EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha sot se farsa elektorale e 11 majit ka dalë jashtë kontrollit të mazhorancës. E ftuar në një intervistë në ‘Syri TV’, Zhupa u shpreh se këto zgjedhje kanë prodhuar një rezultat që nuk përputhet me atë realin, me atë që kërkojnë njerëzit, që kërkojnë votuesit, por një rezultat të ndryshëm.
Zhupa tha se shqiptarëve duhet t’u tregohet e vërteta e procesit të 11 majit, që sipas saj nuk ka prodhuar ende një rezultat përfundimtar.
“Në një vend demokratik, në një vend që organizon zgjedhje të lira dhe të ndershme, rezultati do të dilte 2 ditë mbrapa dhe gjithçka do të ishte mbyllur atje.
Ajo që ndodh në Shqipëri është që çdo gjë ka dalë nga kontrolli, që mazhoranca dhe zgjatimet e saj qoftë në KQZ, qoftë në votë e diasporës, qoftë në institucionet e tjera, nuk kanë kontrolluar dot atë farsë elektorale që kanë bërë vetë, ju ka dalë nga kontrolli.Kjo filloi që atë ditë në numërim, filloi duke u kuptuar se me shumë zarfa sesa ishin dërguar kishin ardhur, ku raportonte KQZ, një numër të caktuar zarfash për një qark, dhe më pas ktheheshin më shumë seç kishte dërguar KQZ.
Ky problem më pas u vu re edhe me atë që identifikoi Partia Demokratike, me mungesën e 130 mijë fletëve të votimit të cilat duhej të ishin të papërdorura por nuk dihet se çfarë ka ndodhur.
Është një proces që ne siç e diskutuam sot në Parlamentin Shqiptar dhe siç u diskutua në Parlamentin Evropian tregon qartësisht që Shqipëria nuk ka organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme por ka organizuar një farsë elektorale, të vendosur nga krimi, të vendosur nga pushteti, të vendosur nga metodat të cilat njihen botërisht si metoda manipulimi të zgjedhjeve, siç është për shembull Treni Bullgar i cili edhe në Bashkinë Finiq,unë e kam transmetuar me foto dhe me prova sesi Dhimitër Llajo, kushëriri i Vasil Llajos nxirrte fletën e votimit me vula jashtë për t’ia dhënë votuesve dhe më pas për të bërë atë teorinë e trenit ku kthehej një fletë dhe shkonte fleta tjetër.
Ajo që është me shumë rëndësi është që Partia Demokratike është e vendosur që këtë farsë elektorale ta çmontojë, ta denoncojë, ta bëjë të njohur, siç ishin dhe takimet e fundit të kreut të PD, Sali Berisha në Bruksel.
Ju i patë, takime jashtëzakonisht të mira ku në grupin e Partive Popullore Evropiane u vendos që do të dërgonin edhe një mision faktmbledhës për Shqipërinë.
Duhet zhveshur çdo ditë propaganda dhe duhet treguar shqiptarëve realisht se çfarë ka ndodhur në procesin e 11 majit, që tashmë jemi në qershor dhe nuk arrijnë dot të prodhojnë një rezultat përfundimtar të zgjedhjeve.Unë kam 0 besim te proceset që po bën KQZ, apo te ato pak të drejta që jep KAS, sepse thelbin që është mosnjohja e zgjedhjeve, e ka rrëzuar, pra thelbi i diskutimit është që këto zgjedhje kanë prodhuar një rezultat që nuk përputhet me atë realin, me atë që kërkojnë njerëzit, që kërkojnë votuesit por një rezultat të ndryshëm.
Shqipëria një vend që në fushatë elektorale legalizoi parcela me drogë për shkak të ligjit që kishte miratuar Edi Rama, një vend ku oligarkët nuk njohin më asnjë kufi, as zonë të mbrojtur, as pronë ushtrie, as rezidencë qeveritare, ku të gjitha mund të jenë pjesë ndërtimore është normale që do të kalonim në këtë përçudnim të votës.
E rëndësishme është që ne duhet ta çmontojmë këtë farsë elektorale”,-tha Zhupa./CNA
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 71 vota pro ndryshimet...
Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka përcjellë sot në Kuve...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve zhvillon seancë pub...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ...
KAS rrëzon kërkesën ankimore të depozituar nga Koalicioni ...
KAS pranoi kërkesën e subjektit PD-ASHM, për rinumërimin d...
Menjëherë sapo u miratua kalendari i raportimit të ins...
Kreu i PD-së Sali Berisha nga Brukseli ka bërë me dije se ...
Në fjalën e sotme në Kuvend, deputeti Gogu njëkohësisht Në...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka marrë vendimin p...
Deputeti i PD-së Dashnor Sula kritikoi PD për humbjen në z...
Deputeti i PD-së Dashnor Sula i është drejtuar me një thir...
Deputeti i PS Erion Braçe ka folur për rendin e ditës në K...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbledhur kryesinë e PD-së në ...
Gazment Bardhi në fjalën e tij në Kuvend ka deklaruar se v...
Në një replikë me deputetin demokrat Flamur Noka gjatë sea...
Ministri Taulant Balla është tallur keq me Flamur Nokën du...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka zhvilluar ...
Deputeti Flamur Noka ka deklaruar në Kuvend se 11 Maji ish...
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate. Deputeti F...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...