web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emri-Zbulohet kandidati i Primareve që synon Bashkinë e Fierit

7 Nëntor 2022, 13:34, Politikë CNA
Emri-Zbulohet kandidati i Primareve që synon Bashkinë e Fierit
Edvar Kodheli, kandidat në "Primare"

Edvar Kodheli ka bërë me dije se do të kandidojë në Primaret për garën për kryetar bashkie të Fierit.

Përmes një deklarate për mediat, Kodheli tha se ka vendosur të hedhë kandidaturën në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë Fier, sepse e ndien detyrim qytetar dhe politik pjesëmarjen në një proces që kthen votën.

Unë jam Evdar Kodheli dhe kam vendosur të hedh kandidaturën për primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë Fier.

Jam diplomuar pë Ekonomi dhe kam ndjekur dhe përfunduar me sukses, gjatë këtyre 22 viteve disa specilalizime pasuniversitare duke u certifikuar dhe licencuar si kontabilist, auditues, ekspert fiskal etj.

Prej vitit 2005 dhe aktualisht drejtoj studion time.

Së bashku me familjaret e mi kam qenë pjese e angazhimit politik në PD që në vitet '90.

Kam vendosur të hedh kandidaturën në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë Fier, sepse e ndiej detyrim qytetar dhe politik pjesëmarjen në një proces që kthen votën. Unë besoj se vetëm nëpërmjet votës së lirë merr udhë edhe konkurrenca e lirë, e cila siguron transparencë, meritokraci dhe hierarki.

Kam vendosur të kandidoj i sigurt se:

Nuk ka më kohë për këdo që e do atdheun, e do Shqipërinë.

Nuk ka më kohë të mendohemi se mbase ndryshimi vjen vetë,

Nuk ka më kohë të bëjmë spektatorin.

Nuk ka më kohë të lejojmë të kapemi nga politika e korruptuar.

Nuk ka më kohë të drejtohemi nga paaftësia, neglizhenca, korrupsioni dhe arroganca.

Nuk ka më kohë të vazhdojë hemorragjia e largimit të të rinjve, zhvlerësimi i pedagogëve, mjekëve, apo  cdo profesioni të lirë.

Gara është ajo që përzgjedh më të mirin, më të kualifikuarin për të bërë ndryshimin e duhur. 

Kjo është arsyeja që si qyetar, si përkrahës i Partisë Demokratike, si njeri i lirë dhe pa paragjykime apo  i pakushtëzuar nga kundërshtaret politikë, vendosa te garoj si kandidat në PRIMARET që organizon Partia  Demokratike për Kryetarin e Bashkisë Fier.

Primaret do të shpalosin aftësitë dhe kapacitetet e demokratit  të ndershëm, atij që lufton jo për vete, por për Shqipërinë, për atdheun tonë. Kjo është Partia Demokratike, parti që nuk emëron në tavolinën e kryetarit kandidatët, Parti me vizion, Parti me parime demokratike dhe të drejtë vote për këdo anëtar apo dhe simpatizant.

Fituesi do të jetë më i miri, dhe ne garuesit do të jemi NJE me të cilido qoftë ai ose ajo, duke fituar përballjen me kundërshtarin politik.

Te  dashur  bashkeqytetare, te kontribuojme seicili per  ndryshimin e madh.

Te kthejme se bashku besimin,  jo me fjale, por me politika konkrete zhvillimi ne baze te nje  programi  gjitheperfshires, per nje zhvillim me te madh, ne dobi te gjithe qytetareve fierake te përgatitur nga specialistet me te mire, sipas fushave perkatese.

Me këtë rast, ftoj bashkëqytetarët e mi fierakë  dhe shqiptarët, të gjithe bashke, të bëhemi pjesë e  protestave, si forma demokratike e ngritjes së zërit, e kundërshtimit të shpopullimit, asimilimit, varfërimit, per te fituar te drejtat tona si qytetare te lire, per te mos i larguar femijet tane nga atdheu yne, por per te bere nje atdhe me te mire dhe te denje per te gjithe shqiptaret”, ka deklaruar Kodheli./ CNA.al





Lajmet e fundit nga