Takimi në Kryeministri/ Rama mbledh Peleshin, Ballën dhe krerët e komisioneve
Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në një mbledhje kryet...

Ministria e Drejtësisë ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë në lidhje me Kodin e ri Penal.
Në fjalën e mbajtur, Lamallari ka thënë se nevoja për një Kod të ri Penal vjen nga dinamikat dhe konteksti i ri në të cilin ndodhet Shqipëria.
Më tej, Lamallari tha se bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes institucioneve të drejtësisë për Kodin e ri Penal është thelbësor.
“Kodi Penal është një ndër aktet më themelore të sistemit tonë juridik dhe si i tillë duhet pashmangshmërisht të reflektojë realitetet e kohës, dinamikat e reja, evoluimin e jurisprudencës, standardet ndërkombëtare dhe natyrisht edhe pritshmëritë e qytetarëve për më shumë siguri dhe drejtësi. Nevoja për një Kod të ri diktohet nga dinamikat dhe konteksti i ri në të cilën ndodhet vendi ynë, tri dekada pas konceptimit dhe miratimit të Kodit ekzistues. Prioriteti ynë është të ndërtojmë një Kod Penal që garanton mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, forcon luftën kundër kriminalitetit dhe parandalon veprimtari të paligjshme, nga më të thjeshtat tek ato më komplekset, nga format tradicionale tek ato të shfaqura vitet e fundit. Prandaj, bashkëpunimi dhe bashkërendimi midis nesh janë thelbësore. Synimi ynë është që, përmes këtij procesi, të identifikojmë çdo mangësi, çdo paqartësi dhe çdo aspekt që mund të përmirësohet, në mënyrë që Kodi i ri të jetë një instrument sa më efektiv, modern dhe i qëndrueshëm për dekadat që vijnë”, tha ministri Lamallari.
Ministri Lamallari gjithashtu foli për fazën e konsultimit publik, ku tha se nevojitet përmbyllja e procesit të dhënies së mendimeve apo komenteve brenda tre muajve.
Fazë e cila do të pasohet nga një fazë e dytë takimesh në nivel teknik, fazë e cila do të mbyllet brenda gjysmës së parë të 2026.
“Për t’i lejuar kohën e nevojshme dhe të arsyeshme Komisionit Europian për shqyrtimin e draftit përfundimtar dhe më pas ndjekjen e procedurave parlamentare deri në miratimin e tij gjatë gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm, diktohet nevoja e përmbylljes së procesit të përftimit të mendimeve apo komenteve me shkrim brenda tre muajve të ardhshëm për të mundësuar në këtë mënyrë një seri të dytë takimesh në nivel teknik me qëllim rakordimin me institucionet kontribuese brenda çerekut të dytë të vitit 2026”, tha Lamallari.
Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në një mbledhje kryet...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me amba...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato,...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me amba...
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot lidhur me publikimin e ...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzat...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një videoje të postuar në...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Sot në orën 14:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentua...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka komentuar raportin e Ko...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso është shprehur so...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri është shpr...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë me lidhje live në sam...
Kryeministri Edi Rama foli për procesin e negociatave për ...
Deputeti i PD-së Luçiano Boçi është shprehur se hetimet pë...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar sot lidh...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas prezantimit të progre...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...