Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...

Manush Thanasi dhe Bardhylka Thanasi, kanë punuar shumë vite në profesion, dhe tani janë në pension. Ata e përdorin urbanin në Tiranë për punët e përditshme. Ata do të jenë përfitues të transportit publik falas, sipas projektit të Belind Kelliçit. Këtë gjë ua shpjegoi në mënyrë të detajuar kandidati i opozitës, i cili u bëri një vizitë në shtëpi, Manushit dhe Bardhylkës. Dy të moshuarit treguan se jo vetëm e kanë mirëpritur këtë plan, por dhe besojnë se transporti publik falas është i realizueshëm në kryeqytet.
“A sa gjë e bukur! Nisma juaj është e mrekullueshme. E them me besimin e plotë, jo thjesht se besoj te ju, por edhe se është një problem shumë i thjeshtë, aritmetikor, kush ka bërë katër klasë e kupton, këtu ka logjikën brenda”, - u shpreh Manush Thanasi.
Belind Këlliçi shpjegoi se transporti publik falas do të jetë me përfitime të shumëfishta për banorët e kryeqytetit. Nga transporti publik falas nuk do të përfitojnë vetëm 200 mijë përdoruesit ditor të tij, por do të ketë edhe të tjera përfitime pasi do të ulet trafiku, ndotja dhe do të lehtësohen parkingjet.
“Transporti urban me aq sa kushton, u lehtëson jetën 200 mijë qytetarëve në ditë që e përdorin. Përveçse ul koston e jetesës, sepse i heq atë 400 lekëshin për një rrugë, po 800 lekë vajtje-ardhje, po në muaj i kursen mesatarisht, një familje që e përdor, të paktën 50 mijë lekë të vjetër në muaj. Me ato lekë ata mund të paguajnë ujë e drita, internet në shtëpi, pra është një ndihmë. Mund të marrin ilaçet pensionistët, pra ka shumë benefite. Nga ana tjetër, ul trafikun, ju e shihni çdo ditë se çfarë bëhet, edhe te rruga juaj është një trafik i tmerrshëm. Gjithashtu ul ndotjen e ajrit. Ne kemi sot numrin më të madh të fëmijëve astmatikë në Europë, ndërkohë jemi një nga 10 kryeqytetet më të ndotura të Europës. Nuk e heqim dot fare, por e minimizojmë çështjen e parkimit”, - tha Belind Këlliçi.
Belind Këlliçi dëgjoi edhe shqetësimet me të cilat përballen pensionistët gjatë përdorimit të transportit urban. Bardhylka Thanasi tregoi se si në një rast ka rrezikuar jetën, për shkak të manovrave të rrezikshme të shoferit të autobusit.

“Shërbimi brenda skandaloz, sepse faturinoja duhet patjetër me shoferin të komunikojnë. Në momentin që unë po zbrisja m'u mbyll dera, u tmerrova, u tmerrova, u tmerrova. Dhe mbi të tëra, kemi qenë jashtë shtetit dhe kemi parë që për moshën e tretë, janë me karroca dhe autobusët janë me platformë dhe ngjiten me karroca. Këtu vetëm te 'Tirana e Re' unë mund të hipi”, - tha e moshuara.
Belind Këlliçi u shpreh se do të ketë gjithashtu investime për të modernizuar jo vetëm flotën e autobusëve, por njëkohësisht për të përmirësuar edhe shërbimin në stacione.
“Prandaj kemi vënë dhe një fond tjetër, që është 5 milionë dollarë në vit, që nuk është asgjë për buxhetin e Bashkisë Tiranë, për të shtuar numrin e autobusëve edhe për të marrë autobusë modernë... se problemi është që këta autobusët, unë nuk jam për të paragjykuar ato rastet kur kanë pasur shoferët probleme shëndetësore, ajo mund t`i ndodhë kujtdo dhe është një gjë, është fatkeqësi. Por, nga ana tjetër, një pjesë të autobusëve nuk u punojnë frenat, nuk janë të mirë, nuk janë komodë. Nuk janë mjaftueshëm me kushtet që i duhet një autobusi për të qenë në kushte normale”.
Manush Thanasi pohoi se veç pensionistëve, nisma e Belind Këlliçit për transport publik falas do të jetë një ndihmë e madhe për shumë familje në nevojë apo dhe studentët e kryeqytetit.
“Dhe me këtë operacion tuajin shumë kurajoz dhe të mençur, target grupi i parë, studentët, pika jonë më e dobët. Studentët tanë janë ku thërret qameti, janë në rolin e kategoria më poshtë se ushtari. Janë dhe këto punonjësit jo në 'call center', 'konfeksione', janë ata punonjësit 'plebej' me rroga mizerabël, ardhja në ndihmë me këto bileta do të jetë një mrekulli, do marrësh uratën e gjithë këtij kontigjenti”, - theksoi i moshuari.
Gjatë bashkëbisedimit në familjen Thanasi, Belind Këlliçi u shpreh se nismat e tij janë me këmbë në tokë dhe të realizueshme, pasi buxheti aktual i Tiranës i ka mundësitë për të përballuar këto shërbime./ CNA.al
Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se 7 sportistët që...
Diplomatja e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann, e...
Gazetari Klodian Tomorri ka treguar “meritat” e sekret...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos kalojë për shqy...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka hedhur aku...
Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrti Patozi,...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, deklaroi di...
Partia Socialiste i ka kërkuar Komisionin Qendror të Z...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka “shigjetuar” kandidatët ...
Kreu i PL-së, Ilir Meta mbajti një takim me strukturat...
Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës dhe drejtuesi...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi zhvilloi sot një takim me...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, deklaroi di...
Kandidati i opozitës në zgjedhjet e 14 majit, Belind K...
Në Konventën ndërkombëtare të turizmit që u mbajt dje ...
Kryeministri Edi Rama ka premtuar rritje pagash edhe p...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, deklaroi di...
Kryeministri Edi Rama një muaj para zgjedhjeve ka prem...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...