Konsultimet për ligjin antimafia/ Braho: Nëse zbatohet si duhet, nuk ka nevojë për rregullime
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, denoncoi këtë të martë një tjetër aferë të Bashkisë Tiranë.
Muçollari tha se stadiumi “Selman Stërmasi” do të varroset dhe në vendin e tij pritet të ngrihet një tjetër kullë.
Ai deklaroi se kështu do të shtohet betonizimi i kryeqytetit, ndërsa nuk parashikohet asnjë hapësirë e gjelbër.
Muçollari ftoi qytetarët të reagojnë kundrejt një akti të tillë.
Deklarata e plotë:
Ndodhemi këtu pranë stadiumit, që e njihni të gjithë, “Selman Stërmasi” apo ish-stadiumi “Dinamo”, ku luan skuadra e zemrës së shumë shqiptarëve, Tirona, së shpejti do të varroset nën projektin e radhës “kullë me biznese”, me beton, por pa gjelbërim.
Si përherë bashkautorët e kësaj maskarade janë dyshja famëkeqe, lubitë e betonit dhe korrupsionit, Erion Veliaj dhe Edi Rama.
Në këtë vendim që kanë bërë gati dhe në relacionin shoqërues që kemi arritur të sigurojme për këtë projekt të ri të gllabërimit të hapësirave publike, flitet gjithë kohës për të ardhura, për përfitim ekonomik, për zonë me interes të lartë, për qira të majme etj.
Asnjë fjalë për park, gjelbërim, mjedis çplodhës, hapësirë urbane etj.
Në planin që ka Erion Veliaj me Edi Ramën për këtë stadium emblematik të qytetit të Tiranës, pak ose aspak flitet për sport, për futboll, për përmirësim të kushteve, për rritje të cilësisë, për nxitje të të rinjve.
Thjesht, e gjitha shihet si një mundësi e artë për Kullë.
Për një, për disa, për shumë kulla ndoshta, në një truall prej 27 446 m2.
Projekti nuk është bërë publik.
Padyshim që ai projekt ekziston, është vendosur ndërkohë në ndonjë paradhomë të errët, apo në ndonjë drekë a darkë. Me siguri është caktuar dhe fituesi.
Publikut i jepen tani disa copëza informacioni.
Dhe djalli fshihet në detaje si këto: rijetëzim, rienergjizim.
Sa herë që Rama dhe Veliaj përdorin këto fjalë, aty do të shfaqet një kullë. Kanë përdorur argumentin e degradimit të pronës. Po pse kush e la këtë pronë te degradojë? Pikërisht të njëjtet njerëz që do ta kthejnë në kulla.
Erion Veliaj mesa duket ka mësuar nga kolegët e SPAK-ut dhe kësaj radhe ka bërë kujdes që të fshihet pas Këshillit Bashkiak, ndryshe nga inceneratori ku me firmën dhe urdhrin e tij eklipsoi institucionet.
Këshilli duket se e ka marrë vendimin, është ky dokumenti këtu, vetëm pret rastin ta kalojë për votim, aty ku do të ngrihen kartonët që këtë pronë publike, këtë stadium të qytetit, ta kthejnë në domen të Edi Ramës.
Ku është interesi publik këtu?
A janë dakord qytetarët e Tiranës që këtë aset të kryeqytetit t’ia kalojnë Edi Ramës, i cili do ja japë një miku të tij, i cili do të ndërtojë një kullë, një biznes qindra miliionë eurosh.
Çfarë përfiton kjo zonë, e cila është e mbytur nga betoni?
Çfarë përfitojnë këtu fëmijët, të rinjtë, të moshuarit?
Çfarë përfiton futbolli, tifozët, dashamirësit e ekipit të Tiranës?
Askush nuk përfiton asgjë, përveç Edi Ramës, Erion Veliajt dhe mikut të tyre ndërtues që ndërkohë i është bërë kjo dhuratë, vendimi është marrë.
Banorët e Tiranës dhe shqiptarët do ta mësojnë më vonë.
Kjo pra është “Shqipëria 2030”, që Edi Rama ju fton ju që ta votoni pas 6 muajsh.
Grabitje prone, përfitim personal, biznes, pasurim i një grushti njerëzish.
Betonizim, trafik i rënduar, ajër i rënduar.
Duhet të reagojmë kundër këtij gllabërimi!
O sot, o kurrë!/ CNA
Partia Demokratike i është kundërpërgjigjur deklaratës...
Menjëherë sapo ka mbaruar mbledhja e djeshme e Kryesis...
Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Tiranën, B...
Mbledhja e Kryesisë së PS-së, e zhvilluar ditën e djes...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të martë Lulzim Bashën...
Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë janë dhënë detyrat ...
Gazetarja Klodiana Lala foli në një dalje televizive p...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi është...
Paraditen e së martës u mblodh grupi socialist, një ta...
Mbledhjet e socialistëve nuk kanë të ndalur. Teksa ka ...
Partia Socialiste ka zhvilluar këtë të enjte një mbled...
8 komisione parlamentare do të mblidhen këtë të martë ...
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka folur p...
Ka degjeneruar në sharje dhe fyerja deabti mes Gazment Bar...
Drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Gazment Bardhi është...
Motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit 2025 j...
Kreu i PD-së Sali Berisha komentoi rënien e numrit të ...
Pasditen e sotme u mblodh në selinë rozë Kryesia e Re e PS...
Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Kë...
Kryeministri Edi Rama në prezantimin e platformës “Dep...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...