Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Mirlinda Çollaku e grupit të vulës, e cila luan rolin e kryetares së degës numër dy në Tiranë, ka deklaruar se grupimi Alibeaj ka shumë emra dhe potenciale që do ta përfaqësojnë në këto zgjedhje.
Në "MCN TV", ajo ka thënë se ndryshe nga pjesa e Rithemelimit nuk kanë nxituar t’i hedhin benzinë zjarrit dhe të dalin që ditën e parë me kandidatë për të bërë fakt të kryer përçarjen.
Çollaku, e cila e festoi humbjen e PD-së në vitin 2021, tha se do të bëjnë të gjitha përpjekjet derisa të skadojë afati zgjedhor që PD të shkojë e unifikuar në zgjedhje.
Kujjtojmë se Partia Demokratike, në degën numër 2 e festoi humbjen duke ngrënë e duke pirë me këngë e valle, pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Edhe pse PD në total kishte 15 mandate më pak dhe 140 mijë vota më pak se PS, apo 240 mijë vota më pak e djathta se e majta e dogji duke festuar dështimin.
Dega numër 2 e PD-së në Tiranë, e cila drejtohet nga Mirlinda Çollaku, motra e deputetit të zgjedhur Kreshnik Çollaku, shihet duke festuar dhe më pas fotot i kanë shpërndarë në rrjetet sociale, siç do ta shihni në shkrimin e mëposhtëm.
Deklarata e plotë e Çollakut:

Besoj që është koincidencë përkimi i datës 3 mars, që është dita kur pritet të jepet një vendim përfundimtar nga Apeli lidhur me statutin që do mbetet në fuqi, organet drejtuese të PD-së, por aktiviteti politik i PD-së, sidomos në prag të fushatës, është një ngjarje rutinë. Muaj më parë ka nisur riaktivizimi pas një periudhe shumë të gjatë heshtjeje dhe pauze që ne e kemi lënë të rrjedhë që të shkonim drejt një shuarje të konfliktit të brendshëm. Por për asnjë moment s’kemi pasur si qëllim të shuajmë PD-në. Para disa muajsh është mbledhur Kolegji i Kryetarëve, ku ka pasur një vendimmarrje, së bashku me Kryesinë për t’u përgatitur për procesin zgjedhor.
Kemi përgjegjësi të madhe dhe historike, nuk mundemi në asnjë rast të lëmë PD-në jashtë zgjedhjeve. PD, emri i saj që përkon me krijimin e demokracisë në këtë vend. PD, logoja e saj patjetër do jetë pjesë e zgjedhjeve. Do futemi me ambicie të fortë sepse në zona të caktuara do kemi dominancë, siç ka zona që do na krijojnë problematika të mëdha. Si ne si ajo pjesë që militon te Foltoroja. Që kjo do jetë përgjegjësi e madhe për të dyja palët, pa diskutim do të jetë. Jo më kot, gjatë kësaj periudhe kemi bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme që duhet të gjejmë gjuhën për t’u bashkuar. Nuk kemi ardhur nga hiçi në këtë ditë. Ka pasur shumë ngjarje. 6 marsi tregoi qartazi që të ndarë do kishim një problem të madh.
PD ka pa diskutim shumë emra dhe potenciale që do ta përfaqësojnë në këto zgjedhje. Ndryshe nga pjesa e Rithemelimit s’kemi nxituar t’i hedhim benzinë zjarrit dhe të dalim që ditën e parë me kandidatë për të bërë fakt të kryer përçarjen. Ne do bëjmë të gjitha përpjekjet derisa të skadojë afati zgjedhor që PD-ja të shkojë e unifikuar në zgjedhje. Nëse ashtu siç gjasat janë, z.Berisha e ka nisur udhëtimin e tij i vetëm, bashkë me Partinë e Lirisë, PD do të shkojë në zgjedhje me kandidatët e parë dhe duke dhënë një model ndryshe. Nuk e kemi kundërshtar apo armik Berishën, pasi kemi një që është Rama. Por procesin e brendshëm të PD-së e pengon z.Berisha këtë moment. Nuk pres asgjë nga gjykata veçse të zbatojë ligjin. Procedura dhe dokumentacioni, që pasojnë me vendimin e gjyqtarit Zhukri janë të pavlefshëm. Besoj që të dyja palët kanë qenë të interesuara, gjykata e ka mundësinë që ta gjykojë edhe në themel çështjen. Ne qëndrojmë atje ku është PD-ja. Sido të jetë rezultati i vendimit të Apelit ne do qëndrojmë në PD. Unë do qëndroj në PD. Do vazhdoj t’i bëjë thirrje pjekurisë së z.Berisha që të hapë rrugë që PD të jetë fituese. Nëse gjykata vendos që institucionet e ligjshme janë këto që janë sot, të gjithë demokratët duhet të kthehen në PD dhe të shmangin një katastrofë”./CNA.al
Gazetari Robert Papa thotë se në interprelancën e 2 marsit...
Kreu i PDK-së, Ndoka, e ka komentuar me një fjalë situatën...
Mazhoranca socialiste bllokoi këtë muaj kërkesën e opozitë...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ka mba...
Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka kome...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, është panikosur nga dosja ÇEZ...
Belind Këlliçi, kandidati për bashkinë e Tiranës, ka zbrit...
Ilir Meta, miliarderi që është kryetar i Partisë së Lirisë...
Kryetari i Partisë Demokratike, ka ngritur sërish akuza nd...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është kthyer...
Kryetar i LRE-së dhe kandidati për Kryetar Bashkie i Tiran...
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka mbajtur një fjalim në K...
Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi,...
Në 3 mars do të mbahet gjyqi për vulën e Partisë Demokrati...
Dorian Duçka dhe Agron Neza, dy personat më të lakuar ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, u ka bërë t...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbajtur një fjalim për 1-vje...
Deputetët anëtarë të Këshillit të Legjislacionit, Enkelejd...
Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se grupi i vulës...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...