Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka analizuar tensionet në veri të Kosovës. Në një reagim të tijin në rrjetet sociale, Berisha thotë se ky skenar i rrezikshëm ka si arkitekt kryesor Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Sipas Berishës, ky skenar po realizohet në një kohë ku dy vendet kryesore të BE, Fanca dhe Gjermania me mbështetjen e SHBA kanë paraqitur një plan për marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.
Lideri i demokratëve thekson se askush veç Kremlinit dhe Beogradit nuk është i interesuar për zhvillime të tilla nga të cilat nuk përfitojnë shumë prej tyre.
“Të dashur miq, prej disa ditësh në veriun e Kosovës banda të armatosura serbe, por thuhet edhe mercenarësh të Wagner-it kanë bllokuar me barrikada rrugët, vendkalimet kufitare duke dhunuar haptas ligjin dhe rendin e një vendi të lirë dhe të pavarur. I gjithë ky skenar i rrezikshëm dhe destabilizues ka si arkitekt kryesor Aleksandër Vuçiç. Ky skenar realizohet në një kohë kur dy vendet kryesore të BE Franca dhe Gjermania, të mbështetura edhe nga SHBA kanë paraqitur një plan për një marrëveshje, me gjasa më të rëndësishmen deri sot, midis Kosovës dhe Serbisë. Askush perveç Beogradit dhe Kremlinit nuk mund të jetë të intersuar për zhvillime të tilla dhe nuk perfitojnë më shumë se ata prej tyre”, shkruan Berisha.
Më tej, kreu i PD-së, e ka quajtur të paprecedentë mosdënimin dhe justifikimin me heshtje nga të deleguarit dhe SHBA dhe BE, duke përmendur sulmet, bombat dhe plagosjen e efektivit në veri të Kosovës.
Ai nënvizon se krijimi i idesë së indiferencës ndaj banditëve dhe kriminelëve të armatosur, shpreh në këtë rast njëlloj ballkanizimi të diplomacisë ndërkombëtare, duke e qujatur një gabim me pasoja të shumanëshme.
“Por ajo që është e paprecedent është mos dënimi, madje edhe njëfarë justifikimi me heshtje i zhvillimeve në veriun e Kosovës nga faktori ndërkombëtar, përfshi këtu të deleguarit e BE dhe SHBA për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë. Po rikujtoj këtu heshtjen jo parimore ndaj sulmit me bomba kundër gazetarëve dhe ekipeve televizive të Prishtinës në Rudar, plagosjen e policit nga bandat e armatosura në veri etj.
Krijimi i idesë së indiferencës ndaj veprimeve të banditëve dhe kriminelëve të armatosur serb që bllokojnë rrugët, sulmojnë me armë zjarri policinë dhe hedhin granata ndaj mediave, shpreh në këtë rast fort delikat njëlloëj ballkanizimi të diplomacisë ndërkombëtare, një gabim jo i vogël ky me pasoja të shumëanëshme, nga i cili përfitojnë vetëm bandat e armatosura dhe arkitekti i skenarit destabilizues Aleksander Vuçiç, i cili kësaj rradhe po i përdor ato me qëllim që të sigurojë propozimin serioz Franko-Gjerman.
Asnjë marrëveshje, asnjë progres nuk mund të arrihet duke u mbështetur apo mirëkuptuar aktet antiligjore të bandave të armatosura dhe veprimet e tyre kriminale që dhunojnë rendin dhe ligjin. Tolerimi i tyre hap një spiral shumë të rrezikshëm, moleps klimën e bisedimeve për marrëveshje, dëmton imazhin e autoriteteve të Kosovës para qytetarëve të saj, por dhe të atyre ndërkombetarë, pasi shpreh njëllojë ballkanizimi të diplomacise së tyre që nuk ndihmon, por dëmton procesin e dialogut dhe negociatave”, tha kreu i demokratëve.
Në përfundim të reagimit të tij, Berisha u bëri thirrje Bashkimit Europian dhe SHBA të dënojnë skenarin destabilizues të Beogradit në veriun e Kosovës me të cilin presidenti Vuçiç kërkon të dështojë pa filluar negociatat mbi propozimin e fundit Franko-Gjerman. Gjithashtu edhe KFOR-it të përmbush të gjithë detyrimet e tij për t’i dhënë fund situatës së krijuar dhe orkestruar nga Beogradi.
“Duke dënuar me forcën më të madhe veprimtarinë kriminale të bandave të armatosura serbe në veri të Kosovës të orkestruara nga serbomadhi Vuçiç dhe duke mbështetur fuqimisht të drejtën e qeverisë së Kosovës për vendosjen e integritetit teritorial në mbarë vendin, ju bëj thirrje Bashkimit Europian dhe SHBA të dënojnë skenarin destabilizues të Beogradit në veriun e Kosovës, me të cilin presidenti Vuçiç kërkon të dështojë pa filluar negociatat mbi propozimin e fundit Franko-Gjerman për marrëveshje midis dy vendeve. Sikundër i bëj thirrje KFOR-it të përmbush të gjithë detyrimet e tij për t’i dhënë fund kësaj situate të krijuar dhe orkestruar nga Beogradi.
Së fundi shtoj se pavarësisht nga kërcënimet dhe përpjekjet e Beogratit për destabilizm, siguria e Kosovës është pa dyshim e garantuar nga NATO. Prandaj u bëj thirrje autoriteteve të Kosovës, të cilat në interes të vendosjes së dialogut, kanë dëshmuar fleksibilitet e pergjegjësi të lartë në qendrimet e tyre, të vazhdojnë të japin të gjithë ndihmën e mundeshme dhe të mos lejojnë qe spirali i dhunës të zëvendesojë dialogun dhe perspektivën e marrëveshjes së rëndesishme, jo vetëm për Kosoven por edhe për rajonin tone”, ka përfunduar Sali Berisha./ CNA.al
Kandidati i PD-së, për Bashkinë e Tiranës, Belind Këll...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulan...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka shprehu...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulan...
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka...
Shefi i kabineti në Partinë Demokratike Akil Kraja ka folu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhu...
Partia Demokratike është shprehur skeptike për procesi...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mudslim Murrizi ka kom...
Këshilli Kombëtar i FRPDSH-së ka zgjedhur strukturat d...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dekla...
Kryedemokrati Sali Berisha, ka denoncuar me tone të ashpra...
Kreu i Partisë Demokrtaike, Sali Berisha, në konferencën e...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari ka dhë...
Gjumashi ekselent, Lulzim Basha, duket se është zgjuar tas...
Kryetari i FRPDSH-së, Besart Xhaferi, ka deklaruar sot emr...
Deputeti i PD dhe kandidati i opozitës për bashkinë e ...
Ledina Aliolli, kandidatja e “Babales” Ervin Salianji,...
Këshilli Kombëtar i PD do të mblidhet të martën në orën 17...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmje fundviti me...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...