdhërave dhe medaljeve, një shtëpi e munguar e kujtesës dhe kujdesit për vlerat e larta të qytetarisë e të shtetësisë, të mishëruara ndër urdhra e medalje, e që do të shërbejë si një muze i meritës së lartësuar, në nderim dhe vatër frymëzuese për shoqërinë e për gjeneratat e reja",-u shpreh Rama./CNA
Kryetar i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, deklaroi sot se ‘...
Këtë të shtunë është zhvilluar mbledhja e radhës e Kryesis...
Hysen Kadiu, demokrati nga Kavaja, që rezultoi më i votuar...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të shtunë pamje nga at...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ndau sot dek...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Një gjendje tensioni verbal ka përfshirë mbledhjen me dyer...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se duhet të nisin...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj kreut t...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në mbledhjen e Kryesisë së PD-...
Sot në orën 13:00 do të mblidhet Kryesia e PD-së. Përmes n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në foltoren e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban fjalë...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar përmes një postimi ...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë ...
Sali Berisha ka komentuar sot praninë e konsiderueshme të ...
Në drejtimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, Kuvend...
Gazetari Klodian Tomorri ka kritikuar ashpër Partinë Demok...
Adriana Kalaja, kandidatja për Avokatin e Popullit, ka rea...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...