Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...

Deputetja e PD-së Albana Vokshi në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës ka deklaruart se gjatë zgjedhjeve të 11 Majit është kërcënuar në mes të ditës nga kriminelë të dënuar për vrasje dhe trafik droge.
Vokshi ka bërë thirrje për hetim ndërkombëtar të zgjedhjeve të 11 Majit në Shqipëri.
“Faleminderit për misionin vëzhgues të Këshillit të Evropës gjatë zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, që ofroi një pamje të vlefshme të realitetit në terren. Raporti paraqet shqetësime serioze. Por e vërteta është shumë më alarmante.Kur vota nuk është e lirë, demokracia nuk ekziston!
Nuk mund të ketë standarde të dyfishta për vendet anëtare të BE-së dhe për vendet kandidate si Shqipëria.Prandaj unë shtroj para jush disa pyetje:
A mund të quhen demokratike zgjedhjet,
-Kur shumica e kritereve të Kopenhagës janë shkelur në mënyrë sistematike dhe brutale?
-Kur shteti dhe partia në pushtet janë një?
-Kur nëpunësit civilë, votuesit dhe kandidatët kërcënohen – përmes rrjeteve të patronazhit si dhe nga kriminelë me distinktivë fallco vëzhguesish brenda dhe jashtë qendrave të votimit – ndërsa policia mbyll sytë ose ndërhyn shumë vonë?
-Kur mediat janë nën kontroll?
Pak javë para zgjedhjeve, Kryeministri miratoi 138 licenca për kultivim kanabisi – 147 herë më shumë se kufiri ligjor – duke mbuluar 29,000 hektarë, kryesisht në zonat kufitare. Partia në pushtet pati rritje të ndjeshme votash në ato rajone. Kjo nuk është një garë demokratike – është një kërcënim për sigurinë kombëtare.
402 milionë euro fonde publike u keqpërdorën për të blerë vota dhe manipuluar rezultatin:
100 euro bonus për mbi 750,000 pensionistë (ose 42% e votuesve)
200 milionë euro gjoba të falura dy ditë para zgjedhjeve
vende pune, subvencione, tendera dhe evente luksoze të kthyer në mjete për më shumë vota.
Vota u ble edhe me paratë e taksapaguesve.
Kam marrë pjesë në shumë zgjedhje. Por kurrë s’kam përjetuar atë që pashë këtë herë.
Në Vorë, u kërcënova në mes të ditës nga kriminelë të dënuar për vrasje dhe trafik droge. Vajza ime gjithashtu u kërcënua. Pavarësisht telefonatave Policisë së Shtetit si dhe kallëzimeve zyrtare në SPAK, askush nuk veproi. Ata kriminelë janë ende të lirë, ndërsa unë druhem çdo ditë derisa fëmijët kthehen në shtëpi.
Prandaj ju pyes sërish:
A janë këto zgjedhje të lira, kur kandidatet gra përballen me kartele dhe jo me parti politike?
Unë nuk hyra në politikë për të mbajtur armë – por për të ofruar një alternativë të bazuar te e vërteta.E kjo e drejtë më është mohuar – për shkak të lidhjeve midis zyrtarëve të lartë (Kryeministri, ministra) dhe krimit të organizuar.
A duhet të rri e heshtur, e qetë por e frikësuar? Jo. Nuk do të hesht.
Ne duhet të flasim – për vajzat tona, për familjet tona, dhe për çdo grua që dëshiron të shërbejë pa frikë.Nëse nuk veprojmë, ia dorëzojmë politikën atyre që mbrohen nga krimi – jo nga demokracia. 28 kandidatë në 10 qarqe u mbështetën nga grupet kriminale dhe kartelet e drogës. Mbi 20 prej tyre do të jenë në parlamentin e ardhshëm. Dhe me siguri do të jenë edhe këtu në këtë sallë.e unë këtë nuk do ta doja.
Prandaj ju bëj thirrje:
Për mbështetjen e një misioni fakt mbledhës në Shqipëri. Takoni të gjithë aktorët. Vlerësoni ndikimin kriminal dhe dështime në standartet e demokracisë.
Kam dorëzuar një video të shkurtër për këtë seancë plenare – me shpresën që të shihni me sytë tuaj si kanë qenë realisht këto zgjedhje, e kushdo që do të dojë mund tja dërgoj.
I bëj thirrje çdo deputeteje këtu në këtë salle: kjo nuk toleruar! Duhet të jemi krah njëra-tjetrës. Të qëndrojmë bashkë për të krijuar një mjedis ku gratë mund të bëjnë politikë dhe t’i shërbejnë vendit të tyre me dinjitet”, ka deklaruar ajo./ CNA
Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Franc Nur...
Pas sherrit, Policia e Shtetit ka shoqëruar Asllan Dogjani...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti...
Komisioni i Ankesave dhe Seksioneve ka vendosur t’i ndaloj...
Gjatë ditës së sotme është raportuar për një "sherr" të nd...
Ditën e sotme është zhvilluar seanca në Gjykatën e Fierit ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Erion Braçe i është rikthyer fushatës së tij, fiksimit të ...
Partia Demokratike ka bërë një padi në Gjykatën Kushtetues...
Deputeti socialist, Erion Braçe, me anë të një statusi në ...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, me ...
Një projekt-investimi i madh i BE-së është përqendruar në ...
Procesi i rinumërimit të votave për Qarkun Tiranë ka refle...
Gazetari Enton Abilekaj tha sot se thelbi i deformimit të ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë pasdite lidhur me su...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi në një ...
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës do të mblidh...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa u shpreh sot se...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...