web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit/ Debat në Kuvend mes Ballës dhe Gjekmarkajt

30 Maj 2024, 14:10, Politikë CNA
Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit/ Debat në Kuvend mes Ballës dhe
Taulant Balla

Dhuna ndaj avokatit të Sali Berishës, Sokol Mëngjesi, ka ngjallur debat në Kuvend mes deputetëve dhe ministrave. 

Deputeti Agron Gjekmarkaj ironizoi projektligjin për sistemin e adresave duke thënë se organet e sigurisë kanë humbur adresën e krimit që godet për vdekje avokatin e liderit të opozitës. 

“Përpjekja për sistemimin e adresave duhet marrë shumë seriozisht. Adresë ka krimi, që godet për vdekje avokatin e liderit të opozitës, një profesor universiteti, ish-dekanin e Fakultetit të Drejtësisë, Sokol Mëngjesin. Organet e sigurisë publike kanë humbur adresën e sigurisë publike dhe parandalimit të krimit. Një vend që qeveriset nga korrupsioni s’ka adresë”, tha Gjekmarkaj. 

Nuk mungoi një përgjigje nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili tha se Berisha dhe zëdhënësit e Berishës nxituan dje të përdornin politikisht ngjarjen e rëndë.

Ministri i uroi shërim të shpejtë avokatit, ndërsa u shpreh se priste që PD të distancohej nga ajo deklaratë pas zbardhjes së ngjarjes nga policia.

“M'u kujtua fabula e studentit të biologjisë që kishte mësuar vetëm mizën dhe iu përgjigj për mizën edhe kur e pyetën për lopën. Te ligji i adresave iu desh të shkoni të rruga 'Mustafa Matohiti', kati i 8-të, për të shkuar te një fjalë që të buroi nga shpirti për Berishën. Ua qaj hallin, e vuani shumë këtë fakt. Si nënkryetar i parë i PD-së s’do të kisha reaguar aspak nëse edhe ju nuk do kishit rënë në pellgun e baltës që familja Berisha, vetë Sali Berisha dhe zëdhënësit e Berishës nxituan dje të përdornin politikisht një ngjarje të rëndë. Për Berishën kjo nuk është e re. Mbani mend, ju jeni i ri Gjekmarkaj në PD, por nëse i hidhni një sy historisë, brenda PD kjo ngjarja e djeshme më ngjau me reagimin e parë të vetë Sali Berishës dhe zëdhënësve sapo në 12 shtator 1998 u vra lideri historik i vërtetë, Azem Hajdari. Kur ende policia po administronte vendin e krimit, njeriu doli në konferencë dhe emërtoi Fatos Nanon si urdhërues të vrasjes. Historia tregoi gjithçka ndryshe, drejtësia konfirmoi gjithçka ndryshe. Prisja sot nga ju, si numri 2 i PD-së, të vinit këtu dhe të thoshit nuk ishte kështu, kjo është ngjarje e rëndë, para pak minutash kam biseduar me doktorët, biem të gjithë dakord që kjo është një prej atyre ngjarjeve që brenda 10 orësh është zbardhur e gjithë skena e krimit, përfshirë edhe porositësin. Pasi në 18:00 policia doli në komunikim publik, mendova që pasi policia e zbardhi ngjarjen do kishte një reflektim. Përsëri te rruga e Salës e njëjta histori, u porosit nga Rama, u ekzekutua nga Balla. Më falni, po shqiptarët ça i dini, budallenj?” tha Balla. /CNA 





Lajmet e fundit nga