Pas ministrit të Mbrojtjes/ Shkarkimi i radhës nga Zelensky trondit ushtrinë ukrainase
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...

CNA raportoi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama po "shkartis" qeverinë e tij pas 5 muajsh nga formimi i saj më 11 shtator 2025.
Burime zyrtare thanë për CNA se priten ndryshime në disa ministri të rëndësishme.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila, sipas burimeve zyrtare të siguruara nga CNA, pritet të ndahet në dy institucione, në dy ministri të ndryshme: Infrastruktura dhe Energjetika.
Lëvizje priten edhe në Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Brendshme dhe disa ministri të tjera, nga të cilat kryeministri ka pasur pritshmëri, të cilat nuk i janë përmbushur.
Albana Koçiu, ministrja e “Monopatinave”, mund të largohet, ndërsa Besfort Lamallari, ministri i Drejtësisë, pritet të marrë një detyrë tjetër.
Një nga emrat më të përfolur për post të rëndësishëm është Erald Jonuzaj, drejtori juridik i Kryeministrisë, i cili mund të bëhet pjesë e kabinetit të ri.
Burimet për CNA bënë me dije se ndryshimet pritet të shpallen pas një mbledhjeje të Asamblesë së Partisë Socialiste, një praktikë e zakonshme e kryeministrit Rama gjatë riorganizimeve të kabinetit.
Kjo do të shënojë një tjetër “shkartisje” të qeverisë Rama, e cila qëndron në pushtet prej 13 vjetësh, me lëvizje të shpeshta dhe ndryshime strategjike në kabinetin e saj.
Këto janë lëvizjet e reja që Rama do të bëjë në qeverinë e tij, ndërsa këto ndryshime pasohen nga të tjera shkarkime dhe emërime që janë bërë vetëm në javët e fundit.
Për çdo javë ka një apo dy emra të rinj në institucione.
Vetëm një ditë më parë u largua nga detyra një nga besnikët e Ramës, krahu i tij i djathtë, që prej 13 vitesh ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, ndaj të cilit ka pasur shumë akuza për afera.
Agaçi u zëvendësua nga një tjetër emër, Elsonida Rama, e cila do të mbajë detyrën si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave.
Një tjetër ndryshim në kabinetin e Kryeministrin ishte Vali Bizhga, e cila u largua nga detyra si shefe e kabinetit dhe u zëvendësua një ditë më parë nga Vilma Guri.
Ndryshimi i radhës ishte edhe emërimi i Erlind Sulos si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë në 21 janar të 2026-ës.
Po ashtu pati lëvizje edhe në institucione të rëndësishme si AKSHI.
Një ditë më parë, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, u shkarkua për shkak të akuzave për abuzime me tenderët, ku në bazë të hetimeve nga SPAK-u ndodhet në masën arrest shtëpie.
Karçanaj u zëvendësua nga Igli Tafa, i cili tashmë është drejtori i ri i AKSHI-t.
Ndryshime të rëndësishme pati dhe në inspektorate, ku u largua nga detyra si kryeinspektor i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari, vendin e të cilit Rama ia besoi “opozitarit” të futur tashmë në mazhorancë, Dashnor Sula, lëvizje që u paralajmërua nga CNA në 15 janar 2026.
Një tjetër lëvizje ishte largimi i Dallëndyshe Bicit si kryeinspektore e IKMT-së, post i cili iu besua së fundi Afrim Qëndros më 12 shkurt 2026.
Ndryshime të furishme pati edhe Prefektura, për të cilat Rama ka kërkuar të reformohen.
Lëvizjet e bujshme ishin emërimi i Shkëlqim Hajdarit si prefekt i Tiranës më 5 shkurt 2026.
Ndryshime pati edhe në Prefekturën e Korçës, ku u largua Nertil Jole dhe u emërua Florinda Zegullaj në 21 janar 2026.
Po ashtu u largua nga detyra edhe Prefekti i Durrësit, Emiljan Jani, dhe në vend të tij qeveria ka emëruar Adrian Gurrën, po në janar.
Gjithashtu nga detyra si drejtor i Bibliotekës Kombëtare është larguar edhe Piro Misha.
Ndryshimet e paralajmëruara nga CNA në qeveri vijnë pas këtyre lëvizjeve të bëra në bllok, javët e fundit njëra pas tjetrës në disa institucione të rëndësishme, të cilat i renditëm më lart.
Tashmë në mbledhjen e Asamblesë së PS-së pritet të shpallen lëvizjet e reja të zbuluara nga CNA, të cilat mund t’i lexoni më poshtë, një praktikë e zakonshme e kryeministrit Rama gjatë riorganizimeve të kabinetit./ CNA
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedim me ndj...
Kryeministri Edi Rama, pas vendimit të fundit pa vendim të...
Ish-deputeti Myslim Murrizi, në një dalje televizive, ka k...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi komentoi sot zhvillimet e lid...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot një reagim lidhu...
Deputeti demokrat, Luan Baçi tha sot se kryeministri Edi R...
Demokrati Dorjan Teliti ndau sot një qëndrim kritik sa i p...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denonc...
Gjatë prezantimit të tij si kryeinspektor i Përgjithshëm, ...
Kryeministri Edi Rama ka porositur kryeinspektorin e Përgj...
Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria do të kalojë në f...
Kryeministri Edi Rama ka provokuar Dashnor Sulën pas marrj...
Sot është mbledhur Komisioni për Reformën Zgjedhore. Në k...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka bërë një paralajmërim...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedhur ...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka vënë me shpatulla pas...
Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i mazhorancës për Reformën A...
Analisti Andi Bushati ka bërë deklarata të forta lidhur me...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot lidhur me kërk...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...