Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. Në debatet e shumta, deputeti Flamur Noka ka akuzuar Ervin Salianjin, si njeri të lidhur me bandat dhe se janë grupe të caktuara kriminale ato që e drejtojnë ish-deputetin.
Në mbledhjen e kryesisë, deputeti Edi Paloka në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka theksuar Salianjit se Ergys Agasi nuk mund ta drejtojë Partinë Demokratike. Salianji është parë në takime me Agasin, i cili cilësohet një nga mëkëmbësit apo njerëzit hije të kryeministrit Edi Rama.
Gjithashtu, Noka ka theksuar në mënyrë të drejtpërdrejtë se ish-deputeti është një njeri i lidhur me bandat kriminale dhe Suel Çelën.
Këtë në fakt sot e ka konfirmuar dhe Çim Peka, i cili në një postim të tij ka treguar se Ervin Salianji kohë më parë në një takim mes tyre i ka thënë: “Çunat” ne Elbasan, në fund shkojnë me qeverinë, Thjeshtë i rrisin pazarin Ramës duke premtuar në takime të fshehta me “eksponent të opozitës”, mbështetje për opozitën.

Noka ka theksuar se Suel Çela ka telefonuar njerëzit që të mos shkojnë në foltoren e Berishës, por të mbushin sallën e Salianjit. Duke akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë se është peng i krimit dhe krimi s'mund ta drejtojë Partinë Demokratike, akuzat ndaj Salianjit të hedhura në mbledhjen e kryesisë së PD-së kanë qenë mjaft të ashpra.
Këto akuza vijnë menjëherë pasi Salianji, në kulmin e debatit politik të Partisë Demokratike me qeverinë në lidhje me çështjen Balluku, filloi takimet me demokratët, ku në vend që të sulmojë qeverinë apo të bënte opozitë, filloi sulmet ndaj Partisë Demokratike dhe drejtuesve të saj.
Flamur Noka ka qenë mjaft i ashpër me akuzat e hedhura ndaj Salianjit, në fakt një pjesë e tyre duken të vërteta pasi po artikulohen edhe më shpesh edhe nga gazetarë dhe njerëz që e njohin dhe kanë qëndruar afër Salianjit.
Salianji njihet për marrëdhëniet me njerëz të botës së krimit, pjesë e së cilës kanë qenë bashkëpunëtorë të Salianjit edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 kur ai ishte kandidat në qarkun e Korçës.
Qëllimi i ish-deputetit të PD-së, njeriut të dënuar për mashtrim tashmë duket qartë: kërkon të marrë një post në drejtimin e PD-së. I ka kërkuar Sali Berishës në takim kohë më parë, pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së meqenëse ka bërë dhe burg, për një mashtrim të cilin e inskenoi të gjithin vetë.
Me sa duket skenarët e krimit shkojnë deri tek Salianji dhe tashmë bandat janë ato që po e dirigjojnë ish-deputetin e PD-së, i cili thuhet se negociatat e tij kryesore i ka bërë në burgun e Fierit duke qenë bashkë me drejtorët e famshëm të Bashkisë Tiranës të dosjes "5D".
Salianji duket i qartë në aksionin e tij politik, një turbullirë brenda opozitës për të tërhequr vëmendjen nga pushteti i Ramës. Dhe misioni vazhdon.
Tashmë dalin lidhjet me bandat, miqësitë me drejtorët e 5D-së dhe gjithçka tjetër, e cila është artikuluar hapur në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike nga Flamur Noka, por sot nuk ka munguar dhe gazetari Çim Peka i cili është një nga gazetarët kryesorë të opozitës që më në fund po artikulon në mënyrë të drejtpërdrejtë akuzat ndaj Salianjit, të cilat në fakt nuk janë të parat.
Akuza të vërteta, apo ndoshta pak të vonuara? /CNA
Avokatja Adriana Kalaja, e cila ishte një nga kandidatet n...
Gazetari Çim Peka ka komentuar sot situatën në Partinë Dem...
Kryedemokrati Sali Berisha tha sot se e vetmja arsye që kr...
Kreu i Partisë Demorkatike, Sali Berisha deklaroi sot se p...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Deputeti demokrat, Blendi Himçi ka reaguar sot lidhur me d...
Kryeministri Edi Rama është shfaqur sot në episodin e 10-t...
Kryetar i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, deklaroi sot se ‘...
Këtë të shtunë është zhvilluar mbledhja e radhës e Kryesis...
Hysen Kadiu, demokrati nga Kavaja, që rezultoi më i votuar...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të shtunë pamje nga at...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ndau sot dek...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Një gjendje tensioni verbal ka përfshirë mbledhjen me dyer...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se duhet të nisin...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj kreut t...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në mbledhjen e Kryesisë së PD-...
Sot në orën 13:00 do të mblidhet Kryesia e PD-së. Përmes n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në foltoren e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...