Konsultimet për ligjin antimafia/ Braho: Nëse zbatohet si duhet, nuk ka nevojë për rregullime
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...

Kryedemokrati Sali Berisha, ka denoncuar me tone të ashpra situatën që po ndodh me SPAK-un.
Berisha tha ajo çfarë po ndodh me ambasadoren Yuri Kim dhe Ramën është e turpshme.
“Vijmë te tragjikomedia e paimagjinueshme që po ndodh me atë që duhej të ishte institucioni i shpresës së shqiptarëve, me SPAK-un.
Kurrë në histori, as në romanet e Markezit, nuk mund të gjesh një betejë të turpshme midis një kryeministri dhe një ambasadori që me ligj nuk kanë asnjë lidhje me emërimin e kreut të SPAK-ut.
Asnjë lidhje nuk kanë.
Ç’punë ka një kryeministër se kush emërohet në krye të SPAK-ut? Ka vetëm dosjen e tij, sepse dosja e djegësve është dosje e një organizate kriminale, në të cilën ka firmosur Edi Rama.
Prandaj ai bën këtë figurë të turpshme, diskrediton totalisht një organ, e asgjëson, në një kohë me ligj, kryetari i SPAK-ut ka vetëm një funksion, të ndajë dosjet. Nuk ndërhyn dot në hetim te prokurori. Me Kushtetutë.
Beteja është surrealiste. Nuk ndodh kurrë”, u shpreh ai.
Ndër të tjera, Berisha theksoi se SPAK-u dhe i gjithë sistemi i drejtësisë po asgjësohet.
"Bota e krimit darkon dhe drekon me eksponentë të krimit të organizuar që është në parlament. Ky është asgjësimi si kurrë më parë i sistemit të drejtësisë. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur. Urdhëroni tani, ish-drejtori i SHISH që e ka emëruar vetë, ia mbyll derën si bandit. Urdhëro shteti i tij. Tani do organin e akuzës, o Kondili o nuk ka, thotë. Duke diskredituar totalisht këtë institucion, duke e asgjësuar këtë institucion", deklaroi Berisha.
Më pas gjatë fjalës së tij Berisha theksoi varësinë e këtij institucioni nga Partia Socialiste.
"Unë e kam thënë me kohë se ky është SPAK-u i partisë. Se ky nuk ka një dosje në interes të qytetarëve. Por të thërrasësh Aldo Bumçin për një falsifikim të bërë, të faktuar që është falsifikim, vetëm se gjoja po heton Sali Berishën dhe djalin e tij. Ky është një turp kombëtar.
Për atë falsifikim, Aldo Bumçi e ka çuar në prokurori.
Ai ishte një manipulim me urdhër për të implikuar mua dhe djalin tim. Dihet kush e ka bërë atë falsifikim, ka dëshmitarë kush e ka bërë.
Bumçi e çoi në atë kohë në prokurori. Unë them jo, se e mora vesh kush ishte. Këta e marrin tani për së dyti. E kuptoni se me çfarë merret SPAK-u? Si me qenë repart i turpshëm i Edi Ramës dhe Taulant Ballës.
Por ato janë paratë tuaja, janë paratë e taksapaguesve. Urdhëroni se me çfarë merren.
Prandaj shqiptarët e përçmojnë dhe e përbuzin masivisht SPAK-un.
Ka pasur një task-forcë në vitin 2007, me një prokuror dhe punonjës të policisë. Ata shqyrtonin rastet e korrupsionit.
Sa ka dënuar gjykata nga kjo task-forcë në vitin e parë? 343 zyrtarë. Të të gjitha niveleve.
Sa ka dënuar SPAK në vitin e parë të jetës së tij? Gjithsej 63. 600 për qind më shumë, po t’i marrësh së bashku vitin e parë dhe të dytë.
Sa marrin ata, e keni parasysh, një prej tyre merr të gjitha rrogat tuaja së bashku. Merr jo për t’u shërbyer qytetarëve, por për t’u shërbyer hajdutëve", shtoi ndër të tjera ai./ CNA.al
Kreu i Partisë Demokrtaike, Sali Berisha, në konferencën e...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari ka dhë...
Gjumashi ekselent, Lulzim Basha, duket se është zgjuar tas...
Kryetari i FRPDSH-së, Besart Xhaferi, ka deklaruar sot emr...
Deputeti i PD dhe kandidati i opozitës për bashkinë e ...
Ledina Aliolli, kandidatja e “Babales” Ervin Salianji,...
Këshilli Kombëtar i PD do të mblidhet të martën në orën 17...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmje fundviti me...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij n...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, do të ndërmarrë një tjetër hap...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me disa pam...
Ndonëse fëmijët e tij i ka dërguar me studime jashtë s...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shpreh...
Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar pasditen e sotme ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbeldhur kryesinë e PD n...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncu...
Deputeti i video-skandalit erotik, i njohur ndryshe si “Ba...
Sekretari për Diasporën në PD, Indrit Hoxha ka reaguar...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...