Çështja “përvëluese” Rama-McGonigal/ Kërkohet hetim në Kongresin e SHBA-së
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se çësht...

Deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se Ballkani i Hapur e ka kryer misionin e tij, ka shkaktuar shumë reagime nga analistët apo nga politikanët.
Gazetari Ermal Mulosmani e ka cilësuar këtë si një shenjë e prishjes së miqësisë Rama-Vuçiç dhe kthim në situatën konfliktuale që ka sunduar Gadishullin prej shekujsh.
Mulosmani në reagimin e tij është shprehur se afrimitetin e menjëhershëm të Ramës me Vuçiçin apo takimet e shpeshta me të kanë qenë një përpjekje e Ramës për protagonizëm.
Duke këmbëngulur në një miqësi kozmopolite të Ramës, sipas gazetarit, ndoshta aspironte një vend nderi në paqen e përjetshme Kosovë-Serbi.
Për të fshehur dështimin spektakolar deklaron se misioni i BH-së ka qenë nxitja e Procesit të Berlinit.
Ai shton se dështimi publik i dhjetëra takimeve propagandistike që po habisnin botën me mirëkuptimin e tyre është një simptomë e një situate shumë të keqe rajonale.
Mulosmani arrin në konkluzionin se mbyllja e BH-së tregon rikthimin e "lufës së ftohtë" ballkanike.
Reagimi i Ermal Mulosmani
Mbyllja e Ballkanit të Hapur është një shenjë e prishjes së miqësisë Rama-Vuçiq, kthim në situatën e konfliktualitetit që ka sunduar Gadishullin me shekuj.
Unë kam menduar se afrimi i menjëhershëm, jonatyral, jogradual mes Ramës dhe Vuçiq, darkat e tepruara me verë e muzikë serbe a shqiptare kanë qenë një përpjekje e Ramës për protagonizëm provincial. Ai ishte i gatshëm që përmes një moderniteti të skajmë, alla Ramë, të harronte më shumë se 100 vjet histori konflikti genocidal, vrasjesh, pabesish, përpjekjesh për shfarosje.
Përmes një miqësie kozmopolite të kërkuar me ngulm e patos me Presidentin serb, Rama ndoshta aspironte një vend nderi në "paqen e përjetshme" Kosovë - Serbi. Unë kështu e kam parë, një përpjekje donkishoteske për të gjetur ujë në shkretëtirë. Rama e bëri këtë përpjekje pa propozimin e Kosovës dhe, për më tepër, me kundërshtimin e të gjithë faktorëve të rëndësishëm politikë të saj. Kishte një dehje mirëbesimi dhe vetëbesimi nga ana e tij sa sot, kur deklaron mbarimin e misionit të Ballkanit të Hapur, tingëllon si një axhami politik, një naiv i shkallës sipërore.
Për të fshehur dështimin spektakolar deklaron se misioni i BH ka qenë nxitja e Proçesit të Berlinit. Në fakt na ka pasë ça veshët duke thënë: "këto dy nisma nuk e përjashtojnë njëra tjetrën". Liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve që u servir si shpëtim i rajonit tashmë po na thuhet se "ashtu ishte loja"...Dhe ustallarët propagandistikë do përpiqen ta sjellin si "sukses të radhës të gjeniut tonë".
Në fakt dështimi publik i atyre dhjetëra takimeve propagandistike mes liderucësh ballkanas që po habisnin botën me mirëkuptimin e tyre është një simptomë e një situate shumë të keqe rajonale. Përtej rezervave për dashurinë me shikim të parë "Rama - Vuçiq", kishte një farë entuziasmi ndërkombëtar por edhe rajonal, ndoshta naiv, se kohët e konflikteve në Gadishullin problematik po përfundonin dhe po hynin në një epokë të re.
E bash këtu dua të ndalem. Mbyllja e BH tregon rikthimin e "lufës së ftohtë" ballkanike. Shtetet me gjasë do kthehen në pozicionet e tyre të vjetra: gjahtarë dhe pre, të gatshëm për sulm dhe me paranoja historike. Në këtë kontekst ky zhvillim është jashtëzakonisht negativ. Jo si dështim në vetvete por si tregues i kthimit të situatës së vjetër.
Më poshtë po sjell një këndvështrim sesi bota e sheh Ballkanin përmes një teksti që e kam pasë publikuar para disa kohësh.
*****
Misha Glein, gazetari i njohur i BBC dhe njohës i shkëlqyer i Ballkanit, në librin e tij "Historia e Ballkanit", i referohet thënies së një gazetari dhe shkrimtari të njohur amerikan, John Gunter. Ky Gunteri paska shkruar një libër me titull "Evropa pa maskë" ku e përcakton kështu rolin e Ballkanit në botë:
"Është turp i padurueshëm për frymën njerëzore e politike, që këto vende të vogla, të pafata e të mjera në Gadishullin e Ballkanit të grinden, e vërtetë guxojnë të grinden, deri aty sa të shkaktojnë Luftëra Botërore. Rreth 150 mijë të rinj amerikanë duhet të vdisnin për shkak të një vrasjeje, të kryer më 1914, në një fshat primitiv plot baltë me emrin Sarajevë! Megjithatë, hakërrimat e neveritshme e gati të ndyra në politikën ballkanike, jo fort të kuptueshme për lexuesin perëndimor, ende luajnë një rol jetik për paqen në Evropë e ndofta edhe në botë."
Autori i "Historia e Ballkanit" e komenton kështu konsideratën për Gadishullin tonë të dashur:
"Kjo përbuzje e Gunterit pasqyron atë opinion mbizotërues që e vështronte dhe e vështron Ballkanin si toksinë e rrezikshme për trupin e Evropës.
Përbërja e kësaj toksine mendohet se është tepër e ndërlikuar për tu përballur me çdo lloj antidoti...
Në mungesë të ilaçit , perëndimi e pa të arsyeshme ta izolonte e ta harronte në punë të vet."
(Misha Glein, Historia e Ballkanit, faqe 25-26).
Kjo e shpjegon shumë mirë edhe nismën "Toksina e Hapur". Madje edhe euforinë Evropiano-Amerikane për këtë nismë.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se çësht...
Anëtari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Fabian Topollaj, ...
Anëtari i Këshillit Bashkiak, Fabian Topollaj, ka dekl...
Ish-kandidati i BF për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sapo ka nisu...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Mirela Karabina, e...
E sinqertë Mirela Karabina, parashikon se PD do të shkojë...
Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka ka...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzuar idenë e s...
Instituti i Studimeve Politike ka publikuar historikun e g...
Kreu i PD-së, Sali Berisha shpreh mirënjohje kundrejt ...
Kreu i qeverisë, Edi Rama u shpreh se shqiptarët janë ...
Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh në një intervistë për...
Lefter Maliqi, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fi...
Pa njoftuar strukturat e PD-së, pa asnjë deputet të Korçës...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për aksionin e Policisë s...
Në Kolegjin Zgjedhor ka përfunduar rinumërimi i votave për...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se ka humbur...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar që të bëhen n...
Pasi bëri me dije se sportelet e Kadastrës do të mbyll...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...